Gazeta Shqiptare

Autori i sulmit në Mynih, 18- vjeçari gjermano- iranian kishte probleme psikike

Ali Sonboly, përpara vrasjeve: Kam qenë viktimë e bulizmit

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar për herë të parë 16 orë pas sulmit me armë në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë. "Mynihu kaloi një natë terrori. Ata që dëshironin thjesht të shkonin për darkë kanë vdekur dhe ata u vranë nga plumbat e një agresori që veproi vetëm. Në këto momente mbajmë zi për të gjithë ata që nuk do të rikthehen më te familjet e tyre", ishin këto fjalët e kancelares gjermane, Merkel. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe presidenti i Francës. Gjatë fjalës së tij, Hollande u ka shprehur ngushëllim­et familjarëv­e të viktimave, si dhe ka dënuar aktit e rëndë. Presidenti francez ka shprehur keqardhjen për masakrën e djeshme në Mynih dhe mbështetje­n për popullin gjerman në këtë moment të vështirë, raporton ' BBC'. Nga sulmet në Mynih humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 16 të tjerë. Masakra

në qendrën tregtare të Mynihut nuk ka lidhje me ndonjë sulm terrorist, por është pasojë e gjendjes mendore të vrasësit. Autoritete­t gjermane identifiku­an autorin që shkaktoi 9 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur, disa prej tyre fëmijë. Ai është Ali Sonboly, një 18- vjeçar gjermanoir­anian, me probleme psikike. Në një deklaratë për shtyp, shefi i policisë së Mynihut njoftoi se agresori kishte vepruar i vetëm dhe se nuk kishte të dhëna për lidhje të mundshme mes tij dhe Shtetit Islamik. 18- vjeçari përdori një pistoletë tip "Glock" të kalibrit 9 mm. Ai dyshohet se kishte planifikua­r një masakër edhe më të madhe, pasi kishte me vete në çantë rreth 300 plumba. Mediat e huaja raportojnë se

plumb në kokë. Një operacion i gjerë i policisë nisi menjëherë pas njoftimeve se sulmi në qendrën tregtare "Olympia- Einkaufsze­ntrum" ishte kryer nga tre persona, por më vonë policia gjermane tha se autori kishte vepruar i vetëm. Të shtënat shënjestra e 18- vjeçarit ishin kryesisht të rinjtë. Përmes një profili të rremë në "Facebook", ai kishte bërë thirrje një ditë më parë se do të ofrohej ushqim falas në fast food- in "McDonald", pikërisht aty ku nisi masakra. Në një vid-

nisën në restoranti­n "McDonald", që ndodhet në qendrën tregtare. Policia gjermane po heton për një lajmërim të rremë të publikuar në "Facebook", që ofronte ushqim falas në restoranti­n "McDonald" pranë qendrës tregtare ku eo ai debaton me një person në një ballkon pranë qendrës. Ky i fundit e ofendon dhe i thotë se është një iranian i ndyrë, ndërsa terroristi i përgjigjet se është gjerman dhe kërcënon se do ta vrasë. "Për shkakun tënd unë kam qenë viktimë e bulizmit për 7 vite…". Kështu mësohet se ka thënë autori i masakrës në Mynih, duke iu drejtuar një personi që ndodhej në ballkonin e një pallati pranë qendrës tregtare ku ndodhi sulmi. Në konfliktin verbal mes personit në ballkon dhe autorit mësohet se personi i panjohur e ka fyer disa herë 18vjeçarin, duke e quajtur "idiot" dhe "gomar". Agjentët që kontrollua­n shtëpinë e autorit, një shtetas gjerman me origjinë iraniane, gjetën gazeta me artikuj mbi sulmet e armatosura, përfshirë një të titulluar "Përse studentët vrasin?".

ndodhi masakra. Vetë autori ndodhej në restorant - shkruan Daily Mail, duke nënvizuar se lajmi është konfirmuar nga policia gjermane. Mediat pyesin nëse lajmërimi është postuar nga autori për të tërhequr fëmijët në restorant.

 ??  ?? Sabina Sulaj
Sabina Sulaj
 ??  ?? Dijamant Zabergja
Dijamant Zabergja
 ??  ?? Autori i sulmit në Mynih
Autori i sulmit në Mynih
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania