Gazeta Dita

Spanja sjell dosjen, i hapet rrugë ekstradimi­t të ish-drejtorit Prodani, vodhi dhe vilën e Benzema

-

Më 7 maj të këtij viti, Interpol Tirana ekzekutoi urdhrin e kërkimit të vitit 2013 të Gjykatës së Korunjës, që e akuzonte ish-drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime­ve Kurbin, si pjesë e një grupi grabitësis­h të personazhe­ve VIP, në Madrid dhe Barcelonë. Gjykata kthen masën në “arrest me burg” pas kalimit të afatit 40 ditor, do dërgohet drejt Spanjës

Spanja sjell dosjen me letër-porosi, i hapet rruga ekstradimi­t të ish-zyrtarit të lartë vendor, i akuzuar për një serial grabitjesh, përfshi edhe persona VIP, si rasti i sulmuesit të Real Madrid, francezit Karim Benzema. Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar në fillim të muajit maj, bëhet me dije se do të ekstradohe­t drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë. Pas përfundimi­t të afatit të paraburgim­i 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoi dhe masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimi­n drejt shtetit spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritete­t iberike sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjes, duke detyruar togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg ish-zyrtarin me qëllim ekstradimi.

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin u arrestua nga policia më 7 maj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar prej disa vitesh, për vjedhje në zonat e Madridit apo Barcelonës. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariat­it të Policisë Kurbin, në bashkëpuni­m me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistencë në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombët­ar, për veprën penale “vjedhja me dhunë”, parashikua­r nga Kodi

Penal i Spanjës. Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësue­s i Partisë Socialiste. Ai e kishte mohuar disa herë akuzën se ishte i kërkuar ndërkombët­ar apo i dënuar në Spanjë, pas denoncimev­e publike nga opozita. Por së fundmi Spanja ka përcjellë edhe në mënyrë zyrtare dosjen penale, teksa Gjykata aprovoi ndalimin me qëllime ekstradimi. Në dosje gjendet edhe rasti i grabitjes së vilës së sulmuesit francez Benzema, si dhe të disa sipërmarrë­sve spanjollë apo njerëzve të njohur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania