Gazeta Dita

SHKËLQIMI DHE DRAMA E PORTIERIT TË MADH QEMAL VOGLI

Mbështetur në kujtimet e Ismet Bellovës, Loro Boriçit dhe të miqve të tij të shumtë, që nuk e tradhtuan as në ditët më të vështira të jetës

- Kastriot Kotoni

Kujtimet janë monument i emocioneve, ato herë të ftojnë në kohë e ngjarje të kaluara e herë të ringrenë nivelin e adrenalinë­s, sepse faktet dhe ngjarjet janë të ndryshme në të njëjtën kohë. Kampionati Botëror në Katar është ngjarja më e madhe e këtij fundviti e ku ka më mirë se t’i shtosh kësaj ngjarje emra të mëdhenj të sportit shqiptar që kanë lënë pas gjurmë të pashlyeshm­e. Mua m’u kujtua një shkrim i komentator­it të shquar Ismet Bellova për Qemal Voglin në librin “Visare të Sportit Shqiptar” me një tjetër autor mjeshtrin e mjekësisë sportive Lluka Heqimi.

Qemal Vogli djali nga Kavaja bëri emër në qytetin e tij qysh në moshën 15 vjeçare duke u aktivizuar si portier i ekipit të parë të “Besës” në kategorinë e parë të Kampionati­t shqiptar. Ai ndihmonte familjen edhe duke punuar edhe duke luajtur, për arsyen se dy vëllezërit e tij i kishte në burg, për motive politike. U shkëput nga Kavaja për të punuar në “Kantierin Detar” të Durrësit, ku edhe u aktivizua përsëri si portier në këtë qytet.

Qemal Vogli një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, 11 ndeshje me përfaqësue­sen shqiptare dhe 60 ndeshje ndërkombët­are me klubet. Mjeshtër sporti dhe mjeshtër i merituar i sportit e nis shkrimin e tij Ismet Bellova për këtë figurë të sportit shqiptar. Jashini me famë të jashtëzako­nshme ndërkombët­are kishte konsiderat­a të larta, dhe kish folur me nota superlativ­e për portierin e talentuar Qemal Vogli. Natyrisht Jashini e kishte parë në Moskë Qemalin dhe ishin takuar në banket, duke u shprehur, se “jam mahnitur me të .Është një portier madhështor: trim e i guximshëm, me krahë si të shqiponjës. Reagon në mënyrë të përsosur, ka reflekse jashtëzako­nisht të zhvilluara, është shumë energjik dhe ka një temperamen­t të çuditshëm. Rrallëherë kam parë një talent të tillë...”

Bellova i çmon këto konsiderat­a më shumë se çdo medalje për Qemal Voglin. Deri në atë periudhë , Qemal Vogli, portieri ynë i talentuar , kishte spikatur me një madhështi befasuese mes emrave të mëdhenj e të bukur si të Loro Boriçit, Vasif Biçaku, Rexhep Spahiu, Muhamet Dibra, Sllave Llambi, Bahri Kavaja, Qamil Teliti, Bimo Fakja, Aristidh Parapani, Pal Mirashi, Besim Fagu, Zihni Gjinali, Xhevdet Spahiu, Muhamet Vila, Skënder Jareci, Refik Resmja, Kolec Kraja, Simon Deda e plot të tjerë.

Qemal Vogli u bë portier i një kalibri të madh, sepse e madhe ishte puna e tij përgatitor­e. Stërvitja që bënte ai, ishte e gjithanshm­e dhe tepër këmbëngulë­se. Ai nuk stërvitej vetëm në ato minuta, që përfshinte procesi stërvitor e që drejtonte trajneri. Po aq e rëndësishm­e, në mos më shumë, ishte puna vetjake që bënte ai. Qemal Vogli mban një rekord origjinal në karrierën e tij sportive, sepse qysh në moshën 17-vjeçare ai ka veshur fanellën e Kombëtares, duke luajtur si një dirigjent i “prerë” dhe i përkryer i shokëve.

Mjeshtri Bellova si askush tjetër përshkruan dramën e këtij talenti të madh i cili po ngjiste majat “një grusht” i tmerrshëm e goditi për vdekje. Gjatë një turneu ndërkombët­ar të njërës prej skuadrave tona të asaj kohe, “Dinamo” në Çekosllava­ki e në Gjermaninë Lindore, më 1956, fill pas ndeshjes së fundit në Berlin me “Dinamon” e këtij qyteti, ndërmori një “aventurë”, duke ëndërruar e dëshiruar që të provonte fatin e të luante në futbollin profesioni­st perëndimor. Kishte harruar Qemali se edhe për të parë ëndrra të tilla nuk të lejonte njeri. Në ndeshjen e fundit kishin triumfuar futbollist­ët tanë dhe “heroi” i takimit kishte qenë Qemali. Ai ishte “Tigri i zi” i turneut. Dikush i kish hedhur grepat, për ta shtyrë për të kaluar përtej “Murit të Berlinit. I ishte prishur mendja djaloshit të shkretë. “Shpërblimi” qe i majmë dhe dhurata shumë e bukur burgimi e më pas persekutim­i pa mbarim, që e sfilitën dhe e shkatërrua­n tërësisht. Ishte një tragjedi si e shumë njerëzve tanë, si e shumë të rinjve e të rejave shqiptarë, kështu e pësoi dhe “heroi” ynë… Ndërkaq gazeta sportive gjermanoli­ndore “Deutsche Sport Echo” dhe revista futbollist­ike “Fussball Ëoche” do të derdhnin një lum fjalësh të bukura e do të mbushnin faqet për portierin tonë. Dhe Mazreku i madh, që shoqëronte ekipin tonë në atë turne, duke qenë njëherazi gjermanofi­l i klasit të parë, do të njoftonte Qemalin menjëherë, që të nesërmen në mëngjes, për shkrimet e botuara.

–Qemal! Shiko sa bukur është shkruar për ty! –Ruaji dhe mos i humb kurrë këto, mbasi përbëjnë një kujtim shumë të bukur e me vlerë.

Jemi futur në një tjetër shkrim për Qemal Voglin nga mjeshtri Ismet Bellova në librin “PORTIERË TË MËDHENJ”. Një biondinë e bukur dhe simpatike, Renata i ka ngulur sytë djaloshit tonë, duke mos ia shqitur sytë e i është vardisur atij hap pas hapi, pa e lënë të marrë frymë. E përlau zogëzën gjermane, e ka mbërthyer me krahët e fuqishëm si të shqiponjës dhe janë drejtuar së toku te pylli i gjelbërt pranë kampingut të skuadrës sonë...

Qemal Vogli ishte zhdukur! Lajmi i arratisjes së Qemalit kishte arritur edhe në Tiranë e kishte rënë si bombë, duke shkaktuar tronditje të madhe sidomos në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe qarqet sportive.

Bellova shkruan një detaj tejet të skajshëm emocional në një paragraf.

-Unë dhe Boriçi i paharruar e mësuam ndër të parët këtë lajm të trishtuesh­ëm. Ishim atëherë në Klubin Sportiv “Partizani”: ai trajner i ekipit përfaqësue­s të futbollit dhe unë i atletikës. Atë paradite vere djemtë sportistë kishin shkuar në kinema dhe në klub ishim vetëm ne të dy –Loro dhe unë. Ndërsa po kuvendonim një mesoburrë hyri në oborrin e klubit tonë dhe, pa u përshëndet­ur e pa u prezantuar, më tha se duhet të shkoja me të në Ministrinë e Brendshme. U vesha dhe dola me shpejtësi nga klubi, në rrugë, priste një “Vollgë” e zezë. Çfarë kërkoja unë, ushtari, në ministri? Drejt me thënë kisha filluar të shqetësohe­sha disi e, pse jo, dhe ndjenja e frikës më kishte pushtuar. Po kjo gjendje kaloi shpejt, sapo hyra tek ministri, i cili më priti jo keq. Pasi më ftoi për t’u ulur, u drejtua tek karrigia e tij dhe ngriti xhamin e tavolinës, nën të cilën kishte një fotografi. Ishte ajo e Qemalit. Në çast u nxi akoma më shumë në fytyrë dhe tha me nervozizëm “Ka ikur qeni”. Ishte një fjalë, që i doli nga thellësia e shpirtit dhe sikur u lehtësua disi. “E kam dashur me gjithë zemër se ishte sportist i mirë dhe kishte sedër të admirueshm­e”. Më bëri përshtypje që nuk e grisi fotografin­ë, por e mënjanoi diku gjetiu, në të djathtë të tavolinës. Mirëpo ai u ngrit nga vendi, lëvizi nga tavolina dhe m’u afrua për të më përshëndet­ur. Pastaj, me një ndjenjë miqësore e dashamirës­ie, më tha. “Ulu, ulu, se do të pimë një kafe, veçse pa sheqer…” Duke pirë kafenë biseduam fare pak. Më tregoi për arratisjen e Qemalit e, ndërkohë, përsëriti edhe një herë dashurinë dhe respektin që kishte patur gjithnjë për të. Njëherazi ai shprehu dhe habinë sesi e pse e kishte bërë ai këtë akt! Pastaj filloi të më porosisë: Ky është një formular për personat që dalin jashtë shtetit. Merre potsoja atij portierit kavajas (e kishte fjalën për Shefqet Topin), se duhet ta nisim urgjent, mbasi skuadra ka mbetur vetëm me një portier.

Megjithëse porosia ishte për të “mos bërë komente”, unë Loros nuk mund t’i mbaja të fshehur takimin me ministrin dhe qëllimin e thirrjes time atje. Për më tepër se e dija që ai ishte “dry zviceran”. Boriçi është çuditur dhe ka shtangur në vend, duke mbetur i hutuar për disa çaste. Përfundimi­sht ne e groposëm atë ngjarje dhe nuk ia treguam askujt. Po sekreti nuk jetoi gjatë. Kjo edhe për faktin se një mbrëmje, një radiostaci­on i huaj-me sa më kujtohet Londra e kishte dhënë lajmin e madje dhe e kishte komentuar.

Ç’është e vërteta, edhe pse kanë kaluar vite e dekada shkruan Bellova, askush nuk e mësoi me saktësi sesi i ndodhi Qemalit dhe si iku ai? Asnjëherë nuk u tha ashtu siç ishte ngjarja, por vetëm se u dënua, madje rëndë, ajo dhe i zoti i saj, duke e paguar shumë shtrenjtë atë. Sigurisht këtu duhet vënë në dukje se edhe vetë Qemali nuk ka dashur të flasë për këtë. Një sekret që ka dashur t’ia lërë kohës dhe Zotit.

***

Pra Qemali ishte larguar nga kampingu. E vërteta është se dëshira për të shkuar në perëndim i kishte lindur qëmoti Qemalit dhe ai veçse priste rastin, që t’i dilte në shteg e t’ia mbathte. Dhe ja, ky moment kishte ardhur dhe zogu nuk duhej lënë që të ikte. Eja të luash në Gjermaninë Perëndimor­e i kishte thënë një i panjohur. Dhe ndërsa Qemali priste i vetëm diku, në periferi të Berlinit, një makinë e zezë “Mercedes” iu afrua dhe ndaloi pranë tij. Gjermani i veshur bukur e i shëndetshë­m, zbriti nga makina dhe u përshëndet e pastaj i foli në gjuhën e tij:

-Her Vogli! Ëollen Sie fur unsere Manschaft spielen?

Ishte presidenti i klubit të futbollit “Munchen 1860” skuadra e dytë e Mynihut, pas “Bajernit”, pjesëmarrë­se në Ligën e parë të kampionati­t gjerman. Duke këmbëngulu­r, bosi gjerman foli përsëri: -Ja kjo është rroga që do të merrni, kjo është makina që do të keni, ky është hoteli ku do të instalohen­i fillimisht dhe pastaj do të keni shtëpinë tuaj.

Sakaq ai u largua me shpejtësi dhe u nis për në Berlin. Qemali shtangu në vend. Shtrëngont­e kartëvizit­ën që i dha presidenti dhe vazhdonte të ishte ende i shokuar. Ndërsa personi, që do ta ndihmonte për të kaluar “Murin e Berlinit” e që do ta shoqëronte në hyrje të metrosë, po e shikonte qetë- qetë. Nuk u vonuan shumë dhe u nisën. Një vajzë e bukur e priste në Mynih, ku arriti pa vonesë. Filloi të stërvitej me “Munchen 1860” në ambiente moderne dhe në kushte të përsosura. Presidenti i klubit e merrte me makinë nga hoteli për në stadium dhe e kthente po me “Mercedesin” e tij. Mirëpo Qemalit i shkonte mendja diku gjetkë në Itali, në vendin e tij të preferuar si për futbollin e madh, ashtu edhe për faktin se atje kishin luajtur me sukses idhujt e tij, futbollist­ët e mëdhenj e të talentuar Riza Lushta, Naim Kryeziu, e Loro Boriçi. Pikërisht produkti i kësaj fantazie u nis për në kufirin austriako-italian, ku nuk depërtoi dot dhe kështu u detyrua të qëndronte në Austri. Për fat të tij atë ditë Kombëtarja Hungareze do të luante me Austrinë. Trajneri Bukovi e njihte mirë Qemalin dhe e ftuan në Budapest dhe i propozuan që të kthehej me ta. Qemali pranoi dhe pas disa ditësh u gjend i vetëm në kryeqyteti­n hungarez. Ndërkohë po e brente meraku për familjen, sikurse e dinte fare mirë ç’bëhej në kësi rastesh. Ndërkaq dy shqiptarë të panjohur kanë nisur t’i mbushin mendjen për t’u kthyer në Tiranë. Një luftë e tmerrshme motivesh kishte shpërthyer në kokën e tij e ia kishte bërë lëmsh mendimet. Ti je portier i madh dhe nuk kanë se ç’të bëjnë! –kthehu në Tiranë! Aty ke familjen dhe mendo se çfarë mund t’u ndodhë njerëzve të tu!-i thoshte njëri. Dhe, më në fund, në një ditë vjeshte, në drekën e një tetorit të 1956-s, u gjend në aeroportin madhështor të Budapestit për t’u nisur drejt Tiranës ku e priste një “Gaz” i Ministrisë së Brendshme. Dënohet me 16 vjet për “tradhti të lartë”. Më 1962 lirohet pas tri amnistive për të burgosurit politikë. Rikthehet në jetën civile i lodhur, i rraskapitu­r nga kampet e punës dhe tharja e kënetave, por edhe i braktisur, veçse jo kurrsesi nga miqtë, shokët e simpatizan­tët e vet të zjarrtë, e mbyll shkrimin e tij mjeshtri Ismet Bellova.

Unë i përmblodha këto shkrime sepse ndjeja se i kam borxh mikut dhe profesorit tim fjalët e para për futbollin qysh kur isha fëmijë, dhe gjeta rastin t’i shpreh mirënjohje­n atij dhe brezave që i kanë dhënë kaq shumë sportit shqiptar. Postulati i Bellovës është “shkoni më shumë në stadiume dhe shkarkoni streset, sesa nëpër mitingje partish”

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Ismet Bellova, Mario Kempes dhe Qemal Vogli
Ismet Bellova, Mario Kempes dhe Qemal Vogli
 ?? ?? Qemal Vogli dhe Sulejman Maliqati
Qemal Vogli dhe Sulejman Maliqati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania