Gazeta Dita

Serbia si përfituese

-

Eshte mjerim i madh per cdo intelektua­l, qe e quan terheqjen e vemendjes se Ambasador Muratit mbi nje aspekt teper te ndjeshem politiko diplomatik te maredhenie­ve tona me fqinjet, si nje kritike ndaj Serbise. Serbia eshte perfituese e ketij konflikti artificial mes nesh dhe Bullgarise. Nuk eshte Bullgaria qe na pengon rrugen, por BE. Ne nuk ja dalim dot BE-se dhe i turremi Bullgarise, e cila ka nje politike te sajen dhe eshte brenda te gjitha rregullave te vendosura po nga BE edhe mbi institucio­ni e vetos. Pse nuk kemi reaguar ne kete menyre edhe me pare kundra Hollandes, Frances, Gjermanise ,Greqise, qe kur kane patur raste te ngjashme, kane bere as me pak e as me shume, por te njejten gje qe po ben Bullgaria sot? Ketu eshte edhe thelbi i terheqjes se vemendjes se Ambasador Muratit, se, perse po vecojme Bullgarine ne kete proteste te pazakonte per nje vend fqinje, i cili per hir te së vertetes ka qene me afer ne qendrime me ceshtjet shqiptare, se sa shume e shume vende te tjera te BE. E gjitha cfare shtjellohe­t eshte mbledhja e mendjes dhe ndergjegje­simi se politika dhe ngjarjet po zhvillohen ne Ballkan e jo ne Indokine. Kjo qasje te ben patriot zgjedhjesh brenda vendit, por te izolon ne arenen nderkombet­are. Dhe ne me shume se kushdo e kemi provuar "patriotizm­in kombetar", ku per pasoje u rrenuam nga izolimi nderkombet­ar, sa qe ende nuk e kemi mare veten edhe mbas tridhjete vjetesh gjoja ndryshim kursi. Ju pershendes i nderuar Ambasador per nje keshille te munguar ndaj kabinetit te Kryeminist­rit. Do te ishte mire qe ai te te lexoje dhe te te marre seriozisht duke qene se i ben nder dhe pune atij dhe kabinetit te tij. Gjithashtu edhe dicka jashte kontekstit: Me shume respekt per gazeten "Dita" ndihem sinqerisht teper i fyer per nivelin e disa komentuesv­e, pasi e shoh si te palidhur ne asnje aspekt e dimension, nivelin e gazetes me komentuesi­t e saj.

Letër e nënshkruar,

Tedi Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania