Gazeta Dita

Brazili i pandalshëm, poker Koresë së Jugut dhe çerekfinal­ja e tetë radhazi

-

Latinët, pesë herë kampionë të trofeut të artë, janë argëtuar mbrëmë duke shënuar katër gola që në pjesën e parë dhe kërcyer në grup çdo rrjetë me samba, bashkë me teknikun Tite. Koreanët shënuan golin e nderit me një goditje nga larg. Nejmar u rikthye nga dëmtimi. Për në gjysmëfina­le, duhet të kalojnë Kroacinë

Jo më kot janë superkampi­onët, me 5 botërorë të fituar. Humbja me Kamerunin duket se ishte një “shashkë”, teksa rikthimi i Neymar nga dëmtimi në kohë rekord, ktheu edhe ‘sambën’ dhe alegrinë tek latinët. Brazili kaloi mbrëmë në fazën çerekfinal­e të Kupës së Botës, Katar 2022, pas fitores në dukje shumë të thjeshtë, 4-1, ndaj Koresë së Jugut. Kjo është çerekfinal­ja e tetë radhazi e skuadrës që drejtohet nga Tite, ndërsa do tentojnë të fitojnë për herë të gjashtë kupën e artë dhe aq të lakmuar. Teksa përballë do të ketë tashmë Kroacinë, për të kaluar drejt gjysmëfina­les.

Ekipi i trajnerit Tite dominoi të gjithë fraksionin e parë, duke gjetur rrugën drejt rrjetës që në minutën e 7’, me Vinicius Junior. Në minutën e 13’ Neymar realizoi nga pika e bardhë, pas Richarliso­n fitoi penallti, ndërsa në minutën e 29’ rrugën drejt rrjetës e gjeti ky i fundit.

Në minutën e 36’ Paqueta shënoi pas një asisti të dhuruar nga Vinicius Junior dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë. Brazili shpërdoroi pa fund raste të tjera, duke u treguar të pasaktë.

Në fraksionin e dytë u duk sikur Brazili “ndryshoi fytyrë”, pasi koreano-jugorët filluan të sulmonin gjithmonë e më shumë në portën e Alisson, me Paik Seung-Ho që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 76. Minutat e mbetura patën më shumë ndërrime lojtarësh, sesa lojë dhe rezultati mbeti i pandryshua­r.

Kështu Brazili preu biletën për në çerekfinal­e për herë të tetë radhazi, dhe këtë herë përballë do të ketë Kroacinë, me të cilën do të “diskutojnë” vendin e gjysmëfina­les. Humbja me Kamerunin e zbehu pak ‘aureolën’ e latinëve, që vinin nga 17 ndeshje radhazi pa humbje, por mbrëmë duket se e rigjetën veten dhe spektaklin, ku çdo gol u festua me kërcim në grup, duke përfshirë edhe teknikun Tite pas golit të dytë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania