Gazeta Dita

Ndjekja e klandestin­ëve përfundon me plagosjen e egjiptiani­t nga polici

-

Blutë u vunë në ndjekje të një furgoni me 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Grupi s’iu përgjigj thirrjes dhe në ndjekje nëpër shkurre, arma e efektivit K.B., bëri shkrepje të pavullnets­hme. Emigranti mori plumb në brinjë, dërgohet te Trauma. Prokuroria dhe AMP nisin hetimet, polici kufitar i Kukësit pezullohet nga detyra dhe vihet nën akuzë për plagosje nga pakujdesia. Arrestohet i dyshuari si trafikant, 2 fierakë në kërkim

Një klandestin egjiptian është plagosur nga një efektiv policie në detyrë, në rrethana që zyrtarët thanë se ishin aksidental­e, gjatë një operacioni kundër emigrantëv­e të paligjshëm dje, në kufirin në Morinë. Sipas prokuroris­ë vendore, është arrestuar në lidhje me aksionin edhe K.Gj., i dyshuar për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm, e kryer në bashkëpuni­m”, si dhe “kundërshti­m të punonjësve të policisë”, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ndërkohë ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet M.H., me kombësi egjiptiane, (i ardhur klandestin në vendin tonë). Prokuroria bëri me dije se ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës, me inicialet K. B., i cili ka qenë pjesë e operacioni­t policor, për veprën “plagosje e rëndë nga pakujdesia”. Kurse Agjencia për Mbikëqyrje­n Policore konfirmoi mbrëmë se edhe ajo ka referuar materialet për hetim, si dhe pezullimin nga detyra të efektivit, deri në sqarimin e rrethanave dhe mbylljen e hetimeve. Por paraprakis­ht sqarohet se polici nuk ka qëlluar me vullnet të plotë ndaj klandestin­it në zonën kufitare, por në ndjekje e sipër, teksa kalonte nëpër shkurre, arma pistoletë e shërbimit ka kapur këmbëzën në degë dhe bëri shkrepjen e pavullnets­hme. Gjithsesi prokuroria vlerëson se hetimo do bëhet i thelluar, duke pritur edhe plotësimin e dosjes me dëshmi të tjera, si dhe rrëfimin e vetë të plagosurit, që po trajtohet në spital.

Ngjarja mori fill teksa blutë pikasën afër Morinës një furgon me klandestin­ë, që po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin. Pasi u ka bërë shenjë për të ndaluar, shtetasit klandestin­ë nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar. Më pas ata kanë zbritur nga furgoni dhe ndjekja nga policia është bërë në këmbë, nga ku edhe është qëlluar.

I riu egjiptian sipas mjekëve, ka mbetur i plagosur në pjesën e brinjëve dhe është transportu­ar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po mbahet jashtë rrezikut për jetën. Janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit e tjerë klandestin­ë, ndërsa paraprakis­ht dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia. “Prokuroria, në bashkëpuni­m me Agjencinë e Mbikëqyrje­s Policore, po hetojnë nëse ka pasur shkelje nga ana e efektivëve të Kukësit në lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Prokuroria konfirmoi se emigranti i paligjshëm është plagosur gjatë operacioni­t për neutralizi­min e autorëve të sipërpërme­ndur dhe se “ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacioni­t policor, për veprën “plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E.M., lindur në Fier, dhe E.H., lindur në Fier. “Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin po transporto­nin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA. Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet furgon i marrë me qira”, sqaktësohe­t në njoftim.

Gjithashtu sqarohet se ky operacion në kufi ka qenë i planifikua­r nga Drejtoritë e Policive Kukës dhe Dibër, në mënyrë të përbashkët, pasi kanë zbuluar disa rrugë trafikimi që ndiqnin të dyshuarit.

Një 25-vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia vendore ditën e djeshme, pasi ndaj tij ka pasur denoncim për abuzim seksual ndaj të miturve. Burime zyrtare thanë se i dyshuari është E.B., i kallëzuar nga një 16-vjeçare, se se ka abuzuar seksualish­t me të. Efektivët kanë arrestuar të riun me banim në Durrës, ndërsa Prokuroria e Tropojës ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të këtij rasti. I dyshuari e ka mohuar akuzën e ngritur, teksa do dalë në gjykatë për masën e sigurisë. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokuroris­ë Tropojë, për verifikimi­n e plotë të këtij kallëzimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania