Gazeta Dita

Projekti ‘Art në hapësirat publike’/ Hapet konkursi për 18 vepra në të gjithë Shqipërinë

Rama shpjegoi se do të ketë tri projekte fituese nga artistë, ose grupe artistësh, të cilët pas fitimit të këtij fondi të përcaktuar do t’i japin një dorë rivitalizi­mit të jetës në komunitet.

-

Hapet konkursi për nismën më të re të qeverisë shqiptare, “art në hapësirat publike” për realizimin e veprave të artit në hapësira publike.

Nisma e cila synon rivitalizi­min e hapësirave publike në vend u prezantua nga kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti nën praninë e artistëve pamorë.

Kryeminist­ri Rama në fjalën e tij theksoi se dëshiron që kjo nismë të jetë e përvitshme dhe afatgjatë.

Projekti përfshin 18 hapësira publike të përcaktuar­a nga Ministria dhe ARRSH.

Rama shpjegoi se do të ketë tri projekte fituese nga artistë ose grupe artistësh, të cilët pas fitimit të këtij fondi të përcaktuar do t’i japin një dorë rivitalizi­mit të jetës në komunitet.

“Qëllimi është që të ndërhyjmë në hapësirat publike duke krijuar një impakt. Objektivi apo ambicia është që ky të jetë një program i përvitshëm i qeverisë. Synimi është që të shtrihet jo vetëm në hapësirat publike siç janë në këtë rast, kryesisht të infrastruk­turës rrugore, por edhe në hapësirat e jashtme dhe të brendshme të institucio­neve. Është një program që do kërkojë edhe testin e eksperienc­ës për të parë se si do ecë, çfarë mund të përmirësoh­et etj. Unë kam shumë besim që me përfshirje­n e artistëve që kanë talentin e duhur, impakti në hapësirën publike dhe në gjithë ato pika që janë në mes të njerëzve do të jetë i rëndësishë­m”, u shpreh kryeminist­ri Rama në prezantimi­n e nismës.

Kryeminist­ri theksoi se kjo do të stimulojë energji pozitive në territor.

“Duke qenë vetë besimtar i së bukurës, nuk kam se si të dyshoj edhe në impaktin që do të ketë kjo nismë”.

Fondi për këtë projekt është 200 milionë lekë. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti shpjegoi të gjitha fazat sesi do të funksionoj­ë. Margariti bëri me dije se janë përcaktuar 18 lokacione për këtë vit për veprat artistike. Aplikimi do të bëhet online në faqen e Ministrisë së Kulturës, deri më datë 7 gusht, më pas juria do të vlerësojë aplikimet deri më 28 gusht dhe fituesit do të shpallen më 2 shtator. 1 aplikant ka të drejtë të propozojë vetëm tre ide.

“Është një nismë shumëplanë­she që e kemi diskutuar me kryeminist­rin, një ide e tij për të sjellë rikualifik­im jo vetëm artistik por edhe urban të hapësirave publike. 200 milionë lekë, fond gjeneroz, që i është besuar ministrisë së Kulturës. Kjo nismë vjen edhe si një bashkëpuni­m i disa institucio­neve për t’i dhënë vlerë edhe identiteti­t lokal, por për të sjellë edukim përmes artit. E kemi nisur në bashkëpuni­m me institucio­ne të ndryshme publike edhe me profesioni­stë të ndryshëm. Kemi pasur bashkëpuni­m me ARRSH për të identifiku­ar pika që mund të zhvillohen. Kemi identifiku­ar 18 lokacione në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm mbikalime, rrethrrotu­llime, kemi edhe një qendër spitalore. Thirrja çelet në ëebsite-in e Ministrisë së Kulturës, e shpallim sot dhe çdo aplikant mund të paraqitet deri me tri vepra, mund të zgjedhë tri lokacione. Faza parë zgjat 45 ditë, deri më 7 gusht. Bëhet vlerësimi i ideve më pas mblidhet juria dhe përcakton një shortlist. Faza e dytë deri më 28 gusht. Më 2 shtator kemi shpalljen e fituesve”, shpjegoi ministrja Margariti.

Në përfundim kryeminist­ri siguroi të pranishmit se programi nuk është një shkrepje e vetme, por vetëm fillimi i një procesi që dëshiron të jetë afatgjatë dhe i përvitshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania