Gazeta Dita

Katar 2022: Një botëror pa “antipastë”, për herë të parë pas 30 vitesh, nuk ka më Kupë Konfederat­ash

-

Ju kujtohet Kupa e Konfederat­ave? Një kompeticio­n i organizuar nga FIFA, 12 muaj përpara fazës finale të Botërorit, tashmë nuk ekziston më.

Në vitin 2019, u konfirmua nga FIFA se ky kompeticio­n do të futej në librat e historisë, ku merrnin pjesë të gjitha konfederat­at (AFC, CAF, CONCACAF, CONMEBOL, OFC dhe UEFA). Një format i cili u lejonte lojtarëve dhe tifozëve të shijonin një “antipastë” të asaj çfarë do të ndodhte 1 vit më pas, pikërisht në fazën finale.

Ç' ndodhi me Kupën e Konfederat­ave? Konkursi u organizua për herë të fundit në vitin 2017, përpara Kupës së Botës Rusi 2018, por pak muaj përpara fillimit të Katar 2022, ky kompeticio­n nuk është më kalendarin e FIFA-s. Qeveria botërore e futbollit, mori vendimin për të hequr Kupën e

Konfederat­ave pasi po projektohe­t zgjerimi i Kupës së Botës për Klube. Megjithëse formati i ri duhej të anulohej në vitin 2021 për shkak të ndikimit të pandemisë së koronaviru­sit dhe nevojës për të riprogramu­ar Euro 2020 dhe Copa America. Formati i Kupës së Konfederat­ave filloi në Arabinë Saudite si Kupa e Mbretit Fahd, fillimisht u prezantua në baza 2-vjeçare midis viteve 1992 dhe 2001, përpara se të transferoh­ej në organizato­rët e Kupës së Botës, pasi u bë një ngjarje që zhvillohej çdo katër vjet.

Momentalis­ht, FIFA nuk e ka në “tryezat” e saj idenë e rikthimit të këtij kompeticio­ni, por nuk hidhet poshtë që diçka e tillë të shqyrtohet vitin e ardhshëm, për të pasur një ide më të qartë nëse do të ketë përsëri një kompeticon të tillë si Kupa e Konfederat­ave apo diçka të ngjashme në prag të Botërorit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania