Gazeta Dita

Britania e Madhe me ekstradim rekord, sjell 23 shqiptarë me një avion! Mes tyre të dënuar për narkotrafi­k dhe pedofili

-

Britania e Madhe bën deportimin dhe ekstradimi­n e numrit rekord të shqiptarëv­e brenda një dite, të akuzuar për krime të ndryshme, si dhe për hyrje të paligjshme në ishull. 23 shqiptarë u riatdhesua­n dje nga Anglia drejt vendit tonë, në kuadër të marrëveshj­es që është nënshkruar. Ata kanë mbërritur me avion dhe masa të rrepta sigurie. 23 shqiptarët e ekstraduar ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale, si; pedofili, rrëmbim, ndërsa shumica prej tyre për trafik droge. Pjesë e tyre ishin gjithashtu anëtarë të bandave të krimit të organizuar dhe një person pa të drejtë qëndrimi në Britani.

Sipas mediave britanike, të gjithë sëbashku po vuanin më shumë se 72 vjet burg. Mes të ekstraduar­ve janë: Një person i dënuar me 18 vite burg për furnizim me drogë (kokainë), me vlerë më shumë se 2 milionë paund. Një person i cili ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për trafik droge (kokainë), i dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg. Një person i dënuar me tre vjet burg për pedofili. Një i dënuar me katër vjet burgim për rrëmbim dhe lëndim trupor, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, tha se këta persona kanë shkelur ligjin dhe qeveria do të bjë gjithçka për të larguar shtetasit e huaj që kanë krye krime kundër qytetarëve britanikë.

“Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimi­n, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo qeveri do të përdorë çdo mjet të disponuesh­ëm për të larguar shtetasit e huaj,

që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve, për të ndihmuar në përfundimi­n e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”,

tha Patel. Muajin e kaluar, 190 shkelës, shtetas të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime charter dhe të planifikua­ra. Marrëveshj­a për ekstradimi­n mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është miratuar në Kuvend më 16 dhjetor 2021. Pro marrëveshj­es miratoi edhe opozita, ndërsa parashikon transferim­in në vendin tonë të shqiptarëv­e të burgosur në Britani që ta kryejnë dënimin këtu, si edhe ripranimin e emigrantëv­e të paligjshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania