Gazeta Dita

Vulgarë dhe harbutë

-

Sali Berisha ka më shumë se gjysmën e anëtarësis­ë partiake dhe të bërthamës votuese me vete dhe mund të fitojë dhe atë gjyqin për logon e partisë, por një parti e tillë, e cila rikthehet mbas 30 vitesh tek kryetari i vjetër, tashmë jo vetëm i plakur fiziologji­kisht por edhe i diskreditu­ar politikish­t e moralisht, nuk ka gjasa të rivijë në pushtet. Dhe, as nuk duhet të rikthehet në pushtet.

Berishizmi përfaqëson përpjekjen individual­e për krijimin e një partie politike për t’i shërbyer ngjitjes në pushtet të një individi dhe, pastaj, përdorimin e asaj partie politike kryesisht për interesat politike, dhe jo vetëm, të atij individi, sipas parimit të përsëritur të vetë Sali Berishës se “Pas meje u bëftë kiameti” dhe se “Me familjen dhe veten time nuk vë PD-në dhe asgjë tjetër”.

Jo vetëm Berisha, por edhe bërthama e “elitës” politike partiake që i vjen rroA tull dhe i bën fresk janë individë politikë të sprovuar dhe të diskreditu­ar. Berishizmi ishte dhe mbetet një hipokrizi e tejskajshm­e politike, një sjellje dhe praktikë vulgare, harbute dhe antidemokr­atike të cilën shqiptarët e kanë refuzuar dhe duhet ta refuzojnë masivisht.

Një PD e ribashkuar rreth Sali Berishës do të ishte vetëm akti i n-të i demonstrim­it të berishizmi­t, tashmë edhe me damkën e “non grata”-s. Individët brenda asaj partie që nuk kuptojnë ende se statusin i padëshirua­r (“non grata”) Berishës ia ka dhënë populli shqiptar shumë kohë përpara se t’ia dërgonte peshqesh qeveria amerikane, nuk kanë as ndërgjegje­n dhe as intelektin e nevojshme për t’i shërbyer popullit shqiptar dhe vendit.

Letër e nënshkruar,

Marin, lexues Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania