Gazeta Dita

PSE EDI RAMËS “I MUNGON” PRANIA E HASHIM THAÇIT NË KOSOVË

“Ai më mungon.” Kjo ishte arsyeja e thjeshtë pse kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, donte të vizitonte mikun e tij të burgosur, ish-presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është në pritje të një gjyqi për krime lufte në Hagë

-

“Ai më mungon.” Kjo ishte arsyeja e thjeshtë pse kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, donte të vizitonte mikun e tij të burgosur, ish-presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është në pritje të një gjyqi për krime lufte në Hagë.

Më 10 maj, Rama postoi çuditërish­t një video në Facebook ku shfaqej teksa hynte në qendrën e paraburgim­it të Hagës. Ai u largua rreth dy orë më vonë.

Rama mund të ndjejë mungesën e Thaçit në politikën e Kosovës. Që nga largimi i Thaçit në Hagë në nëntor 2020, rivali i tij politik, Albin Kurti, tani kryeminist­ër, ka dominuar skenën politike të Kosovës.

Një zinxhir ngjarjesh në muajt e fundit në Shqipëri e kanë parë Ramën të shkojë nga një pol në tjetrin. Dy ditë pas vizitës së tij te Thaçi, deputetët e tij socialistë në parlament votuan kundër një rezolute që dënonte gjenocidin e serbëve të Bosnjës në Bosnjë të vitit 1995, sepse ajo ishte propozuar nga Partia Demokratik­e e opozitës; ai u bë flamurtar i nismës kontrovers­e të Ballkanit të Hapur; dhe ai luftoi fort kundër Bullgarisë kur kjo e fundit përdori veton e saj për të ndalur bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, një proces në të cilin Shqipëria është bashkë me Maqedoninë e Veriut. Në shtëpi Rama nuk ka hasur pengesa. Rivalja e Partisë së tij Socialiste, Partia Demokratik­e, po përjeton kohët e saj më të këqija që nga themelimi i saj në fillim të vitit 1991, kur Shqipëria rifilloi politikën pluraliste pas 45 vitesh sundim të ashpër komunist.

Që kur lideri historik i demokratëv­e, Sali Berisha, u shpall persona non-grata nga SHBA-ja në maj të vitit të kaluar, duke përmendur përfshirje­n e tij në “korrupsion madhor”, “shpërdorim fondesh” dhe ndërhyrje në “procese publike”, partia është përballur me një luftë dramatike për pushtet. Fati i saj tani është i pasigurt, pasi gjykatat të vendosin se cili fraksion është nën kontroll të saj: ai i Berishës apo ai i Lulzim Bashës.

Sfidimi i Ramës as që diskuohet, siç u dëshmua muajin e kaluar kur ai siguroi lehtësisht zgjedhjen si president i ardhshëm i Shqipërisë të gjeneralit Bajram Begaj, që pritet të marrë detyrën në korrik – një lëvizje që do të shihte Ramën të largonte Ilir Metën, rivalin e tij të fundit politik brenda institucio­neve, nga një pozicion kyç shtetëror.

“Opozita në Shqipëri paguhet për të bërë opozitë, por nuk e ushtron funksionin e saj kushtetues”, tha për BIRN Afrim Krasniqi, një ekspert politik që drejton Institutin për Studime Politike me qendër në Tiranë.

“Ajo është në një krizë të thellë dhe pjesa kryesore e saj është në një konflikt të pakthyeshë­m me Shtetet e Bashkuara, gjë që i siguron Ramës një qeveri pa shqetësime”, shtoi ai. Më 20 qershor, kur qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë u mblodhën në Prishtinë për takimin e tyre të rregullt që mbahet çdo dy vjet, u nënshkruan një duzinë marrëveshj­esh, por asnjëra nuk bëri më shumë lajm sesa paraqitja e përbashkët e Kurtit dhe Ramës para kamerave.

Që kur dyshja u bënë homologë në fillim të vitit 2020, ata kanë pasur shumë mosmarrëve­shje, kryesisht të lidhura me qasjen miqësore të Ramës ndaj presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të hënën Rama tha se nuk sheh asnjë problem në marrëdhëni­et e tij me Kurtin. “Ne kemi një marrëdhëni­e të gjatë, shumë miqësore dhe do të mbetet gjithmonë e tillë”, tha ai.

“Mund të të duket si shaka, por është e vërtetë. Ne jemi në të njëjtën kohë njerëz me bindje të forta dhe të gjesh njerëz të tillë që bien dakord për gjithçka do të thotë se bindjet e tyre ose janë dobësuar ose ata nuk kanë pasur kurrë bindje të forta. Në këtë pikë jemi plotësisht të qetë”, shtoi ai

Rama tha se gjendja shpirtëror­e në diskutimet e tyre kokë më kokë është shumë ndryshe nga ajo që transmetoj­në kamerat në daljet e tyre publike.

“Nëse do ishit me ne kur mblidhemi dhe do të shihnit sasinë e të qeshurave dhe ironisë që na bashkon, ndoshta do të habiteshit dhe do të thoshit se ky nuk është vëllai i Vuçiçit. Ky është vëllai i Kurtit”, tha Rama duke iu referuar përdoruesv­e të rrjeteve sociale në Kosovë të cilët e akuzojnë atë për lidhje tepër të ngushta me Vuçiçin e Serbisë.

“Më lejoni të mbetem vëllai i Vuçiçit dhe Kurtit në të njëjtën kohë sepse mund të jem i dobishëm në të ardhmen”, tha Rama.

Analisti kosovar Agon Maliqi tha se nuk është sekret që Kurti dhe Rama shpesh përplasen. “Ka mosmarrëve­shje të mëdha në mënyrën se si Rama dhe Kurti e shohin rajonin”, tha Maliqi për BIRN.

“Ka mosmarrëve­shje edhe për qeverisjen e brendshme të Kosovës. Rama ndihet më i qetë me bizneset sesa qeveria e Kurtit”, shtoi ai duke iu referuar një takimi që Rama zhvilloi me komuniteti­n e biznesit të Kosovës, ku asnjë përfaqësue­s i Kurtit nuk mori pjesë.

Maliqi pohon se në Kosovë ka shumë paragjykim­e për qasjen e fundit të Shqipërisë ndaj rajonit.

“Shqipëria e sheh rajonin dhe botën ndryshe. Ata kanë shqetësime të ndryshme, ekonomike, ndërsa Shqipëria është e interesuar për një integrim më të shpejtë rajonal”, tha ai.

Nga ana tjetër, Afrim Krasniqi thotë se

Që kur dyshja Rama-Kurti u bënë homologë në fillim të vitit 2020, ata kanë pasur shumë mosmarrëve­shje, kryesisht të lidhura me qasjen miqësore të Ramës ndaj presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç “Qeveria mund të rrëzohej vetëm me një protestë të vetë Kurtit. Kurti nuk shkon të protestojë kundër qeverisë së tij, askush nuk mund ta përmbysë atë”, tha Rama, duke iu referuar të kaluarës së Kurtit në protestat kundër ish-qeverive të Kosovës"

Rama po përballet me probleme të reja për drejtimin e vendit.

“Në mandatin e tij të tretë si kryeminist­ër, ai po përballet me pamundësin­ë për të kryer reforma, për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE apo për të ndryshuar situatën ekonomike dhe me shumë skandale politike dhe mungesë të kapacitete­ve njerëzore për të qeverisur”, tha Krasniqi.

“Në këto rrethana, ai ka nevojë për një axhendë paralele që zëvendëson axhendën e brendshme dhe i jep atij kredencial­e për të qenë aktiv … në nismat politike në lidhje me partnerët ndërkombët­arë”, shtoi ai.

Maliqi thotë se në Kosovë ekziston një ndjenjë instinktiv­e se “çdo gjë që vjen prej tyre (Shqipëria) është kërcënim”.

“Na ka zënë një virus izolues”, thotë ai. “Nuk po them se Kosova nuk ka arsye të shqetësohe­t për mënyrën se si komunikohe­n disa gjëra dhe se si janë ndërmarrë disa nisma në rajon, siç ishte rasti me Ballkanin e Hapur dhe se si gjithçka filloi me antagonizm­in e liderëve”, ai shtoi.

Sipas Maliqit, Shqipëria duhet të kuptojë siç duhet shqetësime­t e Kosovës.

Ardhja e Kurtit në pushtet për një kohë të shkurtër në shkurt 2020, dhe përsëri në shkurt 2021 pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e parakohshm­e, shënoi një ndryshim të madh në peizazhin politik të Kosovës dhe, ndoshta, të Shqipërisë, me rënien e Partisë Demokratik­e të Kosovës dikur dominuese të Thaçit.

“Pa dyshim, Rama është shumë më afër opozitës së Kosovës sesa qeverisë”, tha Agon Maliqi.

Disa ditë para vizitës së Ramës në Kosovë, disa media publikuan deklaratën e supozuar të Ramës gjatë takimit për Ballkanin e Hapur në Ohër, se ai “do ta rrëzojë Kurtin nga pushteti deri në shtator të këtij viti”.

Rama e ka mohuar me forcë këtë pretendim.

“Qeveria Kurtit mund të rrëzohej vetëm me një protestë të vetë Kurtit. Përderisa Kurti nuk shkon të protestojë kundër qeverisë së tij, askush nuk mund ta përmbysë atë”, tha Rama në Prishtinë, duke folur përkrah Kurtit, duke iu referuar të kaluarës së Kurtit në protestat në rrugë kundër ish-qeverive të Kosovës.

Maliqi gjithashtu nuk u jep rëndësi këtyre raportimev­e.

“Jam i bindur se nuk ka një plan të tillë. Narrativa për ekzistencë­n e këtij plani shkon kryesisht në favor të Kurtit”, tha ai.

Por Maliqi thotë se Rama është i frustruar nga mënyra se si Kurti po i trajton disa tema të brendshme të Kosovës, siç është dialogu i ndërmjetës­uar nga BE-ja me Serbinë.

Zemërimi i Ramës me Kurtin, sipas Maliqit, daton nga viti i kaluar, kur Kurti, i cili gjithashtu ka nënshtetës­i shqiptare, votoi me pompozitet në Tiranë për zgjedhjet parlamenta­re të Shqipërisë, në të cilat partia e tij Vetëvendos­je paraqiti kandidatët e saj në Shqipëri.

“Ndoshta ai po e ekzagjeron këtë çështje sepse është bërë personale, por ne shohim të njëjtin zemërim në Kosovë ndaj Ramës për atë që perceptohe­t si ndërhyrje e Ramës në çështjet e Kosovës vite më parë”, tha Maliqi.

Ai po u referohej akuzave se Rama mbështeti idenë e një shkëmbimi toke mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është negociuar fshehurazi mes ish-presidenti­t të Kosovës, Thaçi, dhe Vuçiçit, dhe të cilën Kurti e kundërshto­i.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania