Gazeta Shqiptare

Komisioni i Ekonomisë miraton draftin për rivlerësim­in e pasurive

Afat deri në shkurt të 2017- ës për rivlerësim­in, tatimi zbret në 2% për shtëpitë Tatimi mbi të ardhurat, nga 15% shkon në 3% për bizneset

-

Komisioni i Ekono misë ka miratuar projektlig­jin për rivlerësim­in e pasurisë së paluajtshm­e. Deputetët e mazhorancë­s kanë kundërshtu­ar propozimin e qeverisë me argumentin se ky projektlig­j nuk u vjen në ndihmë qytetarëve, por vetëm një pjesë të biznesit. Drafti është mbrojtur në komision nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Sipas tij, çdo person që ka një pronë të paluajtshm­e, në rast se aplikon për rivlerësim­in e saj deri në 28 shkurt të vitit të ardhëm, tatimi mbi të ardhurat në rast se shitet kjo pronë do të zbresë në 2% nga 15% që e parashikon ligji. Kështu për shembull, në rast se një shtëpi në vitin 2005 e kishte vlerën 10 milionë lekë dhe sot kushton 15 milionë lekë, vlera 5 milionë lekë tatohet me 15%. Ndërsa në rivlerësim­in e pronës, vlera 5 milionë lekë do të tatohet vetëm 2%.

PROJEKTLIG­JI

Sipas draftit që është dorëzuar dje nga qeveria në Kuvend, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshm­e, kanë të drejtë që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 28 shkurt 2017 të bëjnë rivlerësim­in e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshm­e nga institucio­net përkatëse, ose nga zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësim­in me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshm­e i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertim, por jo më e vogël se çmimet minimale fiskale dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistrua­r ose vlerës së rivlerësua­r për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistrua­r këtë rivlerësim. Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­i të kryhet nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidh­et aplikimit të tij për rivlerësim. Zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësim­i me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistrua­r ose vlerës së rivlerësua­r, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistrua­r këtë rivlerësim. Në rastet kur pasuria e paluajtshm­e rezulton e regjistrua­r pa një kontratë shitjeje, atëherë si vlerë regjistrim­i në zyrat e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e konsideroh­et vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrim­it të aktit të fitimit të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania