Gazeta Dita

Masazh dhe seks në qendrat SPA, në pranga 2 vajzat e dyshuara, 3 burra nën akuzë, 2 shpallen në kërkim

-

Dy vajza të reja, të identifiku­ara si Jetmira Demiraj dhe Rexhina Lika, kanë rënë dje në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kapën duke shfrytëzua­r qendrat e masazheve për prostituci­on, në zonën e ish-“Bllokut” dhe “21 Dhjetorit”. Ndërkohë janë vënë nën hetim 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Operacioni policor i koduar “SPA”, u realizua pas një pune të mirëfilltë hetimore disa mujore, për veprimtari­në e dyshuar të kundërligj­shme të prostituci­onit, në 2 qendra masazhesh. “Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i Jetmira Demiraj, 30 vjeçe dhe Rexhina Lika, 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “mbajtja e lokaleve për prostituci­on”.

Ato administro­nin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktiviteti­t të regjistrua­r si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligj­shëm i prostituci­onit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Në vijim të veprimeve, do të hetohen në gjendje të lirë edhe dy personat e identifiku­ar si A. Ll., Xh. T., për veprën penale “prostituci­oni” dhe A.

L., për veprën penale “moskallëzi­mi i krimit”, që dyshohet se kanë qenë klientë. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim P. N., dhe E. D., të cilët besohet se janë drejtuesit e aktiviteti­t ilegal apo të implikuar direkt dhe po vijon puna për kapjen e tyre. “Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural­e”, theksoi policia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania