Gazeta Shqiptare

Makina bie në humnerë, plagoset rëndë shoferi 20- vjeçar

-

SHKODER - Rruga Shkodër- Koman është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për rrezikshmë­rinë e lartë që paraqet për drejtuesit e mjeteve. Aksidenti më i fundit u regjistrua paraditen e djeshme, në afërsi të fshatit Mllojë të njësisë administra­tive Vau i Dejës. Mësohet se automjeti tip "Land Rover" me targa AA 126 KR ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë ( nga një lartësi 20 m). Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës, shtetasi Zef Lulashi, 22 vjeç, banues në Shkodër. I riu është transportu­ar në spital dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ku paraprakis­ht dyshohet se shkaku ka qenë drejtimi i parregullt i mjetit. Rruga e Komanit është ndër akset më të rrezikshme në veri të vendit. Çdo vit ky aks merr jetë njerëzish. Në këtë gjatësi rruge kanë ndodhur me dhjetëra aksidente dhe ende askush nuk merr masa. Rruga është e ngushtë, nuk ka barrierë anësore si dhe mungon sinjalisti­ka horizontal­e dhe vertikale. E ndërsa kalon aty, bie në sy që në një gjatësi të shkurtër janë afro 10 lapidare, por numri i viktimave në këtë pjesë rruge është disa herë më i madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania