Gazeta Dita

I bën Vetting magjistrat­ëve për pasuritë, SPAK çon në gjyq po për pasurinë anëtaren e KPK-së

-

Mbyllen hetimet për gjyqtaren Etleda Çiftja, me akuzat për fshehje pasurie dhe falsifikim. Dyshohet se ka mashtruar me deklaratën e pasurisë në ILDKPKI për apartament­in, dy toka arë dhe një kredi. E diplomuar që nga 1999 si juriste me titullin “Avokat”, prej vitit 2017 ishte zgjedhur në KPK. Edhe dje ishte në detyrë, GJKKO s’ka marrë masë pezullimi ndaj saj. E treta anëtare e Vettingut nën akuzë, pas të dyshuarit Hajdari dhe të dënuarit Daci

Një tjetër anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it të Vettingut për magjistrat­ët, ndodhet nën akuzë si e pandehur nga SPAK për shkelje të ligjit, teksa pavarësish­t dosjes, ajo ka vijuar detyrën edhe ditën e djeshme. Sipas hetimeve të deritanish­me, ironia qëndron në faktin se Etleda Çiftja akuzohet për fshehje të pasurisë, pikërisht një nga kriteret kryesore të shkarkimit nga detyra të dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëv­e gjatë katër viteve të fundit. Më herët kishte qenë anëtari Luan Daci që u shkarkua dhe dënua me shërbim prove, teksa i rezistoi për dy vite largimit nga zyra sipas parashikim­eve të ligjit. Kurse Çiftja, ndryshe nga Daci, vijon të jetë në detyrë, pasi GJKKO nuk ka dhënë ende masë pezullimi ndaj saj. Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it (KPK) Etleda Çiftja, e akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim.

Sipas njoftimit të SPAK, gjyqtarja ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, duke mashtruar në lidhje me burimin e blerjes së apartament­it të banimit, të dy parcelave tokë arë, me mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë një banke. Gjithashtu, vijon më tej njoftimi, “Çiftja ka dorëzuar pranë Inspektora­tit të

Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), një kontratë me përmbajtje të falsifikua­r”. Dokumenti i dorëzuar rezulton se nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale, ku është përpiluar dhe pranë ASHKsë në momentin e regjistrim­it të pasurisë, për të cilën është lidhur kjo kontratë. “Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje-blerjen e parcelës tokë arë”, përfundon SPAK. Çiftja është anëtarja e tretë e institucio­neve të Vetting-ut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK.

Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ku i pari nuk është shpallur fajtor dhe i dyti po. Në faqen online të KPKsë shkruhet se Çiftja është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universite­ti i Tiranës. Ajo ka punuar më shumë se 16 vite si juriste, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullato­r për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit. Gjithashtu, Çiftja mban titullin “Avokat” që nga viti 2001 dhe u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në postin e Komisioner­es pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania