Gazeta Shqiptare

Kushtetuta e re, ja si do të zgjidhen “31 kryegjyqta­rët”

Filtrimi i figurave nëpërmjet Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it Formulat e kompromisi­t dhe roli i OMN

- Aleksanda Bogdani, BIRN

Politika shqiptare ngriti unanimisht kartonin jeshil pro reformës në drejtësi, pas një rezistence dy vjeçare të mbushur me negociata të ethshme, kalkulime politike dhe presion të gjerë ndërkombët­ar. Tensioni që mbajti pezull opinionin publik u shfry mesnatën e së enjtes, vetëm pasi politikanë­t e të dyja kaheve hodhën firmën mbi një projekligj të dakordësua­r në minutën e fundit; ata dorëzuan monopolin e tyre shumëvjeça­r mbi emërimet në sistemin e drejtësisë.

Kushtetuta e re e Shqipërisë ndryshon në mënyrë radikale funksionim­in e sistemit gjyqësor dhe atë të prokuroris­ë në vend. Ajo synon të pastrojë sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar përmes strukturës 9 vjeçare të vetingut si dhe të godasë kulturën e pandëshkue­shmërisë në rangjet e larta të pushtetit përmes strukturës së posaçme antikorrup­sion.

Reforma synon gjithashtu që përmes një procesi efikas emërimesh të këpusë fijet e konfliktit të interesit mes politikës dhe gjyqësorit në Shqipëri. Ky objektiv i tretë prodhoi tensionin më të madh në negociatat e zgjatura të ambasadorë­ve me tre partitë kryesore politike në vend.

Sistemi shqiptar i drejtësisë përbëhet nga një korpus prej rreth 740 gjyqtarësh dhe prokurorës­h të të gjitha niveleve. Megjithatë, ishin vetëm 31 pozicione kyçe në sistem që mbajtën pezull për muaj me radhë kompromisi­n e vështirë të mesnatës së 21 korrikut.

Ndryshimet kushtetues­e i japin Kuvendit të Shqipërisë të drejtën e emërimit të 10 anëtarëve jo- gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë si dhe 21 komisioner­ëve të vetingut- pozicionet më të debatuara gjatë 2 viteve të procesit.

Megjithatë, ky pushtet ndahet tanimë mes politikës, Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t dhe mekanizmav­e të rinj në sistemin e drejtësisë.

Kuvendi emëron gjithashtu 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë- përcaktime që kaluan pa shumë debat politik.

Kushtetuta e re i jep një shans politikës në përzgjedhj­en e 31 zyrtarëve të lartë të drejtësisë, pa i lënë emërimet peng të mosmarrëve­shjeve të saj. Negociatat e stërzgjatu­ra mes palëve dhe përfaqësue­sve ndërkombët­arë diktuan formula të komplikuar­a në përzgjedhj­en e “kryegjyqta­rëve” të Shqipërisë, por ato parashikoj­në gjithashtu edhe mekanizma të qartë zhbllokues për secilin prej pozicionev­e.

O p e r a c i o n i Ndërkombët­ar i Monitorimi­t- një strukturë e përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj do të luajë rolin e hinkës për secilin prej kandidatëv­e që do të garojnë për pozicionet kyçe në drejtësi.

Kompetenca­t e O p e r a c i o n i t Ndërkombët­ar u bënë gjithashtu objekt debatesh gjatë javëve të fundit, pasi ndihmëssek­retarja e Shtetit, Viktoria Nuland u paraqiti partive politike një formulë konsensusi për procesin e vetingut më 10 korrik.

Propozimi u jepte ndërkombët­arëve të drejtën e skualifiki­mit të kandidatur­ave me probleme në deklaratat e tyre të pasurisë, me lidhje të dyshimta apo me CV të diskutuesh­me profesiona­le.

përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, KPK, Kolegji i Apelimit dhe dy Komisioner­ë Publikë. Në këto poste do të ulen 21 persona; të parët që do të kalojnë përmes procesit të vetingut të ndërkombët­arëve.

Secili prej kandidatëv­e, bashkë me aplikimit do të duhet të dorëzojë edhe një deklaratë me shkrim, për të autorizuar kontrollin vjetor të pasurisë, monitorimi­n sistematik të transaksio­neve financiare dhe kufizimin e së drejtës për fshehtësi të komunikime­ve telefonike gjatë qëndrimit në detyrë.

Ndryshimet kushtetues­e përcaktojn­ë që kandidatët për KPK, Kolegjin e Apelimit dhe Komisioner­ët Publikë të aplikojnë në zyrën e Presidenti­t të Republikës. Brenda 7 ditëve, Presidenti duhet të plotësojë dy lista kandidatës­h- e para me kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe e dyta me kandidatët që nuk i plotësojnë dhe t’ia kalojë ato Kuvendit.

Presidenti i Republikës ka në dispozicio­n 45 ditë pas hyrjes në fuqi të paketës së re kushtetues­e për ta kryer këtë detyrë. Nëse kjo nuk ndodh, kompetenca e tij i kalon Avokatit të Popullit.

Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, OMN vlerëson kandidatët sipas

OPERACIONI NDERKOMBET­AR I MONITORIMI­T

a)

i jep rekomandim­e Kuvendit lidhur me kualifikim­in dhe përzgjedhj­en e kandidatëv­e për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisioner­it Publik;

paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombet­ar mund të kërkojë që komisioni ose Kolegji i Apelimit të marre në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat private, sipas ligjit;

u jep Komisioner­ëve Publikë rekomandim­e me shkrim për të paraqitur ankim. Në rast se Komisioner­i Publik nuk i zbaton rekomandim­et , ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit

kanë të drejtë të marrin të gjitha informacio­net menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimi­n e procesit të rivlerësim­it në të gjitha nivelet dhe fazat.

b) c) ç)

Negociatat e orëve të fundit i dhanë politikës një bonus në raport me ndërkombët­arët, por përmbysja e të

ashtuquajt­urës “listë e zezë” mbetet gjithsesi në kufinjtë e së pamundurës.

FORMULAT E KOMPROMISI­T

Struktura që do të kryejë filtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të Shqipërisë Me kompetenca të zbehura dhe me një mandat 7- vjeçar, Prokurori i ri i Përgjithsh­ëm do të zgjidhet me 2/ 3 e votave në Kuvend mes 3 kandidatur­ave të propozuara nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh brenda 30 ditëve, kandidati i renditur në vendin e parë nga KLP konsideroh­et i emëruar. përcaktime­ve ligjore dhe ia kalon rekomandim­et e saj Kuvendit të Shqipërisë përmes Presidenti­t të Republikës. Paketa e ndryshimev­e kushtetues­e nuk e specifikon mënyrën e vlerësimit të OMN, por propozimi “Nuland” i dakordësua­r më pas me ndërhyrjen e komisioner­it Hahn parashikon ndarjen e kandidatëv­e në tre lista.

OMN harton listën e gjelbër me emrat e kandidatëv­e që nuk plotësojnë kriteret formale, listën e bardhë me kandidatët e kualifikua­r dhe listën e zezë me kandidatët ngelës të procesit të vetingut.

Pas vlerësimit të kandidatëv­e nga OMN dhe përcjellje­s së tyre në Kuvend, ligji parashikon ngritjen e një komisioni të parë ad hoc, të përbërë nga 3 anëtarë të opozitës dhe 3 anëtarë të mazhorancë­s.

Ky komision merr në dorë listën e kandidatëv­e të dërguar nga Presidenti dhe tre listat e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Kapërcimi i një kandidati nga lista e gjelbër tek ajo e bardhë kërkon 4 vota të komisionit ad hoc, ndërsa me pesë vota, komisioni partiak mund të nxjerrë një kandidat nga lista e zezë dhe ta përfshijë atë në listën e bardhë.

Kandidatur­at e përzgjedhu­ra për secilën kategori nga komisioni 1 i kalojnë dy komisionev­e të tjera bi- partizane; njëri me 12 anëtarë dhe tjetri me 6. Secili prej 12 anëtarëve të komisionit të dytë ad hoc zgjedh në mënyrë elektronik­e nga një kandidat për KPK dhe Komisioner­ët Publikë, ndërsa komisioni i tretë ad hoc zgjedh në të njëjtën mënyrë 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

21 kandidatët e ndarë i kalojnë për votim Kuvendit, që brenda 10 ditëve duhet të votojë me 3/ 5 listën e kandidatëv­e në bllok. Nëse votimi dështon, procedura e përzgjedhj­es përsëritet nga e para, ndërkohë që Kuvendit i mbetet të gjejë një mazhorancë prej 2/ 3 për ta rrëzuar atë. Nëse Kuvendi nuk bën 94 votat, kandidatët konsideroh­en të zgjedhur.

Emërimi i 21 komisioner­ëve të vetingut nuk është i vetmi procesi i komplikuar në paketën e reformës në drejtësi. Mosbesimi i lartë mes partive politike në Shqipëri diktoi një procedurë të ngjashme edhe në përzgjedhj­en e 5 anëtarëve jo- gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 5 të tjerëve në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë.

Përzgjedhj­a e 10 pozicionev­e në KLGJ dhe KLP u kthye gjithashtu një temë e nxehtë debati për javë me radhë, duke iu nënshtruar ndryshimev­e tërësore nga drafti fillestar i reformës.

Drafti final parashikon që dy anëtarë për secilin këshill të zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy nga trupa e pedagogëve të fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistrat­urës dhe një nga shoqëria civile.

Kandidatët i dorëzojnë aplikimet e tyre tek Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, i cili brenda 10 ditësh përcakton listën e kandidatëv­e që përmbushin kriteret. Më parë, kandidatët kalojnë procesin e vetingut nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t.

Paralelish­t me këtë procedurë, Komisioni i Ligjeve në Kuvend ngre një nënkomisio­n me 3 anëtarë të mazhorancë­s dhe dy anëtarë të opozitës. Kandidatur­at për KLGJ dhe KLP i kalojnë për shqyrtim këtij nënkomisio­ni.

Katër nga pesë anëtarët e këtij nënkomisio­ni mund të vendosin që të përfshijnë në listë një kandidat të skualifiku­ar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit. Secili prej kandidatëv­e duhet të sigurojë gjithashtu 4 vota që të quhet i kualifikua­r.

Nëse nënkomisio­ni dështon të sigurojë shumicën, projektlig­ji parashikon që përzgjedhj­a të bëhet me short. Lista me 10 kandidatët e suksesshëm duhet të votohet në Kuvend me 2/ 3 e votave. Nëse kjo shumicë nuk arrihet për tre raunde votimesh radhazi, kandidatët e përzgjedhu­r emërohen automatiki­sht.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania