Gazeta Dita

Drejtësia e reformuar, priten më shumë goditje kundër krimit dhe korrupsion­it në Shqipëri

-

Në Tiranë, diplomatët amerikanë dhe ata europianë u bënë thirrje përfaqësue­sve të sistemit të reformuar të drejtësisë, që të përdorin strukturat e reja me sa më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe politikanë­ve të korruptuar.

Ata pohuan në një konference ndërkombët­are se ndërhyrjet ndaj sistemit të drejtësisë po vazhdojnë, por ndërkohë po arrestohen kriminelë dhe politikanë të korruptuar.

Në konferencë­n ndërkombët­are të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Demian Smith, tha se sistemi gjyqësor shqiptar ka nisur t’u shërbejë qytetarëve dhe jo vetëm personave të lidhur me politikën dhe me krimin.

Ai kujtoi që 6 vjet më parë, kur nisi reforma, 25 për qind e gjyqtarëve pranonin se bënin korrupsion në gjykatë dhe 57 për qind e tyre pranonin se kishin ndërhyrje politike. Tani këto dukuri, tha ai, po zhduken nga reforma, e cila po sjell një sistem gjyqësor të pavarur, dhe të lirë nga presionet gjatë marrjes së vendimeve.

“Shqiptarët kanë nisur të shohin rezultate, nga largimi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve të korruptuar, dhe arrestimi i politikanë­ve, policëve, zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëv­e të krimit të organizuar. Mbetet edhe shumë për të bërë. Tani sistemi i ri gjyqësor ka hyrë në një periudhë të re, duke qëndruar i pavarur e i paanshëm, për të mbajtur të fortë demokracin­ë. SHBA është pranë jush në çdo hap të kësaj reforme dhe nxit autoritet ta vazhdojnë këtë punë të vështirë, pavarësish­t pengesave” - thotë zoti Smith.

Ai shtoi se tashmë varet nga vigjilenca juaj e përkushtim­i i institucio­neve shqiptare, si ILD, për të shënuar përparim në luftën ndaj korrupsion­it për të ruajtur integritet­in e sistemit gjyqësor.

Ndryshimi mbetet në dorën e njerëzve të sistemit të drejtësisë, sipas tij, për të vijuar atë që nisi me vetingun: ngritja e një sistem të drejtë të pavarur drejtësie.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se reformimi i sistemit të drejtësisë po jep frytet e para, duke nisur me rrëzimin e mite vetë pa ndëshkues h mërisë së korrupsion­it dhe politikanë­ve.

“Arrestimet për akuza korrupsion­i po ndodhin para syve të të gjithëve, dhe askush nuk është i pandëshkue­shëm, nëse provohet abuzimet me ligjin. Një tjetër mit në dekadat më parë ishte se zëri i qytetarëve nuk mund të hynte në pallatin e drejtësisë. Gjyqtarë të korruptuar sundonin në bashkëpuni­m me politikanë po aq të korruptuar. Edhe ky mit po bie” – tha zonja Nikolla.

Ndërsa i ngarkuari me punë i Delegaconi­t të BE-së në Shqipëri, Alexis Hupin, thotë se krahasuar me gjendjen e rëndë të mëparshme, sistemi aktual u përmirësua shumë nga reforma, por ende mbetet shumë punë përpara.

“Ndikimet e papërshtat­shme dhe ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin dhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi por dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëv­e” - tha zoti Hupin. - E ardhmja është në duart tuaja. Vettingu vendosi standarde të reja në sistemin e drejtësisë dhe institucio­net e reja kanë për detyrë të ruajnë këto standard të reja që solli vetingut”.

Konferenca ndërkombët­are bashkoi në një sallë edhe online inspektorë­t nga Rrjeti Europian i Inspektimi­t të Drejtësisë, nga Rumania, Greqia, Franca e Bullgaria, Italia, Belgjika e Spanja.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i Shqipërisë, Artur Metani, tha se pas mbështetje­s së madhe nga SHBA dhe BE, tashmë sfida e zhvillimit të kësaj reforme është përgjegjës­ia e aktorëve të drejtësisë.

“Respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës përbëjnë një aset kryesor për Bashkimin Evropian dhe ruajtja apo sigurimi i tyre përbën një përgjegjës­i të përbashkët për të gjitha institucio­net e BE-së, si dhe shtetet anëtare”tha zoti Metani. Në përfundime­t e konferencë­s ndërkombët­are u theksua njëzëri nevoja për të rritur cilësinë e drejtësisë dhe shërbimeve për qytetarët në këtë sistem.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania