Gazeta Shqiptare

"Si e gjeta Shqipërinë në vitin 1992 e si është tani"

Misionari zviceran: Në kohën e Enverit shqiptarët ishin shumë të varfër, por humanë. Sot kanë humbur shumë vlera Simon Taner: Për 6 vjet kam çuar ndihma me helikopter në zonat më të thella

- Klodiana Haxhiaj

Piloti zviceran, Simon Taner për 6 vjet rad hazi ka shpërndarë ndihma humanitare në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht në zonat veriore të vendit tonë gjatë periudhës 1992- 1996. I punësuar në një prej misioneve humanitare amerikane me bazë në Zvicër, 51- vjeçari ka ndihmuar banorët e zonave më të varfra duke u dërguar ushqime dhe veshmbathj­e. I martuar me një vajzë shqiptare në vitin 1996, babai i tre fëmijëve, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" rrëfen si e gjeti Shqipërinë pas rënies së sistemit komunist dhe si është transformu­ar sot. Realiteti përcillet nga sytë e një misionari, i cili është kthyer sërish në Shqipëri për të pushuar disa ditë me familjen e tij në plazhin e Durrësit. Në rrëfimin e tij, Taner thotë se "24 vite më parë shqiptarët ishin shumë të varfër, por më të hapur, më shpirtëror­ë. Ndërsa, tani kanë shumë të mira materiale, por kanë harruar gjërat shpirtëror­e, ato që e përbëjnë njeriun. Asokohe njerëzit ishin të etur për të dëgjuar fjalët e Zotit, tani kanë humbur shumë vlera". Gjithashtu, ish- misionari zviceran pohon se fëmijët e tij kanë mësuar gjuhën shqipe.

Zoti Taner, ju jeni zviceran; ku e keni mësuar gjuhën shqipe, të cilën e flisni kaq mirë?

Kam punuar në Shqipëri për 6 vjet, në vitet ' 92-' 96. Shpërndani­m ndihma humanitare. Bazën e qëndrimit e kishim në Lundër të Tiranës. Misioni ynë humanitar ishte që të shpërndani­m ndihma me helikopter­ë kryesisht në veri të vendit, në zonat malore të Tropojës, Shkodrës dhe Pukës. Aty ku nuk shkonin dot makinat.

Për çfarë kishin nevojë në atë kohë banorët e zonave të thella në veri të vendit?

Kishin nevojë për gjithçka. Për rroba, këpucë dhe për ushqime. Ne shkonim me helikopter në zonat ku nuk shkonte dot askush të ndihmonte popullatën. Shkonim atje ku kish mjerim e skamje të madhe.

Çfarë mund të na thoni për Shqipërinë e para 20 viteve dhe për Shqipërinë e sotme?

Shqipëria ka ndryshuar shumë. Gjërat kanë ndry-

shuar e shikohen me sy. Pallate, hotele dhe rrugë të mira që të çojnë gjithkund. Asokohe Shqipëria nuk kish rrugë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, e vetmja mënyrë ishte me helikopter. Shqiptarët e kanë akoma vlerën e mikpritjes, dhe kjo është e rëndësishm­e. Ndryshimet e bëra janë për të mirë. Shpresoj që duhet të zbatohet ligji e të ketë më pak korrupsion, pasi kjo do ta bëjë më të mirë vendin tuaj për të jetuar njerëzit. Korrupsion­i me pronat është më i keqi këtu.

Para 20 vjetësh e mbylle misionin këtu. Çfarë të ka mbetur në mendje dhe

si i mban mend shqiptarët në ' 92- shin?

Sistemi i Enver Hoxhës u kishte siguruar të gjithë njerëzve bukën. Në atë sistem nuk vdiste njeri për bukë. Por, në atë kohë njerëzit nuk kishin asgjë. Kur sistemi ra, atje në veri të vendit, në malësinë e Shkodrës, Pukës, Bajram Currit, banorët kishin nevojë për çdo gjë. Në Tropojë, shikoja fëmijët zbathur në borë. Nuk kishin çorape e këpucë. Ne u çonim këpucë, veshmbathj­e, patate e misër, farë për të mbjellë, se nuk kishin. Por, në ' 92- shin, njerëzit ishin të hapur dhe më shpirtëror­ë. Tani kanë më shumë të mira materi- "Sistemi i Enver Hoxhës u kishte siguruar të gjithë njerëzve bukën. Në atë sistem nuk vdiste njeri për bukë. Por, në atë kohë njerëzit nuk kishin asgjë. Kur sistemi ra, atje në veri të vendit, në malësinë e Shkodrës, Pukës, Bajram Currit, banorët kishin nevojë për çdo gjë. Në Tropojë, shikoja fëmijët zbathur në borë. Nuk kishin çorape e këpucë. Ne u çonim këpucë, veshmbathj­e, patate e misër, farë për të mbjellë, se nuk kishin. Por, në ' 92shin, njerëzit ishin të hapur dhe më shpirtëror­ë. Tani kanë më shumë të mira materiale, por kanë harruar gjërat shpirtëror­e, ato që e përbëjnë njeriun. Asokohe njerëzit ishin të etur për të dëgjuar fjalët e Zotit, tani kanë humbur shumë vlera."

ale, por kanë harruar gjërat shpirtëror­e, ato që e përbëjnë njeriun. Asokohe njerëzit ishin të etur për të dëgjuar fjalët e Zotit, tani kanë humbur shumë vlera.

Jeni kthyer sërish më pas në zonat veriore?

Kam kaluar në zonën e Shkodrës, por nuk e kam pasur më mundësinë të futem në malësi. Kanë kaluar shumë vite dhe ka ndryshuar çdo gjë.

Simon, ku po punoni tani?

Në të njëjtin mision humanitar. Ne kemi helikopter­ë dhe shkojmë me mision në shumë vende të botës. Kemi baza të misionit humanitar në Indonezi,

Afrikë, Madagaskar, në veri të Indisë, ndërsa tani jemi duke ngritur një bazë edhe në Himalaje. Po jeta juaj familjare? Në ' 96- ën u martova me një vajzë nga Tirana. Edhe ajo punonte me ne, në misionet humanitare. U dashuruam dhe kemi tre fëmijë. Më i madhi, djali është 18 vjeç. Fëmijët i kemi mësuar të flasin edhe shqip, pavarësish­t se gjermanish­ten e kanë gjuhë të parë. Vijmë në plazh, dhe këtu takojmë edhe të afërmit e bashkëshor­tes, kur na jepet mundësia. Fëmijët argëtohen shumë, ndërsa unë bëj xhiro me motorë uji, sepse më pëlqen shpejtësia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania