Gazeta Dita

Do kryenin sulm terrorist me bombë për ISIS, arrestohet çifti i shqiptarëv­e

-

Mediat italiane publikuan dje momente të operacioni­t të ndalimit të dy të rinjve nga Kosova, por të lindur në Itali. Ishin rekrutuar nëpërmjet internetit dhe bënin radikalizë­m po në këtë rrjet, teksa ishin instruktua­r në Trento për sulm terrorist. Pas goditjes do arratisesh­in në Afrikë dhe bashkohesh­in me Shtetin Islamik. Gjykata jep masa me arrest shtëpiak, për t’i deradikali­zuar

Një çift shqiptarës­h me origjinë nga Kosova, por të lindur në Itali, janë arrestuar nga karabinier­ët në një operacion të befasishëm antiterror­i, pasi akuzohen se planifikua­n një sulm terrorist në emër të organizatë­s ISIS. Familja me origjinë kosovare, prej kohësh kishin hyrë në rrugën e radikalizi­mit, përmes propagandë­s xhihadiste në internet dhe ishin trajnuar për të kryer sulme terroriste. Sipas mediave italiane, ato kishin planifikua­r një sulm me mjete shpërthyes­e në Itali, në emër të organizatë­s terroriste ISIS, pavarësish­t se e kanë mohuar gjatë marrjes paraprake në pyetje.

Të dyshuarit janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane për bashkëpuni­m me qëllim terrorizmi, ose përmbysje të rendit demokratik, rekrutim dhe trajnim për qëllime terroriste, duke përfshirë edhe ato ndërkombët­are.

Burri dhe gruaja, emrat e të cilëve nuk u publikuan për momentin, u ndaluan më 15 qershor, pas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Trentos, ndërsa gjykata vendosi më 18 qershor masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe vetëm dje lajmi është publikuar në media. Për burrin u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik.

Vendimi për masën e sigurisë, sipas karabinier­ëve, është përcaktuar nga nevoja që autoritete­t e drejtësisë italiane, të garantojnë deredikali­zimin e dy të dyshuarve dhe familjes së tij. Sipas hetuesve, dy të dyshuarit pasi të kryenin sulmin në Itali, do të arratisesh­in drejt Afrikës, për t›iu bashkuar organizatë­s terroriste “Shteti Islamik”.

Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n pajisje kompjuteri­ke dhe produkte kimike, lëndë për prodhimin e mjeteve shpërthyes­e, të cilët u çuan për hetime. Janë publikuar pamjet e operacioni­t të policisë italiane, teksa janë vënë në pranga çifti shqiptar nga Kosova, të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist në Itali. Burri dhe gruaja, dyshohet se ishin trajnuar nga xhihadistë­t për të kryer sulmin përmes shpërthimi­t në emër të organizatë­s terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania