Gazeta Dita

Kur gazetari të heq medaljen

-

Edhe gjatë Lojrave Olimpike të zhvilluara në Stockholm në vitin 1912, përveç të papriturav­e në garat e ndryshme, nuk munguan edhe rastet të tilla nga ato që mbeten në kujtesën e atyre që i kanë përjetuar ato. Kështu, e reja e këtyre Olimpiadav­e ishte se për herë të parë në programin e Lojrave Olimpike u përfshinë specialite­te të tilla, si: penthatlon dhe decathlon. Gara në të cilat triumfoi amerikani James Thorpe duke merituar medaljen e artë për të dyja disiplinat. Mirëpo për habinë e tij dhe të gjithë atyre që janë të apasionuar pas Lojrave Olimpike, kur kishin kaluar tashmë disa muaj pas mbylljes së Olimpiadës në fjalë dhe pas triumfit të dyfishtë të tij, ai u detyrua t’i rikthente medaljet e arta që ai i kishte fituar në pistë. Ç’kishte ndodhur vallë? E vërteta ishte se një nga gazetarët sportivë, e kishte njohur kampionin olimpik dhe ishte informuar se disa vjet më parë, ai kishte luajtur baseball që kur ishte student dhe, për të përballuar shpenzimet e universite­tit, kishte marrë një pagë, kuptohet, simbolike, nga një klub profesioni­st, ku edhe ishte aktivizuar. Për këtë arsye, i gjori Thorpe u akuzua si shkelës i parimeve të diletantiz­mit, që janë themelore për Lojrat Olimpike dhe, për pasojë, u përjashtua përgjithmo­në nga pjesëmarrj­e në aktivitete të tilla kaq të rëndësishm­e. Mirëpo pavarësish­t nga kjo, për shumë njerëz, madje edhe për shumë nga drejtuesit më të lartë të këtyre Lojrave, masa që u mor për të ishte absurde. Dhe pavarësish­t nga vendimi që morën ndaj tij, ishin të parët rivalët e tij, të dy atë që ai i kishte mundur me meritë pistë, të cilët nuk e pranuan atë e në shenjë solidarite­ti me të, refuzuan të pranonin të merrnin medalje që atij ia kishin hequr pa të drejtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania