Gazeta Shqiptare

Ryshfet për afrim gjyqi, gruaja në gjyq

Dërgohet për gjykim dosja për Suzana Mandijën, akuza për korrupsion pasiv. Akuzë edhe Gëzim Shalës Prokuroria: U dhanë para tek kancelarja e gjykatës së Durrësit

- Sonila Musaj

Hetimi për Suzana Mandijën, e cila dyshohet për veprën penale të "Korrupsion­it pasiv të funksionar­ëve të drejtësisë", ka përfunduar. Mandija akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit Durrës. Prokuroria për Krime të Rënda gjithashtu ka dërguar për gjykim edhe Gëzim Shalën, i akuzuar për "Ushtrim ndikimi të paligjshëm". Sipas organit të akuzës, ky shtetas ka ndërhyrë tek e pandehura Mandija për të ' ndihmuar' qytetarin që kërkonte shqyrtimin e çështjes së tij në një kohë sa më të shpejtë.

HETIMET

Në vitin 2015, Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë ka referuar pranë Prokuroris­ë për Krime të Rënda kallëzimin e shtetasit S. T. Kallëzuesi tregon se ka pasur një problem për pronën e tij e cila është në emër të vëllait të tij. Kallëzuesi ka përfaqësua­r vëllain e tij në proceset gjyqësore. Për këtë qëllim ka hapur proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë, Elbasan. Gjykata e pranoi kërkesën dhe vendosi detyrimin e ZVRPP Gramsh për të bërë regjistrim­in e parcelës, sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi. ZVRPP e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Durrës. Për rreth një vit nuk ka pasur asnjë njoftim për caktimin e datës për zhvillimin e seancës gjyqësore. Është interesuar pranë Gjykatës së Apelit, te sporteli i kancelares, dhe meqenëse sporteli ishte i mbyllur, është ulur në kafenenë e cila ndodhet brenda ambienteve të kësaj gjykate. Aty brenda gjeti një grua rreth 35- 40 vjeçe, me gjatësi rreth 1.65 cm, me flokë të zinj të prerë shkurt. Ajo e pyeti si me nxitim që si e ka problemin dhe S. T. i ka thënë që ka një çështje civile por ka kaluar shumë kohë dhe akoma nuk ka njoftim se kur do të zhvillohet. Ajo mori numrin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit dhe shkoi në zyrën e saj. Pas rreth një ore ajo i thotë se do ta ndihmojë për caktimin e datës që të jetë sa më afër por nuk merr dot gjë përsipër për gjyqtarët, duke e lënë të kuptonte që për gjyqtarët duhej të flisnin përsëri. Pas rreth 2- 3 muajsh u caktua data për zhvillimin e seancës gjyqësore. Kur ishte data e gjyqit, shkon përsëri në Gjykatën e Apelit dhe ulet në lokalin që ndodhej brenda ambienteve të gjykatës, dhe prapë po ai kamerier e njofton Zanën se donte ta takonte. Zana vjen dhe ulet në tavolinën e tij, ku S. T. e falënderon që i caktoi një datë për gjyqin. Trupi gjykues e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit ku ai ishte fitues dhe vendosi që kjo çështje të kthehej dhe një herë për gjykim në shkallën e parë por të gjykohej nga një gjyqtar tjetër, me pretendimi­n se Gjykata e Shkallës së Parë e Elbasanit nuk e ka gjykuar drejt çështjen. Çështja u kthye përsëri për gjykim në Elbasan. Kjo çështje zgjati edhe dy vjet të tjera, derisa Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit të jepte një vendim. Gjykata e Shkallës së Parë i dha përsëri të drejtë paditësit S. T. dhe vendosi detyrimin e ZVRPP- së që të bënte regjistrim­in e parcelës, si dhe plotësoi të gjitha detyrat e lëna nga Gjykata e Apelit Durrës. Ky vendim është apeluar përsëri në Gjykatën e Apelit të Durrësit nga ana e një personi tjetër si palë e paditur. Pasi kishin kaluar rreth 7- 8 muaj, akoma nuk i ishte caktuar një datë për zhvillimin e gjyqit. Kallëzuesi ka shkuar në Durrës te Gjykata e Apelit për t'u interesuar për datën e gjyqit. Te sporteli ishte një gocë tjetër, së cilës i shpjegoi pse kishte ardhur. Ajo gjithashtu i sugjeroi që të takohej me kancelaren për të caktuar një datë sa më të shpejtë për zhvillimin e gjyqit. E pyet se kush ishte kancelarja dhe i thotë se quhej Zana dhe se është ajo që ka qenë më përpara. Në lidhje me sa është parashtrua­r në kallëzim, shtetasi S. T. ka pranuar me anë të marrëveshj­es së nënshkruar me oficerin e policisë gjyqësore për të aplikuar përdorimin e metodave speciale të hetimit. Në vijim të hetimit rezultoi se e pandehura, gjatë ushtrimit të detyrës funksional­e që ka, përkundrej­t shpërblimi­t të padrejtë në para ka ndërhyrë në procesin administra­tiv të shortit të çështjeve, duke favorizuar kallëzuesi­n S. T. Ndërsa i pandehuri Gëzim Shala me veprimet e tij i ka kërkuar kallëzuesi­t S. T. një përfitim të paligjshëm, duke i premtuar ndërhyrjen te kancelarja e Gjykatës së Apelit Durrës, me qëllim për të ndihmuar kallëzuesi­n në procedurën e shortit të çështjes civile.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania