Gazeta Dita

Çfarë pritet nga Samiti BEBallkani Perëndimor

Krerët e shteteve që do të mblidhen të martën në Tiranë pritet të rikonformo­jë partnerite­tin strategjik, midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

-

Bashkimi Europian organizon të martën në Tiranë samitin mes Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me një axhendë dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Ky është samiti i parë që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas Këshillit Europian, “është një mundësi për të rikonfirmu­ar rëndësinë kyçe të partnerite­tit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektiv­ë të qartë të BE-së”.

Axhenda e publikuar të hënën ka përcaktuar si tema kryesore të diskutimit përballjen e përbashkët me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, ku liderët europianë do të diskutojnë konkretish­t se si të trajtohen efektet e tij negative në fushën e energjisë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuar­a për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishm­e në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Në tryezën e përbashkët do të flitet për angazhimin në politikat e bashkëpuni­mit me një fokus të veçantë te të rinjtë; përforcimi­n e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshm­ërisë ndaj ndërhyrjev­e të huaja dhe adresimi i sfidave të migrimit, luftës kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar. Gjatë punimeve 1-ditore do të bëhet gjithashtu një vlerësim i progresit të bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e BE-së, modernizim­i i sistemit të pagesave dixhitale sipas standartev­e europiane dhe implementi­mi i linjës së gjelbër për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së pritet të dalin me një deklaratë në fund të samitit, ndërsa ekspertët e integrimit e shohin këtë samit të një rëndësie të veçantë për rajonin dhe një rikthim të vëmendjes së Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit që presin prej dekadash në rrugën e integrimit për t’u anëtarësua­r në BE.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, mendon se rajoni mund ta shohë samitin si një qasje më reflaktare të BE-së ndaj tij.

“Nga të dhënat paraprake të BE-së nuk pritet të ketë marrëveshj­e të rëndësishm­e, por pas vendimit të korrikut për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ky është hapi më serioz dhe akti më i rëndësishë­m”- i tha ai BIRN-it.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania