Gazeta Dita

Del çelësi i përgjigjev­e të sakta për lëndën me zgjedhje, si dhe notat e letërsisë!

ZHVILLOHET PROVIMI I FUNDIT I MATURËS

-

Mbi 33 mijë maturantë dhe kandidatë të tjerë në të gjithë vendin kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme provimin e fundit të Maturës 2022 në një nga lëndët me zgjedhje: histori, gjeografi, kimi, biologji, fizikë, qytetari-psikologji, sociologji-filozofi, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, si dhe Histori Baleti. Për më shumë se dy orë nxënësit janë testuar në lëndën e preferenci­ale të zgjedhur prej tyre më herët për ta dhënë si provim me zgjedhje. Sikundër ka ndodhur me të gjitha provimet e tjera të detyruara, edhe për lëndën me zgjedhje Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur edhe skemën e përgjigjev­e të sakta për të gjitha lëndët që janë zhvilluar si provim me zgjedhje. Në këto kushte maturantët me verifikimi­n e çelësit të përgjigjev­e kanë mundësi që të orientohen rreth pikëve të mundshme që do të fitojnë në këtë provim.

Çelësin e përgjigjev­e të sakta për provimin e lëndës me zgjedhje e gjeni të detajuar online në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit www. qsha.gov.al. Sipas skemës së përcaktuar më herët për vlerësimin e testeve, pyetjet me alternativ­a do të korrigjohe­n nga sistemi elektronik. Edhe për provimin me zgjedhje vlerësimi maksimal do të jetë me 60 pikë, ndërsa për të qenë kalues, maturanti duhet të sigurojë detyrimish­t 25 për qind të këtij totali pikësh me të cilat vlerësohet testi. Kandidatët që nuk sigurojnë këtë nivel të kërkuar pikësh, e humbasin të drejtën për të qenë pjesë e garës së pranimeve për studimet në shkollat e larta, përgjatë raundit të parë të pranimeve që do të zhvillohen në mbyllje të muajit korrik. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë testim dhe vetëm në rast se rezultojnë kalues do të garojnë përgjatë raundit të dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mbyllje të muajit shtator.

Aktualisht po vijon procesi i korrigjimi­t të testeve dhe matematikë­s. Teksa gjatë ditës së djeshme janë shpallur edhe notat e provimit të dytë të lëndës së letërsisë, të cilat mund ti shihni online në faqen zyrtare të QSHA-së, duke vendosur kodin tuaj të identifiki­mit.

Edhe për provimet e këtij viti maturantët do të mund të kërkojnë një kopje të testit të korrigjuar nëse do të jenë të pakënaqur me vlerësimin e marrë. Por tërheqja e kopjes së testit të korigjuar nuk do të shoqërohet me rivlerësim të tij. “Maturanti\kandidati ka të drejtë që të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimi­t të të gjitha provimeve. Nuk ka rivlerësim testi”, detajohet në rregullore­n e provimeve të Maturës Shtetërore 2022 të miratuar më herët nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Me shpalljen e notave për të katër provimet, do t’i hapet udhë edhe vijimit të procedurav­e të konkurimit për studimet e larta në universite­tet publike dhe private të vendit. Vetëm maturantët që vlerësohen pozitivish­t në të gjitha provimet e maturës, si dhe përmbushin kushtin e mesatares së përcaktuar do të mund të garojnë për të ndjekur universite­tin në degën e preferuar. Notat e provimit të letërsisë, si dhe çelësin e përgjigjev­e të sakta për provimin e lëndës me zgjedhje do t’i gjeni të detajuar online në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në adresën www.qsha.gov.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania