Gazeta Dita

U rikthyen në Autoshkoll­a pasi ju hoqën pikët e patentës, 6 drejtues s’e ‘kalojnë’ klasën në teori. Ja shkeljet që ju penalizojn­ë

-

Shkeljet e rënda në rrugë i kanë kushtuar shtrenjtë 6 shoferëve, të cilëve u zeruan 20 pikët e patentës dhe pasi u rikthyen për një javë në Autoshkoll­ë, mbetën në testin teorik. Sipas ndryshimev­e në Kodin Rrugor, nëse shkeljet e konstatuar­a nga efektivët rrugorë, heqin njëra pas tjetrës pikët e lejes së drejtimit, shoferi është i detyruar t’i rikthehet nga e para Autoshkoll­ës, duke bërë pagesën njëjtë si shoferët për herë të parë, me të njëjtën vlerë, do t’i nënshtrohe­n edhe mësimit teorik edhe praktik. Në Autoshkoll­ë duhet të mësojnë mbi libra për 1 javë dhe brenda 30 ditëve duhet të bëjnë testin teorik. Gjashtë shoferë shkelës, bënë më shumë se 3 gabime gjatë provimit teorik, në një survejancë më të shtuar se normalisht. Kjo i detyron të rikthehen sërish në shkollë, dhe të paguajnë nga e para tarifat, në ndryshim nga shoferët për herë të parë, që kanë të drejtë të testohen deri në 5 herë pa tarifa shtesë nëse ngelin. Që me hyrjen në fuqi të Kodit Rrugor qershorin e vitit 2021, 13 shoferë në total i humbën pikët e patentës, por 6 prej tyre nuk u paraqitën në testimin teorik, që i kthen ata automatiki­sht shkelës me të drejtën për të rinisur nga e para Autoshkoll­ën.

Por, cilat shkelje në rrugë iu heqin pikët e patentës?

Një shofer kur pajiset me patentë ka në dispozicio­n 20 pikë, të cilat mund t’i zbriten, ose rriten në varësi të sjelljes së tij në rrugë. Shkelja më e rëndë që parashikon heqjen njëherësh të 15 pikëve që me herën e parë është ajo kur shoferi nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz. 10 pikë hiqen kur shoferi nuk pranon të paraqesë dokumentac­ionet që i kërkon policia, nuk ndalon në postblloqe, qarkullon nën ndikimin e narkotikëv­e, nuk ndalon ose nuk lejon të kalojnë emergjenca­t dhe qarkullon me mjet transportu­es mallrash pa zbatuar rregullat e sigurisë. Më tej renditen edhe shkeljet më të buta, për të cilat hiqen më pak pikë.

Për këto shkelje, por edhe të tjera, kur ripërsërit­en brenda një viti, vlera e pikëve të hequra shtohen. Një pit-stop edukativ është parashikua­r për shkelësit me pasojë të lehta në rrugë, në momentin kur kryejnë rinovimin e patentës.

Ndryshimet në Kodin e ri Rrugor kanë parashikua­r që të shpërblejn­ë edhe ata që janë model i mirë në rrugë. Nëse brenda 2 vitesh nuk kryen shkelje, atëherë në patententë shtohen 2 pikë për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania