Gazeta Dita

SAMITI I SOTËM: PËR RAMËN, APO PËR TIRANËN?

- Nga YLLI PATA

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë vendosur të dalin sot në një protestë për tu shfryrë dufin liderëve të vendeve anëtare të Bashkimi Europian, se pse ata ndihmojnë Edi Ramën.

Natyrisht, që më shumë se gjithçka tjetër, kjo është një lëvizje politike e çiftit ikonik të politikës shqiptare, që të mbledhin në zgjedhjet më të afërta, të gjithë ata që Edi Ramën e kanë inat.

Por realisht, edhe pse në thelb kuzhdo e kuton, si Berisha, ashtu dhe Meta, i bëjnë një nder të madh Edi Ramës.

Samiti i Bashkimit Europian, nuk bëhet për të mbështetur Edi Ramën, pasi Edi Rama nuk është më një adoleshent politik. Sikur ky samit do të ishte organizuar në mandatin e parë, ose në të dytin, atëherë edhe mund të quhej si një sponsorizi­m politik. Edi Rama është sot në vitin e dytë të mandatit të tretë, e me statistika është një ndër ata pak kryeminist­ra që e kanë arritur këtë rekord.

Në logjikën e të majtëve europianë, është i dyti pas Tony Blair që ka arritur të zgjidhet për herë të tretë. Një rekord i tillë është ajo që në teorinë politike quhet, “vija e horizontit”.

Pavarësish­t situatës që ndodhet opozita që synon ta konkurrojë Edi Ramën, logjikisht, pra në bazë të një standardti që bota njeh apo analizon, kryeminist­ri shqiptar e ka arritur pikën e tij të zenithit.

E duke qenë se BE është organizata apo shteti më i organizuar në planet, ku bën sondime për gjithçka, ai e di se Samiti i Tiranës nuk do të ndikojë në fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e radhës.

Pasi politikish­t fitorja e Partisë Socialiste, tashmë është një inerci dhe jo një ngadhënjim epokal.

E sit ë tillë ata kanë vendosur që të mbajnë Samitin e Bashkimit Europian në kryeqyteti­n shqiptar. Ky është një vendim, realisht epokal, por më shumë se politik është gjeopoliti­k. Çdo politikan shqiptar me mend në kokë, do ta kishte trajtuar këtë si një plus për çdo forcë, deputet, apo edhe gazetar në Shqipëri.

Po tregoj pak eksperienc­ë personale: që nga koha kur media doli online, u rrudh disi ndërverpri­mi me kolegët europianë që kam bashkëpunu­ar në vite për çështje edhe hulumtime të përbashkët­a. Rasti i fundit ishte kur shoqërova dy gazetarë të rinj kokëkrisur që donin të merrnin vesh për narkotrafi­kun. Madje shkuam edhe në Nikël, pasi ata mendonin se do plasë pushka.

Gjithsesi ajkën e historisë së tyre e nxorën një prokuror antimafia i Barit dhe Prokurori ynë i SPAK, Vladimir Mara, i cili i respektoi dhe i sajdisi, duke qenë se ishin miq nga Italia. Por që prej kur doli lajmi për Samitin e Tiranës, telefonata­t nga Italia, Kroacia, Hungaria, Franca, e vende të tjera s’kanë të mbaruar.

Ku përveçse kërkojnë të akreditohe­n, pyesin se a mund të shkojmë në Fier, po në Kukës, po në Has? Kur i thoja se lajmin e keni në boulevard se dy ish-Presidentë do të bëjnë protestë ndaj liderëve të BE-së, nuk se pati feedback. “Ok se e bën Euronews”, thonin.

Në thelb nuk se ka shumë lajme për mediat mainstream në Samitin e BE-së së Tiranës. Lajmet do të jenë në bazë të deklaratav­e që Macron, Schols, Giorgia Meloni, apo Presidenti i Polonsë dhe Orbani do të shpërndajn­ë.

Nuk ëshë një Samit ku do të ketë lajme të forta, pasi është një samit që flet më shumë me simbolikën e tij. E flet për shqiptarët. Por skandali më i madh është se Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm, për t’i lënë vendin Vjosës, e cila ka për ta menderosur si gjithmonë.

Sa simbolike do të ishte që tre kryeminist­ra shqiptarë mblidhen në Tiranë, bashkë me krerët e BE-së, të mëdhenjtë fare. Marketingu këtu natyrisht që do të ishte edhe më i mirë e i rëndësishë­m se gjenitalet e Granit Xhakës…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania