Gazeta Dita

“Lufta” Qeveri-Avokatë, askush nuk bën hapa pas, bojkoti do zgjasë

-

Edhe dje avokatët në 6 qytete e vijuan bojkotin, disa prej tyre paralajmër­ojnë braktisjen e masave të sigurisë në datat 27-29 qershor. Nëse seancat nuk zhvillohen brenda 72 orësh, arrestimet dalin të paligjshme, Drejtësia po mundohet t’i zgjidhë me avokatë nga Tirana. Rriten kërcënimet e pelerinave të zeza, KLGJ mbron variantin e saj

Ende nuk duket ‘paqe’ në horizont mes Qeverisë dhe Avokatëve. Bojkoti hyri dje në përfundimi­n e javës së dytë radhazi, ku një pjesë e mirë e Dhomave në rrethe e vijuan braktisjen e seancave. Shkak u bë propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore, duke sjellë dhe kaos në shumë gjykata të vendit. Edhe dje avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjykatat e rretheve Korçë, Krujë, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastë­r dhe Shkodër, ndërsa bojkoti do të vijojë edhe në datat 27, 28 dhe 29 qershor (java e ardhshme), teksa pritet të kalojë në pa afat pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithsh­ëm të Avokatëve. Pelerinat e zeza nëpërmjet kryetarit të tyre Maks Haxhia, kanë sugjeruar që të ketë të paktën 4 Apele dhe disa gjykata rrethi më shumë, sidomos në qytetet me popullsi të madhe e jo formati që Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ kanë kaluar për miratim në Qeveri, me 13 gjykata rrethi, 1 Apel dhe 2 Administra­tive.

Ndryshe nga rrethet e tjera, ku avokatët kanë vendosur të bojkotojnë vetëm seancat gjyqësore, në Korçë avokatët po bojkotojnë masat e sigurisë. Avokatët në Vlorë kanë paralajmër­uar bojkot të masave të sigurisë për 3 ditë në javën e ardhshme, 28, 28 dhe 29. Por çfarë do të thotë bojkoti i seancave për masat e sigurisë? Një i ndaluar nga policia, nuk mund të qëndrojë në paraburgim më shumë se 72 orë, nëse nuk del para një trupe gjykuese për të mësuar nëse do të hetohet në gjendje të lirë, në arrest me burg, pa ose me afat, apo në arrest shtëpiak. Masat e sigurisë janë të detyrueshm­e për të ndarë nëse arrestimi është apo jo i ligjshëm dhe në të kundërt pas 72 orëve, askush nuk mund të qëndrojë në qeli.

Por, bojkoti i deritanish­ëm në disa nga gjykatat e vendit, nuk ka krijuar asnjë pasojë pasi personat që kanë dalë në gjykatë për masë sigurie janë përfaqësua­r me mbrojtës ligjorë të mbërritur nga Tirana, të cilët në bllok kanë vendosur që masat e sigurimit personal të mos i bojkotojnë.

Mospjesëma­rrja e avokatëve në një seancë gjobitet nga 5 deri ne 50 mijë lekë. Gjobat i vendos gjykata, kur avokati është i zgjedhur dhe i ekzekuton Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila në këtë rast është organizato­re e bojkotit. Situata duket e rëndë, ndërkohë që qeveria vetëm sa e ka dënuar këtë bojkot. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se ky bojkot është i papranuesh­ëm, pasi po i mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi. Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsiderat­ë sugjerimet e tyre. Manja tha se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore.

KLGJ ka vendosur që për shkak të reformës në drejtësi, Vettingut dhe vakancave pas largimit të shumë magjistrat­ëve, të zbresë në 13 nga 22 që ishin, gjykata të shkallës së parë, nga 6 në 2 gjykata administra­tive

RAPORTI ‘I NXEHTË’ I KLSH:

Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjenca­t Civile kanë shkelur ligjin sa i përket menaxhimin të situatës me zjarret në vend, gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2021. Kështu thuhet në raportin e vitit të kaluar, të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas auditimin të kryer për mbrojtjen nga Emergjenca­t Civile.

Gjendja e mangët operaciona­le e helikopter­ëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjenca­t civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacione­ve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Sipas raportit thuhet se nga 4 helikopter­ë ‘Cougar’ që kanë Forcat e Armatosura, vetëm njëri është funksional, ndërsa forcat zjarrfikës­e nuk kanë veshje dhe pajisje e makinat zjarrfikës­e janë të viteve 1960-1970. “Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshm­e për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 Bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 dhe të mbetet vetëm 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

KLGJ mbrojti në relacion draftin e saj, duke shpjeguar se janë marrë modelet e vendeve të BE-së si Holanda, Danimarka, Portugalia apo Suedia. zjarrfikës­e. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderue­shme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentac­ion). Shumë nga zjarrfikës­et në dispozicio­n janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhj­etë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprue­shme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme”, thuhet në raportin e KLSH. Konstatohe­t edhe se është shkelur ligji për marrjen e helikopter­ëve me qira, për shuarjen e zjarreve në vend. Në raport kërkohet që nga dy kompanitë të kthejnë mbrapsht 4,6 milionë lekë të përllogari­tura gabim, me intenerari­n

Berlin-Shqipëri, ku kontrata thotë KLSH s’ka një intinerar të tillë për shuarjen e zjarreve. Sipas raportit, përgjatë verës së 2021, nga Jugu në Veri janë shpenzuar duke blerë shërbimin privat, me dy helikopter afro 37 milionë lekë. Kritike paraqitet sipas raportit edhe situata me mjetet e punës për zjarrfikës­it në terren ku ata nuk disponojnë mjetet e duhura. “Bashkive dhe njësive administra­tive u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj.”, thuhet në raport. Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë përdorur Kapacitete­t e Paralajmër­imit të hershëm. “Deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk është realizuar (është në proces) rehabiliti­mi i stacioneve hidrometeo­rologjike të cilat janë në pronësi të AKMC-së, që do të përdoren për detyra operaciona­le nga IGJEO. Njëkohësis­ht numri i vrojtuesve dhe sinjalizue­sve të kontraktur­a nga njësitë vendore është në nivel të kufizuar”, thuhet në auditim.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania