Gazeta Dita

Shqiptari kërcënoi me thikë në dyqan pronarin dhe u plagos pasi i theu xhamin. Pas disa kilometras­h u gjet i vdekur në makinë, ngjarja mbetet e mistershme

-

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifiku­ar si Klodjan Zoga, ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e dyqanit në Itali, në motive dhe rrethana ende të paqarta, që po hetohen nga autoritete vendase. Viktima rezulton se theu dyqanin e lokalit dhe u plagos rëndë, teksa u largua pa kërkuar ndihmë. Vetëm disa kilometra më larg, u gjet i pajetë, shkruajnë mediat italiane. Humbja e jetës besohet se ka ardhur nga hemorragji­a e madhe dhe dëmtimi i rëndë i ndonjë prej arterieve kryesore. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në qytetin Minervino, në provincën e Leçes. Shqiptari ishte punëtor ndërtimi dhe trupi i pajetë u gjet në makinën me të cilën u largua, pasi theu xhamin që vendosi në Cocumola, një fshat i Minervino. Ndonëse mbërriti ambulanca, ishte tepër vonë. Ishin shoferët që kalonin pranë dhe konstatuan shqiptarin e shtrirë në makinën që nuk lëvizte. Pas hetimeve u zbulua se kishte shkuar në dyqanin në pronësi të personit me të cilin ka pasur mosmarrëve­shje në të kaluarën. Aty nisi debati mes tyre dhe viktima kërcënoi me thikë pronarin e dyqanit, para se të thyente dritaren. Ky moment rezultoi fatal për të, pasi filloi të kishte gjakderdhj­e. Ai zgjodhi të mos kërkonte ndihmën e shpejtë, e për pasojë ndërroi jetë nga gjakderdhj­a pas traumës. Momenti i përgjakjes mbetet i panjohur, nëse pronari i dyqanit u kundërpërg­jigj, apo shqiptari lëndoi veten aksidental­isht. Gjithashtu mbetet e paqartë nëse viktima kishte qëllim grabitjen në shenjë hakmarrje të biznesit apo thjesht kishte shkuar për të zgjidhur konfliktin me italianin që po merret në pyetje nga hetuesit. Pamjet e kamerave pritet të zbardhin edhe momentin deçiziv të përplasjes, për të hedhur dritë mbi shkakun e tragjedisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania