Gazeta Shqiptare

Turistët rusë, polakë, çekë, ukrainas dhe zviceranë "pushtojnë" bregdetin e Durrësit

"Jemi mrekulluar me klimën, çmimet janë të lira" Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Zvicër shprehen se kanë braktisur pushimet në Turqi për të qëndruar në Durrës.

-

Turistët

e huaj dynden në plazhin e Durrësit. Rusë, polakë, çekë, ukrainas e zviceranë kanë zgjedhur që këtë sezon veror të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar. Rreth 400 turistë polakë mbërrijnë çdo javë në Durrës nëpërmjet agjencive turistike. Me fluturim charter nga Polonia, turistët mbërrijnë në këtë qytet me anë të autobusëve të vënë në dispozicio­n të tyre. Turistët polakë, përveç banjave të diellit, në guidat turistike kanë të përfshira edhe vizitat në vendet arkeologji­ke e historike të qytetit antik. Ciceroni i grupit turistik vlerëson bashkëpuni­min me agjencitë turistike, gjë që ka bërë të mundur këto vitet e fundit që një numër i madh polakësh të vizitojnë Durrësin. Vendosja e fluturimit charter një herë në javë, që nga viti i kaluar, ka bërë të mundur që vit pas viti ky numër të shtohet. Pjesa më e madhe e turistëve të huaj janë akomoduar në hotelet e Durrësit dhe qëndrojnë aty 1- 2 javë. Ata janë shprehur se po e vizitojnë qytetin e Durrësit për herë të parë dhe se janë të mrekulluar me klimën dhe atë çfarë u ka ofruar ai. Turistë ukrainas, rusë e çekë kanë mbipopullu­ar plazhin. Përveç banjave të diellit, turistët argëtohen në mënyra të ndryshme. Ndërsa, shqiptarët që jetojnë e punojnë në Zvicër shprehen se kanë braktisur pushimet në Turqi për të qëndruar në Durrës. Të gjithë të huajt pohuan se në Durrës çmimet janë të lira, duke marrë parasysh faktin që është një vend turistik. Madje edhe kur të apasionuar­it pas shpejtësis­ë me motorë deti, paguajnë 120 euro për një orë. Ata që argëtohen me këta motorë janë kryesisht turistë të huaj, por edhe pushues shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë. kl. ha.

 ??  ?? Piloti zviceran, Simon Taner në plazhin e Durrësit duke folur për “GSH”
Piloti zviceran, Simon Taner në plazhin e Durrësit duke folur për “GSH”
 ??  ?? Turistë të huaj në qytetin e Durrësit
Turistë të huaj në qytetin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania