Gazeta Shqiptare

E marrin peng se nuk u ktheu borxhin në kohë, gjykata: Burg për 3 autorët

Ngjarja, më 10 shkurt të këtij viti në Shkodër

-

Sandër

Shtogaj, Pëllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj, të cilët dyshohet se morën peng një person për disa orë, për shkak të një borxhi të pakthyer, do të qëndrojnë në burg. Prokuroria e Shkodrës kërkoi nga gjykata caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë "arrest me burg". Pasi dëgjoi edhe avokatët mbrojtës, në fund gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokuroris­ë dhe të caktojë për këta shtetas masën e sigurisë "arrest me burg". Pas vendimit të gjykatës, forcat e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar

LIRIMI

3 të dyshuarit e liruan pengun pasi ai pranoi të nënshkruaj­ë një kontratë noteriale, në bazë të së cilës u detyrohej vëllezërve Shtogaj shumën prej 2.5 milionë lekësh të reja, rreth 10 herë më shumë sesa shuma reale që kishte marrë borxh.

vendimin gjatë ditës së djeshme.

HETIMI

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore, si dhe vep-

rimet procedural­e janë zhvilluar në bashkëpuni­m ndërmjet dy institucio­neve. Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në dt. 10.02.2016, vëllezërit Sandër e Pëllumb Shtogaj, si dhe miku i tyre Mendim Isufaj, kanë marrë peng gjatë natës shtetasin Z. K. Ky i fundit kishte marrë te vëllezërit Shtogaj shumën 2000 euro, të cilën duhej t'ua kthente me interes të lartë. I dëmtuari Z. K. nuk u është përgjigjur në kohë për kthimin e borxhit, së bashku me interesat, dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 10 shkurtit ai është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga të dyshuarit. Z. K. është liruar, pasi ka pranuar të nënshkruaj­ë një kontratë noteriale, në bazë të së cilës u detyrohej vëllezërve Shtogaj shumën prej 2.5 milionë lekësh të reja, pra rreth 10 herë më shumë sesa shuma reale që kishte marrë borxh. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, i dëmtuari Z. K. ka kallëzuar ngjarjen në Policinë e Shkodrës, e cila referoi materialin në Prokurorin­ë e Shkodrës, ku u regjistrua procedimi për veprat penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë" dhe "Vetëgjyqës­isë", në bashkëpuni­m. Në bazë të veprimeve procedural­e, u arrit të faktohej me prova shkencore se autorët e dyshuar janë shtetasit Sandër Shtogaj, Pëllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj. S. Musaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania