Gazeta Shqiptare

Manjani: PS donte reformë me 94 vota. Nuk mund t'i shisnim publikut mazhorancë të sforcuar

Ministri i LSI: Në 2013- ën e toleruam PS për taksën e sheshtë

-

Ministri

i Drejtësisë, Ylli Manjani, zbuloi gjatë një in terviste në emisionin "Kapital" ndarjet që ka pasur mes PS- së dhe LSI- së gjatë punës për të arritur në konsensusi­n e 21 korrikut. "LSI qysh ditën e parë ka këmbëngulu­r tek konsensusi gjithëpërf­shirës. Na është sugjeruar që të mos e përdorim këtë fjalë, dua ta them këtë, por ne e kemi përdorur. E kemi përdorur jo për të treguar ndonjë kryeneçësi, por ne duam të krijojmë një klimë besimi për të ndërtuar një sistem që ta besojnë njerëzit, e para. E dyta, duam që në Shqipëri të ketë dialog politik", tha Manjani. "Nuk mund t'i shisnim ne sot, opinionit publik një mazhorancë të sforcuar me 94 vota. Mazhoranca e sotme nuk i ka 94 vota. Kjo do të thotë që disa vota nga dikush tjetër do të vinin të votonin dhe kjo do të thotë moralisht, por as ndërkombët­arëisht, pavarësish­t ndonjë duartrokit­je që mund të merrnim për momentin e pëlqyeshëm. As nuk duhet të ishte një ogur i mirë në kushtet e zbatimit të reformës", sqaroi Manjani. I pyetur nëse kjo pati kosto brenda koalicioni­t qeveritar, Manjani tha: "Unë mendoj që ky proces nuk pati kosto. Mendoj që ky proces pati disa mësime. Mësimi i parë që duhet ta përdorim edhe në të ardhmen është dialogu. Edhe kur nuk merremi vesh, duhet të bisedojmë. Së dyti, mësuam është që duhet ta respektojm­ë njëri- tjetrin". Ai bëri të qatë se të qenit në qeveri dhe në një funksion publik nuk do të thotë të mbyllësh gojën. Por, Manjani kujton se edhe LSI toleroi për taksën e sheshtë PS- në, pavarësish­t se nuk mendonte kështu. "Kemi qenë për ta ruajtur taksën e sheshtë dhe për ta aplikuar taksën progresive vetëm te tatimi mbi të ardhurat. Megjithatë, toleruam për efekt të harmonisë në koalicion", tha Manjani. "Debati që thoni ju është provokuar në lidhje me reformën në drejtësi ka qenë qasja krejtësish­t e patolerues­hme, ka qenë me fjalë të qarta, kontekst të qartë, mendoj unë; konsensus, konsensus, konsensus. PS mendonte se mund të kalonte edhe me 93, ose me 94 vota. Dhe në këtë funksion u bë gjithçka duke u ofruar edhe propozime politike, nëse ishte e nevojshme ne ishim gati t'i bënim, në funksion të gjetjes së konsensusi­t. Dhe besoj se ardhja e konsensusi­t është diçka e mirë për të gjithë, edhe për PS- në", u shpreh Manjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania