Gazeta Dita

Fati i Kroacisë; nga shtesa në shtesë dhe nga penalltia në penallti!

-

Nëse ka një ekip që fati e do më shumë nga gjithë të tjerët në Botëror, është Kroacia. Skuadra ballkanike kaloi dje përsëri fal penalltive dhe nuk ka tjetër që mund ta mposht nga gjuajtjet prej 11-metrave. Botërorin e Rusisë 2018 kaloi tre ndeshje radhazi drejt finales me shtesë dhe penallti, derisa i mposhti Franca në finale. Kroacia eliminoi pasditen e djeshme Japoninë dhe avancoi në çerekfinal­e, teksa kroatëve iu deshën më shumë se 120 minuta për të mposhtur kombëtaren aziatike. Vendimtare në këtë sfidë ishin goditjet e 11-metërshave, që rezultuan vendimtare me ballkanasi­t që u treguan më të saktë, ndërsa nga ana tjetër, Japonia humbi tre të tilla me portierin Livakovic, që u tregua shumë i saktë me intuitën e tij.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Japonia ishte më kërkuese në fillimin e lojës edhe pse këmbëngulj­a e tyre u shpërblye vetëm në minutën e 43-të kur Maeda shënoi pasi gjeti hapësirë në qendrën e zonës së kroatëve. Një shpërqendr­im i kroatëve pas një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga japonezët të cilët nuk falën dhe kështu e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, kroatët kërkuan me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Lovren harkon në zonë dhe Ivan Perisic i gjen kohën e duhur topit dhe me kokë nuk i la asnjë shans portierit kundërshta­r. Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën dhe në këtë formë, sfida iu drejtua kohës shtesë. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes me skuadrat që duhej ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë aty ku kroatët u treguan më të saktë dhe kaluan me shifrat 3-1 teksa një faktor ishte portieri Livakovic që priti tre penallti gjithsej. Kroatët do të kërkojnë që të arrijnë finalen e dytë radhazi në një botëror, siç kanë bërë më herët skuadra si Brazili në dy raste, Uruguaji, Gjermania, Argjentina apo Holanda.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania