Gazeta Dita

‘Nëse s’do kisha ikur në Britani me kamion, nuk do isha i suksesshëm sot’

-

Ismet Shehu, kuzhinieri që hyri në Britani i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni ka treguar për Daily Mail se si i ka shërbyer drekën Mbretëresh­ës dhe Dukës së Edinburgut.

32-vjeçari udhëtoi nëpër Europë përpara se të hipte në një kamion që ishte nisur për në Mbretërinë e Bashkuar dhe iu dha leja për të qëndruar në vend pasi iu dorëzua zyrtarëve të Home Office.

Ai vazhdoi të ndiqte një kurs për hoteleri dhe ishe një nga 5 studentët që pritën mbretëresh­ën e ndjerë dhe bashkëshor­tin e saj gjatë festimeve të Jubileut në 2012.

Shehu, i cili tani është kthyer në Shqipëri dhe ka krijuar një zinxhir restorante­sh në Tiranë, tha për Daily Mail se për të është e pabesueshm­e që një djalë i varfër nga fshati ti shërbejë Mbretëresh­ës së Anglisë.

“Ishte një nder i madh për mua ta bëja këtë dhe më shumë kur mendoj se arrita aq vetëm disa vite pasi isha futur me kamion në vend që ishte përvoja më e frikshme e jetës time”, thotë Shehu.

Ai ishte vetëm 17 vjeç kur u largua nga Shqipëria dhe u nis përmes Italisë për në qytetin francez të Lille, ku priti me dhjetëra emigrantë të tjerë që kërkonin një rrugë për në Britani.

Shansi i tij erdhi kur një kamion me targa të Mbretërisë së Bashkuar u afrua pranë një parkimi dhe Shehu arriti të fshihej në pjesën e pasme të tij, në një hapësirë pranë gomave.

“Gjithçka që dija ishte se kishte një numër regjistrim­i, kështu që u fsheha poshtë kamionit dhe kur u nis, mbahesha fort duke e ditur se nëse do lëshohesha, do të bija në autostradë dhe do vdisja”, ka thënë Shehu duke treguar se kur mbërriti në Britani, telefonoi kushëririn e tij i cili e pyeti se ku ishte.

“As nuk ia kisha idenë se ku isha. Vetëm kur ai erdhi të më merrte më vonë pasi një person i tregoi vendndodhj­en time, e kuptova se isha diku afër Mancesteri­t dhe kushëriri im ishte në Londër. Isha i shqetësuar se dikush do të thoshte diçka ose do të thërriste policinë, por askush nuk e bëri këtë”, thotë Shehu.

Ai kujton se 15 vite më parë kërkoheshi­n 20 mijë paund për të hyrë në Britani, shumë që ai nuk e kishte.

“Unë thjesht nuk e kisha atë shumë por kisha dëgjuar nga miqtë që kishin hyrë në Britani se mund të futeshe duke u fshehur poshtë një kamioni. Kur e mendoj tani, unë isha shumë me fat që nuk u vrava dhe falënderoj Zotin që jam gjallë. Hyrja ime në Britani më dha mundësinë të filloja një jetë të re dhe të bëj disa para për veten dhe familjen time”, tregon Shehu për Daily Mail.

Shehu gjeti punë në kantieret e ndërtimit duke fituar 7 paund në orë para se të gjente një punë si roje në restorante të ndryshme në perëndim të Londrës, përpara se përfundimi­sht të dorëzohej tek Home Office.

“Kisha vendosur se doja të qëndroja atje dhe isha i interesuar të bëja kurse gatimi sepse më pëlqente puna në restorante. Ishte e lodhshme por isha i lumtur”.

Kushëriri i tij i sugjeroi që të shkonte të regjistroh­ej dhe të merrte lejen për të qëndruar, duke hequr kështu edhe frikën se mos e gjente policia duke punuar pa leje dhe pa letra.

“Shkova në Home Office dhe qëndrova atje për 15 orë dhe më bënë shumë pyetje se nga isha dhe si arrita në vend, kështu që u thashë të vërtetën, se doja të punoja. Më morën shenjat e gishtave dhe më pas më thanë se mund të qëndroja në vend për pesë vjet. Nuk mund ta imagjinoni lumturinë time, isha shumë mirënjohës për mundësinë dhe e dija se mund të isha i sigurt për pesë vjet”.

Shehu u regjistrua në një kurs për hoteleri në Universite­tin e Londrës Perëndimor­e dhe pikërisht gjatë studimeve atje, pedagogët i dhanë

mundësinë t’i shërbente mbretëresh­ës së ndjerë dhe Princit Philip një drekë kremtimi.

Ai dhe katër studentë të tjerë u dërguan në Pallatin Buckingham ku dhe i informuan se si duhej të silleshin.

“Na u tha se duhej të ecnim mbrapa dhe të mos kthejmë kurrë shpinën dhe nuk duhet të themi asgjë nëse nuk na pyesin Mbretëresh­a ose Princi Filip. Mbaj mend që kur shërbyem drekën, ajo kërkoi një xhin me një ulli dhe Princi Philip vuri dorën mbi supin tim për të më falënderua­r dhe për të thënë se kishte ngrënë një vakt të mirë”.

Por dreka për pak sa nuk përfundoi në fatkeqësi për Shehun i cili në një moment e gjeti veten duke ecur para Mbretëresh­ës në korridor.

“Po ecja kur papritmas një ushtar erdhi drejt meje dhe më largoi nga rruga. Ai më tha: ‘A je çmendur? Këtu ka snajperë dhe do t’ju nxjerrin jashtë. Nuk mund të ecësh kështu para Mbretëresh­ës”.

Ai tha se ishte detyra e tij të mbronte Mbretëresh­ën dhe të sigurohej që asgjë të mos ndodhte dhe “unë nuk duhej të ecja aty, por gjithsesi ai ishte në rregull dhe ne bëmë shaka më pas, madje bëra një foto me të”. Ismeti qëndroi në Britani duke punuar në restorante të ndryshme kryesore në Londër, duke përfshirë Brasserie Blanc dhe Compton Brasserie deri në vitin 2015 përpara se të vendoste të kthehej në Shqipëri dhe të krijonte zinxhirin e tij të restorante­ve dhe është bërë një biznesmen i suksesshëm.

Shehu tregon se vendosi të kthehej në momentin që filloi ti mungonte familja.

“Kisha jetuar në Britani për gati dhjetë vjet dhe doja të kthehesha. U ktheva në Tiranë dhe me ndihmën e familjes sime dhe me paratë që kisha bërë në Angli bleva një vend në qendër të Tiranës i cili u bë shumë i njohur dhe përfundova duke ngritur dy restorante të tjera që janë shumë të njohura. Jam shumë mirënjohës për shanset që pata në Angli dhe edhe pse rrezikova jetën time për të arritur atje, e di që nëse nuk do ta kisha bërë, nuk do të isha aq i suksesshëm sa jam sot nëse nuk do të kisha hyrë në atë kamion”.

 ?? ?? Në punën e tij të parë Shehu fitoi 7 paund në ditë.
Në punën e tij të parë Shehu fitoi 7 paund në ditë.
 ?? ??
 ?? ?? Mbretëresh­a e ndjerë dhe Princi Philip duke marrë pjesë në drekën e shërbyer nga Shehu dhe shokët e tij në Universite­tin e Londrës Perëndimor­e.
Mbretëresh­a e ndjerë dhe Princi Philip duke marrë pjesë në drekën e shërbyer nga Shehu dhe shokët e tij në Universite­tin e Londrës Perëndimor­e.
 ?? ??
 ?? ?? Pasi u rikthye në Shqipëri ai hapi një restorant që shumë shpejt u bë i njohur në të gjithë vendin.
Pasi u rikthye në Shqipëri ai hapi një restorant që shumë shpejt u bë i njohur në të gjithë vendin.
 ?? ?? Një letër falënderim­i nga Buckingham Palace dërguar studentëve që shërbyen drekën për Mbretëresh­ën dhe Princin Philip.
Një letër falënderim­i nga Buckingham Palace dërguar studentëve që shërbyen drekën për Mbretëresh­ën dhe Princin Philip.
 ?? ?? Shehu ishte vetëm 17 vjeç kur u largua nga Shqipëria dhe u nis përmes Italisë për në qytetin francez të Lille, ku më pas u nis për në Britani.
Shehu ishte vetëm 17 vjeç kur u largua nga Shqipëria dhe u nis përmes Italisë për në qytetin francez të Lille, ku më pas u nis për në Britani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania