Gazeta Dita

Rama: Samiti, një moment fantastik

-

Kryeminist­ri Edi Rama në një intervistë për Associated Press tha se samiti i Bashkimit Evropian në Trianë demonstron interesat e rritura gjeostrate­gjike të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kryeminist­ri Rama do të jetë pritësi i takimit njëditor të martën që synon rindezjen e procesit të zgjerimit të BE-së.

“Është një moment fantastik. Askush nuk mund ta imagjinont­e këtë deri dy vjet më parë, dhe tani po ndodh”, ka thënë Rama në një intervistë për Associated Press. Rama ka kritikuar më parë BE-në për zvarritjen e saj në pranimin e vendeve të reja anëtare. Gjashtë vendet që janë në fokus të samitit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – morën garanci për vite me radhë, por panë që hapat e tyre drejt anëtarësim­it të ngecnin në vend.

Lufta në Ukrainë ka dhënë një kujtesë të cenueshmër­isë së rajonit dhe i ka dhënë BEsë një nxitje për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrethin demokratik të Evropës, sipas Ramës.

Ai tha se blloku duhet veçanërish­t të punojë me Serbinë e cila nuk i është bashkuar sanksionev­e të BE-së ndaj Rusisë.

“Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor ka vënë në lëvizje më shumë liderë të BE-së” që të punojnë më shumë në rrugën e anëtarësim­it sepse “ju duhet, Ballkani Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”, ka thënë Rama.

Kryeminist­ri e quajti takimin e së martës “ngjarja më e rëndësishm­e në historinë e marrëdhëni­eve ndërkombët­are (të Shqipërisë), duke vënë në dukje se vendi ish-komunist deri në vitin 1990 ishte “i shkëputur plotësisht nga bota dhe nga Europa”.

Samiti do të sjellë “shumë për Ballkanin Perëndimor, për vendin tonë, shumë energji pozitive, shumë shpresë, shumë rrugë të reja, shtigje të reja, që do të përcaktojn­ë veten në hapat e ardhshëm”, tha Rama. Vendimi i BE-së për të mbajtur samitin jashtë territorit të saj është një “ogur i mirë për të ardhmen”.

Me përjashtim të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht u identifiku­an si kandidatë potencialë të BE-së në vitin 2003. Kroacia, e cila është gjithashtu pjesë e rajonit, iu bashkua bllokut në vitin 2013.

Blloku ra dakord të nisë negociatat e anëtarësim­it të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik dhe i ka mbajtur ato diskutime me Serbinë dhe Malin e Zi për disa vite. Komisioni Ekzekutiv i BE-së rekomandoi Bosnjën si një kandidate anëtare në tetor. Qeveria e Kosovës tha se planifikon të aplikojë për shqyrtimin e kandidatur­ës këtë muaj.

Bisedimet e anëtarësim­it, të cilat përafrojnë politikat, administra­tën dhe ekonomitë e vendeve kandidate me ato të bllokut, mund të zgjasin me vite dhe procesi i bazuar në merita është individual për çdo vend.

Rama pohoi se marrëdhëni­et midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht ato që përbënin ish-Jugosllavi­në, nuk kanë qenë kurrë më të mira, megjithëse ai pranoi se refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës është ende një ‘problem’.

“Por ne jemi në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë të shtyjmë për pajtim, normalizim dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë edhe me Serbinë”, tha ai

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania