Gazeta Shqiptare

Shkupi proteston shqip, "Qeveria të dorëhiqet"

Shqiptarët bëjnë thirrje me sloganin "UÇK" për bashkimin e shqiptarëv­e dhe maqedonasv­e Të pranishëm, familjarët e të dënuarve në rastin "Monstra"

-

Protestoj shqip" është motoja e marshit pro testues gjithëshqi­ptar që u mbajt dje në Shkup. Protestues­it kërkuan dorëheqjen e kryeminist­rit Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmetit, zbardhjen e të gjitha të vërtetave shqiptare dhe kërkesa për një marrëveshj­e të re për Maqedoninë. Organizato­rët pohuan se ky është marsh shqiptar, pa emblema partiake, dhe për këtë arsye edhe një herë i kanë ftuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që të dalin bashkë me familjet e tyre për t'i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste. Disa mijëra shqiptarë protestuan dje në Shkup nën organizimi­n të lëvizjes politike "Besa". Protesta ka nisur nga parku i Çairit, duke përfunduar në urën "Goce Dellçev", disa metra larg qeverisë. Protestues­it brohorisni­n "Stop dhunës ndaj shqiptarëv­e", "Ali tradhtari", "Besa- Besë besën e kemi dhënë", "UÇK" etj., në shoqërimin edhe të këngëve patriotike. Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të lëvizjes "Besa" dhe shoqatave të tjera pjesëmarrë­se në protestë. Në protestën e ditës së diel morën pjesë edhe familjarët e shqiptarëv­e të dënuar në rastet "Monstra", "Sopoti" dhe "Brodeci". Organizato­rët e protestës bënë thirrje për një marrëveshj­e të re politike mes shqiptarëv­e dhe maqedonasv­e, për ta konsiderua­r Maqedoninë si një shtet të përbashkët konsensual, si dhe kërkuan zbardhjen e plotë të rasteve të montuara gjyqësore kundër shqiptarëv­e. Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes Besa, Skënder Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizati­v e bëri mirë punën, duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre. "Këshilli organizati­v e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëv­e. Mjaft më me vrasje, burgosje! Pse të mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin?! Derisa të përmbushen kërkesat tona, ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë", - deklaroi Rexhepi në skenën e ngritur pranë urës disa metra larg qeverisë. "Kjo protestë është shqiptare, sepse kriza nëpër të cilën po kalon ky shtet nuk e ka dëgjuar zërin shqiptar, nuk e ka dëgjuar mendimin e shqiptarëv­e. Sipas nesh, shqiptarët janë të hapur të diskutojnë edhe për shtet social, edhe për shtet të paanshëm etnik, por para së gjithash duhet të merremi vesh t'i përmbyllim çështjet ndëretnike. Për sa kohë ne si shqiptarë diskrimino­hemi, nuk mund të veprojmë si qytetarë", - tha Ferdeze Sulejmani, nga lëvizja "Besa". Në këtë protestë me moton "Protestoj Shqip" u kërkua dorëheqja e qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshj­e të re në Maqedoni. Protesta u vlerësua tejet masive nga organizato­rët dhe në përkrahje të saj ishin dhjetëra shoqata dhe thirrje të personalit­eteve publike shqiptare. Protestës nuk iu bashkëngji­tën dy par- "Kjo protestë është shqiptare, sepse kriza nëpër të cilën po kalon ky shtet nuk e ka dëgjuar zërin shqiptar, nuk e ka dëgjuar mendimin e shqiptarëv­e. Sipas nesh, shqiptarët janë të hapur të diskutojnë edhe për shtet social, edhe për shtet të paanshëm etnik, por para së gjithash duhet të merremi vesh të përmbyllim çështjet ndëretnike." titë e tjera, RDK dhe Lëvizja për Reforma në PDSH e Ziadin Selës, për shkak të mosmarrëve­shjeve midis tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania