Gazeta Shqiptare

Lidhja me Vatikanin

-

kvore të Durrësit në vitin 1640, shuhet nga pikëpamja juridiksio­nale Ipeshkvia e Arbërit.

Së dyti, ipeshkvitë mesjetare shtriheshi­n zakonisht në një krahinë të rëndësishm­e, gjë e cila nuk vihej në dyshim për Kurbinin, mjafton të kujtojmë se Imzot Gjon Kolesi në relacionin e tij të vitit 1924 thekson se në Shën Prende qëndronte pjesën më të madhe të kohës princi Skandërbe.

Së treti, famullia në fjalë kishte të ardhura deri diku të mjaftueshm­e në krahasim me famullitë e tjera kandidate edhe pse relatorët ipeshkvinj të saj ankohen për mungesën e tyre për shkak të taksave dhe kushteve të tjera të vëna nga pushtuesit turq.

Së katërti, selia u zhvendos këtu, sepse ishte një vend i mbrojtur prej sulmeve të shpejta e të befta të turqve. Shën Prendja rrethohej nga katër kështjella që gjenden përkatësis­ht, një në Daul, ( lagje e Selitës), një në Laç e njohur si kalaja e Sebastes, një tjetër ajo e Pervizit në Ferrë – Shkopet, dhe e fundit një tjetër kështjellë që gjendet edhe ajo në Shkopet, të cilat paraqesin jo pak interes nga pikëpamja historike dhe ndërtimore. Arsyeja e katërt është se populli i kësaj zone ishte i mirë dhe besnik, sikurse e theksojnë dy ipeshkvinj­të, Imzot Gjon Kolesi dhe Imzot Mark Skura.

Në relacionin e vizitës së parë baritore që i bën Arkidioqez­ës së Durrësit në vitin 1640, kur sapo ishte emëruar në krye të saj, Imzot Mark Skura na jep këto të dhëna. “Ipeshkvi i shërben Kishës Katedrale të Shën Venerandës Parashqvis­ë, 8 milje larg nga qyteti i Krujës dhe është e madhe sa Shën Kryqi i Jeruzalemi­t në Romë, e zbuluar, në gur të gjallë, thuajse e rrënuar nga vjetërsia, dhe do të ishte e rëndësishm­e të rindërtohe­j nga Kongregata e Shenjtë për ta shpëtuar, ka kompanelin dhe një kambanë të madhe, nuk ka sakristi në kishën e përmendur e janë 3 altarë të Shën V enerandës Parashqevi­së, të Zojës dhe të Shën Nikollës dhe i paguan çdo vit detyrimet turqve 20 skudë e ndonjëherë edhe 30.

Një vit më pas këto të dhëna përforcohe­n dhe plotësohen: „ Kisha katedrale, që sot me breve apostolik gjendet në Kurbin, asht nën titullin dhe në pajtimin e Shna Prendes. Motit ka qenë abaci e mitrueme, e cila [ kishë] asht e gjitha në gur të gjallë. Pranë kishës janë vorrezat e saja. [ Kisha] ka tre altarë, N’altarin e madh, arqipeshkv­i i sipërthanu­n ka vendosë më 1640 një tabernakul­l të bukur prej bakri krejt të praruem dhe të stolisun me gurë të ndryshëm kristali; përmbi tabernakul­l ka bame të vendosej një kuadër i madh e shumë i bukur me suaza të prarueme dhe me fytyrën e të shënjtënue­shmes Virgjin Nanës së Zotit. N’altarin e dytë, n’anë t’epistullës, një kuadër tjetër të ngjashëm me të sipërthanu­nin me fytyrën e Shna Prendes. Në të tretin, një kryq dhe pranë tij faldistori­n e vet. Që të tre altarët ka bamë që të kyçen n’atë mënyrë si disa kishë t’Italisë. Ka kumbanoren me nji kumbonë të madhe. Kisha nuk ka sakresti as relike veçse ato t’altarëve të lëvizshëm, dhe veshjet mbahen në dhomën e arqipeshkv­it.”, për t’u përsëritur sërish pa thuajse asnjë ndryshim edhe në vitin 1644/ 1650 teksa raportn: “Kisha asht e gjitha në gur të gjallë, por shumë e vjetër , dhe gjysma e saj asht tue ra për tokë, gjysma tjetër asht meremetue prej imzotit të thanun me ndihmën që vinte prej Kongrega- Për afro 300 vite ( 1571- 1865), dioqezat shqiptare ishin pa asnjë kishë katedrale, me përjashtim të asaj të Durrësit, e cila kishte katedralen e saj pikërisht në Shën Prende të Kurbinit. Vështirë të gjendet një vend tjetër i cili ka ruajtur një komunikim/ raportim konstant të paprerë për tre shekuj radhazi me Selinë e Shenjtë e konkretish­t me Congregazi­one de Propaganda Fide/ Kongregata e Përhapjes së Fesë ( 1622), e cila mbështeti financiari­sht shkollën e Kurbinit e cila u ftillua në rezidencën e Selisë Ipeshkvore të Arbënit ( 1615- 1640), në Shën Prende në fshatin Gallatë e mandej u shndërrua në Seli të Arkidioqez­ës Metropolit­ane të Durrësit ( 1640- 1853). cionit të Prop. Fide. Ajo asht e mbulueme me tjegulla. Pranë kishës janë vorrezat e saja; ajo ka tre altarë, N’altarin e madh, arqipeshkv­i i sipërthanu­n ka vendosë një tabernakul­l të vogël prej bakri krejt të praruem dhe të stolisun me gurë të ndryshëm kristali; përmbi tabernakul­l ka bame të vendosej një kuadër i madh shumë i bukur, me suaza të prarueme dhe me fytyrën e Virgjinës së Shënjtënue­shme. N’altarin e dytë, n’anë t’epistullës, një kuadër tjetër të ngjashëm me të, me fytyrën e Shna Prendes; dhe në të tretin, fytyra të tjera dhe pranë tij një faldistor. Dhe që të tre altarët ka bamë që të kyçen sipas zakonit italian. Kisha nuk ka sakresti as relike, veçse vargonin që i venin në qafë Shën Aleksandri­t dhe ato [ relike] t’altarëve të bajtshëm. Ato pak veshje që ka, mbahen mbahen në dhomën e arqipeshkv­it. Ka kumbanore dhe një kumbonë.”

Ajo që bie në sy në të tre relacionet e Mark Skurës të viteve 1640, 1641 dhe 1644/ 1650 është fakti se ai shënon se motit ka qenë abaci e mitrueme me rendë të madhe, gjë të cilën e konfirmon edhe P. Fulvio Cordignano teksa thekson se: “Kisha Kathedrale e Kurbinit me titull e Shën Prendes, dikur Abaci e vjetër”. Po ashtu kisha ka qenë e zbukuruar me dy piktura, njëra e Shën Mërisë dhe tjera e Shën, Prendes të cilat sot konsid- erohen të humbura.

Është ky fakt konstant dhe mjaft domethënës që tregon vjetërsinë e kësaj kishe. Gjithsesi, kisha është meremetuar para vitit 1645, sepse Ipeshkvi Mark Skura në një letër të tij të datës 12 janar të vitit 1643 do të shkruajë se: “katedralja ime asht në nevojë” dhe përsëri një vit më pas na ka thënë qartazi se “Kisha asht e gjitha në gur të gjallë, por shumë e vjetër, dhe gjysma e saj asht tu ra për tokë, gjysma tjetër asht meremetue prej imzotit të thanun me ndihmën që vinte prej Kongregaci­onit të Prop. Fide”, pra ajo është ndërtuar së paku 1 shekull më parë, përndryshe nuk mund të quhej e vjetër, dhe se i është bërë mer- emetim i pjesshëm.

Më 28 Shkurt 1686 Imzot Gerard Gallata i shkruan nga Selita Propagands Fide në Romë se pasojat e luftës turko- veneciane dhe sidomos nga kryengritj­a e Arqipeshkv­it ët Durrësit me 14 mijë luftëtarë të zgjedhur nga malësia e Veriut, kanë bërë që Krerët turq të Krujës i kanë shkuar në Shna Prende i kanë shkuar 30 veta i kërkuar 200 zekinë që nuk i ka pasur pastaj në darkë janë bërë 100 i kanë marrë gjithçka dhe kanë dashur ta marrin peng por e kanë lëshuar më në fund dhe ai përmes shiut ka qëndruar 4 netë në mal zbathur e çveshur pa ngrënë me temperatur­ë dhe kur ëshët kthyer fshehurazi pas disa ditësh gjysëm i vdekur gjysmë i gjallë sa që askush nuk e besonte se do të shtynte edhe një ditë të vetme duku u lutur që më mirë të vdiste e ta dërgonin në pyll, sepse e sheh si të pamundur të kthehej të jetonte aty. Në fund shkruan se po i shkruan këto me sytë plot me lot e gjak me fytyrë për tokë.

Për më tepër informacio­n të mëvonshëm mbi këtë kishë mund të merret nga relacioni i vizitës pesë mujore pastorale të Vizitatori­t Apostolik Vinçenc Zmajeviçit, që u miratua nga Papa Klementi XI, me një letër që mban datën 8 qershor 1702, vizitë e cila më pas përgatiti Kuvendin e Arbënit në vitin 1703.

“Në mesin e gjithë këtyre fshatrave është Kisha e Shna Prendes, ish abaci e ipeshkvisë së Krujës, dhe tani katedrale e kryeipeshk­vit të Durrësit, rreth 20 hapa e gjatë bashkë me hajatin, dhe gjashtë e gjerë, me dy varreza të mbuluara dhe këmbanore të ndërtuar në trajtë të mirë. Të gjitha pjesët ( anët) janë të dëmtuara prej tërmetit dhe kanë nevojë për restaurim ( meremetim). Kryeipeshk­vi kishte grumbullua­r materialin për të ndërtuar pullazin ( çatinë) e kishës me ndihmën e 50 skudëve që kishte dhënë Kongregaci­oni i Shenjtë për këtë punë, dhe do të kishte kryer veprën sikur të mos ia kishin ndalur sundimtarë­t turq të Krujës prej të cilëve shpresohet të nxirret leja, por me mjetin e zakonshëm të dhuratave për të cila t, meqë kryeipeshk­vi s’kishte mundësi, ka menduar visitatori.” Famullia e Shna Prendes/ Kurbini kishte gjithsej këtë vit 59 familje katolike me 368 shpirt. Kisha është konceptuar si një ndërtim me tiparet e një bazilike e që, sipas përshkrimi­t, jo krejt profesioni­st, por me mjaft rëndësi të bërë nga Theodor Ippen:

“Ka një madhësi të pazakontë ndër kishat katolike të Shqipërisë, me një këmbanore që ngrihet e izoluar me një anë, katërkëndë­she e të rëndë; nuk ka asnjë pikë referimi që do të mund të përcaktont­e moshën e kishës, megjithatë përshtypja e përgjiths- hme thotë se është ngritur mbas pushtimit turk dhe nuk është më tepër se ndoshta dyqind vjeçare; ndërtimi nuk tregon asnjë lloj stili të spikatur dhe është krejt pa zbukurimie. Ndër pajisjet e kishës vlen të përmendet një kryq altari, i cili është gatitur me argjent të praruar dhe është stolisur me relieve figurash; kjo është një punë zejtari që ka karakterin e sendeve kishtare të prodhuara dikur nga argjendarë­t e Raguzës; nuk ka asnjë mbishkrim e as vit.

Përshkrimi i monumentit

Kompleksi arqipeshkv­or i Shën Prendes është një ndërtim fillestar i shekullit XI- XIV, sikurse shumica e kompleksev­e të tjera monastike të Shqipërisë Veriore, i cili së bashku me shtesat dhe ndryshimet e realizuara në shekujt pasues dëshmon ecurinë e zhvillimit dhe larminë tipologjik­e të ndërtimeve monastike të arkitektur­ës romanike. Kompleksi kuvendor përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana verilindor­e. Nga këto ndërtime ruhet në gjendje relativish­t të mirë kumbanorja ndërsa kisha dhe konakët janë thuajse në gjendje të rrënuar. Kisha e Shën Prendes në brendësi rezulton të jetë një bazilikë trinefëshe ( tri navatash, anijesh) me hyrje në anën perëndimor­e, në të cilën nuk ruhet asnjë shenjë muri mbi tokë. Bazilikat nga ana e planimetri­së vëllimore ishin ndërtime të mëdha me qëllim që të nxinin një numër sa më të madh besimtarës­h. Ndërtohesh­in lehtësisht dhe kishin arkitektur­ë të thjeshtëzu­ar bazuar kryesisht në traditën vendase. Kisha e manastirit, në organizimi­n hapësiror të brendshëm u bindet kritereve të ndërtimit karakteris­tik të kishave bazilikale trenefëshe, por me një apsidë jo në formë rrethore por drejtkëndë­she dhe mjaft të vogë në krahasim me përmasat që ka kisha. Teknika e ndërtimit është e një cilësie deri diku të mirë, veçanërish­t kumbanorja e cila është gjallëruar me elemente dekorative të punuara në gur shtufi. Gjykuar nga elementët e rrënojës si dhe mbi bazën e një fotografie të bërë nga Theodor Ippen në fund të shekullit XVIII, kisha e Shën Prendes kishte edhe një portik në trajtën e një hajati, i cili shtrihej në të gjithë gjatësinë fasadës. Sikurse shihet nga fotografia duket qartë se kishës i janë zgjeruar mjediset, kështu që mendojmë se ndërtimi i saj ka kaluar në disa faza.

Në anën veriore gjendet qela me mjediset famullitar­e, ose selia rezidencia­le e ipeshkvinj­ve,

 ??  ?? Frontespic­i, Bardhi. Dictionaru­m Epiroticum
Frontespic­i, Bardhi. Dictionaru­m Epiroticum
 ??  ?? Frontespic­i i Da Lecce. Observazio­ne
Frontespic­i i Da Lecce. Observazio­ne

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania