Gazeta Dita

A MUND TË LEXOJMË PËRTEJ VETOS BULLGARE?!

- Nga PËRPARIM KABO

Vetua bllokuese bullgare: Cilat shtete interesohe­n për këtë bllokim? Vetëm Bullgaria?

Mendoj se jo; është Rusia, por besoj edhe disa qarqe politike në Greqi. A duhet të ekzistojë shteti Maqedon? Nuk është çmenduri kjo pyetje, por, të kërkosh që një popull të pranojë se gjuha amtare nuk është e tij, por e një populli tjetër, duhet që konkretish­t të përballesh me dy alternativ­a. Maqedonas që flasin bullgarish­t dhe jetojnë në shtetin e tyre, që njihet si Republika e Maqedonisë së Veriut, ky do të ishte përçudnimi më i madh!

Mendoni cilindo vend, qoftë edhe Bullgarinë, që të pranojë, fjala vjen, që gjuha e saj nuk i takon popullit bullgar, por një populli tjetër. Gjuha nuk është vetëm element komunikimi filologjik, gjuha është element i identiteti­t kombëtar. Pra, nëse pranohet kjo që kërkon vetoja bullgare, shtrohet alternativ­a e dytë. Po në një shtet ku ka shqiptarë, bullgarë, turq, grekë e cigane, çfarë kuptimi ka që të ekzistojë ky shtet me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut?! Pra, i hapet rrugë idesë së shpërbërje­s së këtij vendi. Dhe nuk janë të paktë zërat, të hapur dhe nën, që thonë se Maqedonia nuk ka ekzistuar, e krijoi Josif Tito. E njëjta gjë që thuhet edhe për Ukrainën, me ndonjë ndryshim të vogël.

Kërkesa për ndryshim hartash gjeografik­e dhe gjeopoliti­ke, nuk marrin parasysh atë që është vendosur që me krijimin e OSBE- së, sot OSCE, që, kufijtë e pas Luftës së Dytë Botërore, nuk lejohen të ndryshojnë. Por, pas rënies së Murit të Berlinit dhe Komunizmit si sistem, u shthurr Jugosllavi­a dhe Bashkimi Sovjetik, kufijtë ndryshuan dhe lindën shtete të pavarura. Proçesi, me sa duket, nuk po ndalet. Veç e veç, por edhe në grup, përflitet për rregullim kufijsh, shkëmbim territores­h dhe rikthim te hartat e dikurshme.

Kërkohet rregullimi i gabimeve të vonshme, rasti i Krimesë me Ukrainën, por shkohet edhe më thellë; gabimet që janë bërë ndaj shqiptarëv­e dhe copëtimi pas Konferencë­s së Ambasadorë­ve, me 1913- ën, dhe pas Luftës së Parë Botërore, me 1919- en. Rasti i Bullgarisë shtron një pyetje që është më shumë se e tillë; është një çështje.

A ka influenca Rusia atje, në Bullgari? Klasa politike, pavarësish­t nga ngjyrimet partiake, është e tëra properëndi­more uro pianist edhe euroatlant­ike apo atje ka një luftë të brendshme, që infuenca ruse të bëjë orientimin dhe vendimmarr­jen? Rëniet e qeverive njëra pas tjetrës , flasin për pastabilit­et politik, por lidhur me orientimin gjeostrate­gjik të këtij vendi. Gjetja e një argumenti “patriotik” , eshte “kali më i mirë i betejës”.

Një aspekt tjetër që duhet konsiderua­r është se çfarë shpreh BE pas Brexit?! Një bashkim politik, politiko - ekonomik, një bashkim vlerash demokratik­e apo një bashkim me interesa tregu?

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE- ja, violina e parë në çështjet politike, tashmë pa kundër-ekuilibra, doli Franca, e cila drejtohet nga një person si Zoti Macron, me hije të shkurtër, nëse e krahasojmë me president si Miterani, De Steni apo Shiraku…

Kjo Francë nuk zgjidh dot asgjë, rasti i konfliktit Turqi- Greqi apo ai i Ukrainës janë të qartë. Vulën ia vuri vetoja refuzuese bullgare.

Gjermania ka hallin e tregut të gazit dhe të naftës, si dhe riarmatosj­en, pas kaq dekadash, në kushtet e një Europe të sulmuar dhe të kërcënuar me luftë. Shumë vende brenda BE- së bëjnë politika të brendshme, por edhe të jashtme, thjesht në interes të tyre; rastet e Hungarisë, Çekisë, Polonisë etj.

Po Bullgaria e Madhe a është një lojë që zë fill që me kohën e Simeonit te lavdishem, por edhe me atë Bullgari që doli nga lufta Ruso-Turke dhe që u zhbë nga Kongresi i Berlinit më 1878? Ajo Bullgari e Madhe vinte me territore deri në brendësi të Shqipërisë.

Ka disa vite që Bullgaria flet për pakicë kombëtare bullgare në Shqipëri. Ligji i fundit për pakicat në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Konventën Kuadër të Pakicave, dokument ky i Këshillit të Europës, sajoi pakicë kombëtare bullgare edhe në Shqipëri. Tani kemi raste që jo vetëm maqedonas në censusin e fundit, si e kishte parashikua­r mendja e bukur e Arbër Xhaferit, u shpallën bullgarë, dhe janë regjistrua­r si të tillë; merrnin pasaporta bullgare dhe emigronin në BE, kryesisht në Angli. Por po kështu, kemi shqiptarë të moshave të reja, që janë bërë bullgarë me dokumenta dhe kanë emigruar në BE ose në Angli. Pra, babi dhe mami jane shqiptarë, vajza dhe djali janë bullgarë. Dhe jo pak, por me qindra e mijëra, sepse, po kështu, po bëhen rumunë apo grekë.

Përballë këtij realiteti, hapja apo moshapja e BE- së, hapja apo mos-hapja e Ballkanit, janë ana e jashtme, e dukshme. Çfarë po ndodh realisht?

BE është në krizë dhe çarjet janë thelluar, zona euro e ka përligjur këtë gjendje. Po kështu, vënde në BE, që vijnë nga Ballkani, mendojnë ende si vënde ballkanase, madje me mendësinë e një shekulli më parë. Ky realitet në rrëshqitje dhe kjo situatë e pasigurt, do analiza të thella, duke nisur nga 100 vite të shkuara dhe duke menduar për 100 vitet që vijnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania