Gazeta Dita

PSE EUROPA ZGJODHI TIRANËN

- Nga MERO BAZE

Në Tiranë kanë mbërritur udhëheqësi­t e parë perëndimor­ë që do të marrin pjesë në Samitin mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanin Jugperëndi­mor.

Vendimi për t’u mbajtur në Tiranë nuk ëshët zgjedhje alfabetike, dhe as rastësi. Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi me zero probleme ndaj politikave të Perëndimit. Pesë vendet e tjera, Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, kanë secila problemet e veta, në raport me standardet e tyre, kryesisht etnike në raport me Bashkimin Evropian. Serbia është nën presion të braktisë politikën e mbajtjes së një këmbe në Rusi, e tjerës në BE. Ajo është po ashtu e kushtëzuar në rrugën drejt BE nga përparimi që do të bëjë drejt marrëveshj­es finale me Kosovën. Bosnja është nën shantazhin e nacionalis­tëve serbë për t’u dezintegru­ar. Dodik, i dizajnuar nga SHBA si “non grata” me të njëjtin status si Sali Berisha, është më popullor se vet Vuçiqi në Serbi, për shkak të lidhjes së tij direkte me Putinin.

Mali i Zi gjendet në mes të një krize të thellë politike, e cila po ashtu është rezultat i përplasjes së ndikimit rus për të rritur ndikimin në Ballkan dhe orientimit nacionalis­t të partive pro serbe në atë shtet.

Maqedonia e Veriut është në rrugën e saj të vështirë për t’u ikur pasojave izolacioni­ste të fqinjëve të saj për shkak të pretendime­ve mbi historinë dhe identiteti­n e saj shtetëror.

Kosova po ashtu vuan krizën e perspektiv­ës për një marrëveshj­e finale me Serbinë dhe pasigurinë e lidershipi­t të saj në ndjekjen e një axhende tërësisht pro-perëndimor­e në këtë proces, duke bërë llogari populiste.

E parë në këtë këndvështr­im, Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që ka zeruar problemet e raporteve me fqinjët dhe është larg axhendave nacionalis­te të rajonit.

Së dyti, Bashkimi Evropian ka zgjedhur kryeqytet Shqipërinë për 24 orë dhe për një mbështetje simbolike, për shkak të vënies së saj në qendër të sulmeve si aleat i Perëndimit nga vende jo miqësore me Perëndimin, si Rusia dhe Irani.

Prej disa muajsh Shqipëria është nën sulm kibernetik, që synon destabiliz­imin e vendit prej Iranit dhe po ashtu është nën presionin e ndikimit rus në politikë, për të qenë një vend që duhet të devijojë politikat e dëgjueshmë­risë ndaj Perëndimit, sidomos për reforma madhore në vend, siç ka qenë reforma në drejtësi. Dhe për këtë arsye, ashtu siç tha dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Samiti mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor ka simbolikën e tij, për të demonstrua­r praninë e Bashkimit Evropian në zemër të Ballkanit. Së treti, Tirana është për 24 orë kryeqytet i Evropës dhe për dinamikën e jetës politike të saj të orientuar nga Perëndimi. Opozita shqiptare, është në mesin e një lufte politike të panjohur më parë në Shqipëri, për të shkëputur lidershipi­n opozitar nga liderë populistë, që duan të shantazhoK­apitalistë jnë Perëndimin në Shqipëri përmes aksioneve politike anti-perëndimor­e.

Partia Demokratik­e është e ndarë në dy pjesë dhe është në mesin e një beteje të dhimbshme, për të izoluar përpjekjet e Sali Berishës, një politikan i njëjtë me Dodik në Bosnjë, i dizajnuar nga SHBA dhe Britani e Madhe si person “non grata” për minim të demokracis­ë, korrupsion madhor familjaris­ht, shantazhim të sistemit të drejtësisë dhe lidhje me elementë kriminalë që i përdor për qëllime politike.

Së bashku me Ilir Metën, një politikan që ka dëshmuar paqëndrues­hmërinë e tij politike ndaj Perëndimit, Sali Berisha po përpiqet të krijojë një front ilegal kundër Perëndimit në Shqipëri, duke u maskuar pas betejave të brendshme të opozitës dhe sidomos ndaj linçimit të Lulzim Bashës, politikani­t që u distancua i pari prej tij, pas dizajnimit si “non grata” nga SHBA.

Distancimi i shumicës së grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e nga Sali Berisha, përkundër shantazhev­e të tij publike dhe ofertave financiare, e bën opozitën shqiptare një fushë betejë reale të Perëndimit në Shqipëri, për të mbrojtur vlerat e Evropës përballë një grupi uzurpatorë­sh populistë, të cilët duan të blejnë vëmendjen e Perëndimit në Shqipëri, duke spekuluar në emër të opozitës.

Në të vërtetë, i vetmi nder që i bëjnë vlerave perëndimor­e në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta, është ndarja e tyre me pjesën pro-perëndimor­e të opozitës, e cila nesër do të nderojë Evropën, ndryshe nga ata që do të përpiqen të zhgaravite­n para policëve për t'i tërhequr vëmendjen Evropës, se janë dhe ata pjesë e këtij vendi, ndaj “duhet folur edhe me ata”.

Fatkeqësis­ht janë! Si çdo shtëpi, edhe kjo e jona ka dhomë pritje, por ka dhe WC. Për këto 24 orë që jemi kryeqytet i Evropës, dhomën e pritjes e kemi tek “Marriot” pranë “Air Albania”.

Nevojtoren publike do ta kemi diku tek cepi i bulevardit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania