Gazeta Dita

Hakerat iranianë i ‘qepen’ politikës, publikojnë listat e zgjedhësve

-

Rjedhje e re informacio­nesh në rrjetin “Telegram” të grupit agresiv kibernetik, që ka vënë në shënjestër Shqipërinë prej më shumë se një viti. Publikojnë një ngarkesë informacio­ni me emra, me kapacitet 741.8 MB. Mesazhi: “Ende mendojmë politikanë­t e korruptuar, që nuk kemi të dhëna sensitive?!”

Hakerat iranianë publikojnë ‘serinë’ e radhës të materialev­e të vjedhura nga serverat e qeverisë shqiptare. Grupi “Homeland Justice”, nëpërmjet platformës së tyre mediatike “Telegram” kanë ‘goditur’ sërish dhe këtë herë listën e zgjedhësve, duke kaluar në fushën politike, pas informacio­neve që cenonin rendin, sigurinë dhe sekretet e institucio­neve dhe drejtuesve të tyre, si SHISH, Qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe të tjera. Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB, që përmban mijëra emra qytetarësh.

Në të shkruhen të dhënat gjenerale si emri, mbiemri e datëlindja e vendlindja e qytetarëve.

Në disa prej tyre shkruhet se janë pjesë e votuesve në vitin 2015, ndërsa në shumë të tjerë nuk përcaktohe­t.

“Mendojnë ende politikanë­t tanë të korruptuar, që ne nuk kemi akses tek të dhënat sensitive?!”, shkruajnë krah listës. Lista e zgjedhësve publikohet pas patentave të shqiptarëv­e.

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeminist­rit, e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, atij aktual, Muhamet Rrumbullak­u, nëndrejtor­it të SHISH, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjetev­e

SPANJË që posedojnë, dokumente dhe e-maile të administra­tës publike, etj.

Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-Albania. Për dy ditë oficerëve iu desh të bënin përpunime si para tre dekadash, me regjistra. Më herët ishte goditur edhe AKSHI, nëpërmjet “administra­ta. al”, si dhe e-Albania. Objekt sulmi në publikim informacio­nesh ka qenë edhe kryeminist­ri Edi Rama, sidomos ato që kishin të bënin me fluturimet e kreut të qeverisë dhe shpenzimet në zërat operativë të institucio­nit.

Për këto sulme janë në kërkim celula me 5 hakera iranianë, të drejtuar nga një profesor i elektronik­ës në Teheran, si dhe nën akuzë 5 punonjës IT të administra­tës shqiptare, që nuk parandalua­n apo pikasën viruset e hedhura nga hakerat për 14 muaj me radhë, apo të përforconi­n sistemin e serverave me VPN apo antiviruse bashkëkoho­re, që të mos thyhej muri i sigurisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania