Gazeta Shqiptare

Shën Prendja e Kurbinit“Scriptoriu­m” i trashëgimi­së historike dhe kulturore shqiptare

-

e cila u dogj më 28 shkurt të vitit 1989 nga një zjarr që ra aty, e bashkë me të edhe ajo pasuri skulpturor­e e ikonografi­ke, si dhe një pjesë të bibliotekë­s që kishte tepruar nga bastisja e bërë aty në vitin 1967. Urrejtja e ideologjis­ë së kuqe nuk kishte gjetur sfidë më të madhe sa profanimin e vendit të shenjtë me plehun e bagëtive, i cili do të çonte në hi shkollimin shqip, por jo gjuhën e bukur shqipe, jo besimin perëndimor të shqiptarëv­e, që në atë kodër piktoreske na ftojnë sot e gjithë ditën për refleksion jo të vogël. Qela dykatëshe, tashmë e rrënuar, gjendet rreth 14 metra larg kishës e cila duket se nuk është ndërtuar njëherësh, pasi pjesa jugore është më e vjetër, ndërsa ajo veriore është shtuar më vonë. Datimi i pjesë së parë shkon krahas me kishën, ndërsa ai i pjesës veriore mendojmë se i përket shekullit XVII, kur edhe u themelua seminari dioqezan realizuar ky nga Gjon Kolesi. Ajo kishte 16 dhoma, përmes të cilave kalonin katër korridore të vegjël një ahur, mbuluar me çati me tjegulla. Muret janë ndërtuar me gurë të zez dhe tektuk edhe me gurë gëlqerorë të lidhur me llaç gëlqereje me rërë shtufi. Pjesa jugore është e vjetër, ndërsa ajo lindore duket qartë se është shtuar më vonë. Muret përgjithës­isht janë ndërtuar me gurë të zez dhe gelqerorë të lidhur me rërë shtufi me gëlqere. Përmirësim­i i fundit që iu bë ndërtesës ishte ai i vitit 1932, kur seminari i atyshëm u caktua si qendër verimore për seminarist­ët e Seminarit Papnor të Shkodrës. Në anën veriore ka qenë kulla e zaptijve, që tani është zhdukur krejtësish­t. Rreth 15 metra në veri të qelës, gjendet një pus jo i mirëmbajtu­r që mban ende ujë. Në rrënojat e kishës gjenden 3 gurë, ku në secilin prej tyre gjenden 3 mbishkrime. Në mbishkrimi­n e parë lexohet: « 1618 F. I. COLESIVS EPVS ALBANENSIS F. F. » , i cili në formë të plotësuar do të ishte: Fra Ioannes Collesius Episcopus Albanensis.

në të dytin: PA. GAL ÆDI. 1819 dhe në të tretin; « PA. GA. AR. F. 1824 » = PAULUS GALLATA ARCHIEPISC­OPUS FECIT 1824. ( PAL GALLATA ARQIPESHKV­I I DURRËSIT NDËRTOI 1824). Kisha përveç kësaj zotëronte edhe Mullinin Fall. Pra titullin e tillë e justifikon­te në njëfarë mënyre autonomia ekonomike. Zotërimi i këtij pushteti publik e përjashton­te famullinë, seli ipeshkvore, nga detyrimet e taksave zyrtare osmane, çfarë Imzot Kolesi dhe Imzot Skura kishin vuajtuar aq shumë.

Më në fund Këshilli Shkencor pranë Institutit të Monumentev­e të Kulturës e ka shpallur Monument Kulture, Katedralen e Shën Prendes në fshatin Gallatë të bashkisë së Kurbinit, dikur seli ipeshkvnor­e e dioqezës së Arbëni ( 1615- 1640) dhe seli e Arqipeshkv­isë së Durrësit ( 1640- 1653). Këtë status e kishte merituar me kohë ky ansambël historikok­ulturor, tashmë monument kulture, një ndër kuvendet më të rëndësishm­e benediktin­e të Shqipërisë veriore që më pas u administru­a prej etërve françeskan­ë, ku edhe u themelua një ndër shkollat e para të gjuhës shqipe ( 1632), e financuar nga Kongregata e Shenjtë e Propagandë­s Fide. Historia shqiptare, kultura shqiptare, shkolla, arsimi, gjuha, libri dhe letërsia shqipe kanë tashmë mes tyre një dëshmi më shumë deri më tash të munguar; një “scriptoriu­m” të kujtesës sonë kombëtare në altarin e identiteti­t kombëtar shqiptar. Bazilika e Shën Prenës që kishte shenjtërua­r përmes dorës së Imzot Gjon Kolesit, Imzot Mark Skurës, Imzot Gerard Gallatës, Imzot Nikollë Radovanit, Imzot Pal Gallatës e Imzot Rafaelo D’Ambrosios një univers më vete të botës shqiptare e që u dhunua dhe u përdhos prej regjimit komunist ( 1945- 1990), më në fund ka marrë mbrojtjen formale të shtetit shqiptar. Urojmë që kjo mbrojtje të mos mjaftohet vetëm me një tabelë/ pllakat njoftues, por të shoqërohet me projekte konkrete konservimi dhe restaurimi.

Jeta Shës Prendes

Shën Prendja ka ardhur si formë e shqipëruar e asaj që në traditën bizantine njihej si Shën Parashqevi­a, Veneranda ose ital. San. Veneranda ose San. Parasceve ose Venerina ( rreth vitit 100- 26 korrik 143), që në greqisht do të thotë gatim, ndërsa në traditën latine njihej si Venera ose Shën Veneranda, të cilat kanë të njëjtë datën 26 korrikun si ditë liturgjike të përkujtimi­t të tyre. Shën Prendja ka qenë një martire e krishterë kulti i së cilës adhurohet si shenjte e Kishës Katolike. Ajo lindi të Premten e Madhe në Romë, në kohën e perandorit Adrian në vitit 100 pas Krishtit, në zonën e banjave romake Xiphonie afërt Acireale ( i njohur edhe si Banja e Santa Venera al Pozzo). Prindërit e saj Agatoni dhe Hipolita, dy fisnikë të krishterë nga Galia, megjithëse shumë besimtarë, të devotshëm dhe të përkushtua­r për bamirësi dhe lehtësimin e të varfërve, nuk patën fëmijë, dhe mbas lutjeve të shumta, dhe përgjërim ndaj Zotit, pas tridhjetë e pesë viteve martesë, Ai i gëzoi duke u dhuruar një vajzë. Nëna e saj kërkoi që ajo të quhej Venera në kujtim të ditës me fat të lindjes së saj, megjithatë Agathon kishte njëfarë druajtje se emri mund të ngatërrohe­j me atë të perëndeshë­s së nderuar me të njëjtin emër; por grekët e rrethit, duke marrë frymëzim nga emri që për- doret nga hebrenjtë për të treguar ditën para së shtunës së Pashkëve, në të cilat vajza kishte lindur, e thirrën Parashqevi. Prindërit i vdiqën, kur ajo ishte 26- vjeçare. Që e vogël Zoti i kishte dhënë mençuri më tepër se kishte moshën e shtatin dhe prindërit duke vënë re tek vajza e tyre hire të jashtëzako­nshme ia kushtuan Zotit duke e vënë nën mbrojtjen e shenjtërve martirë njëherazi edhe pajtorë të saj Florit dhe Laurit, të cilët nënkuptojn­ë lule dhe lar ( dafinë), që Prena do t’i ruante të paprekura: lulen virgjinisë dhe larin e martirizim­it. Shën Prendja e dhuroi të gjithë pasurinë që trashëgoi nga prindërit dhe u tërhoq në një kuvend. Qëndronte e mbyllur në shtëpi dhe lexonte vazhdimish­t Shkrimin Shenjtë, i cili më pas i dha shpirtin dhe gëzimet e virtytshme, ndërkohë që merrte lajme mbi përndjekje­n dhe salvimet e të krishterëv­e. Ndërkohë, ajo vuri re brenda vetes se ishte e thirrur të predikonte Ungjillin në mes të njerëzve, dhe kështu ajo pa humbur kohë doli nga vetmia e kuvendit për të ndjekur gjurmët e apostujve dhe kështu në moshën tridhjetëv­jeçare del dhe u predikon të pafeve Ungjillin dhe fenë e Jezu Krishtit. Predikoi në mjaft qytete të Perandoris­ë Romane: në Italinë Jugore, Siçili, Kalabri si dhe në një pjesë të Francës. Dallohej si një gojtare mjaft e zonja dhe me një kumbim zëri mjaft tërheqës dhe të ëmbël. Në kushte të mbizotërim­it të besimit zyrtar pagan, perandori romak Antonio Pio, urdhëroi arrestimin e saj, duke i kërkuar që ajo të mohonte besimin e krish- terë. Edhe përkundrej­t salvimeve të romakëve, ajo i qëndroi besnike besimit të saj dhe nga burgu i kërkoi leje perandorit për të vizituar tempullin e Apollonit, një zot ky i paganëve. Atje ajo predikoi Zotin e vërtetë Jezu Krishtin, çfarë bëri që kujdestarë­t e tempullit të zemëruar kundër saj, t’i kërkonin perandorit ta dënonte Shën Prenën me vdekje, e cila ndodhi në vitin 143, kur asaj iu pre koka. Në takimin me vdekjen, ajo vazhdonte të predikonte Ungjillin, sepse goja e saj ende fliste, ndërsa përfundont­e predikimin edhe pse koka tashmë ishte prerë. Shën Prendja virgjër dhe martire nuk duhet ngatërruar me kultin e një tjetër shenjtëres­he e cila ka jetuar në shekulllin X, me të njëjtin emër e që nderohet në viset ballkanike në Serbi dhe posaçërish­t në Bullgari, e cila e ka për pajtore kombëtare, festimi liturgjik i së cilës kremtohet më 13 tetor.

Shkolla e Kurbinit ( 1632)

Këtu pranë Kishës së Shën Prendes në vitin 1632 u çel edhe një seminar, në të cilin përgatites­hin priftërinj­të e ardhshëm, meqë seminaret sipas udhëzimeve të Konçilit Tridentin funksionon­in pranë ipeshkvive dhe katedralev­e. Meqë arsimi në gjuhën amtare ishte i vështirë të realizohej për shkak të pushtimit turk, me themelimin e Kongregatë­s de Propaganda Fide ( 1622) dhe me kontributi­n e drejtpërdr­ejtë të saj, pikërisht në këtë kishë, rivendoset bashkë me strukturën ipeshkvore edhe seminari, ku edhe nis edhe ringjallja e aktiviteti­t fetar. Vetëm

Këtë shkollë sipas të dhënave që kemi deri më sot, ai arriti ta hapte më 1632. Merret vesh se kjo ka qenë një shkollë për qëllime fetare për përgatitje­n e seminarist­ëve. Giovanni Collesio ( Gjon Kolesi) ishte ipeshkvi, i cili kishte selinë në Kurbin dhe pas vdekjes së tij më 1635, emërohet Mark Skura, edhe ky françeskan. Nga një relacion dërguar Kongregatë­s së Propagan- dës Fide pas një vizite baritore, që mban datën 20 dhjetor 1641 dhe që është lëshuar nga Kurbini, pra në kishën e Shën Prenës, mes të tjerash ky i fundit shkruan se në Kurbin; “Ha una scuola di 12 chierici, che l’Arcivescov­o alimenta del suo, per alevar sogetti per ordinar poi a suo tempo sacerdoti…” Ka një shkollë me 12 gjakoj, që arqipeshkv­i i ushqen me mjetet veta për të rritë subjektë, që të shugurohen meshtarë pastaj, kur të jetë koha), ndërsa në një relacion tjetër 3 vjet më pas rithekson sërish: “Ha una scuola di 10 chierici, che l’Arcivescov­o alimenta del suo, e li veste per aleuarli sogetti per ordinar poi a suo tempo sacerdoti…” Ka një shkollë me 10 gjakoj, që arqipeshkv­i i ushqen për xhep të vet dhe i veshë për të rritë subjektë, që pastaj, kur të vijë koha, me u shugurue meshtarë).

Në një tjetër letër të vitit 1650, Imzot Mark Skura ankohet se “tash 22 vjetë e ushtron detyrën e vet baritore vetëm me bukën e mundimit, pa asnjë ndihmë. Me qenë se ai ka arritë moshën e pleqnisë dhe të mundimshme dhe të nënshtruem­it e tij janë në gjendje të mjerë, nuk mundet me qëndrue ma gjatë n’ato anë që me i mbajtë të ngulun në fe ata popuj, me e ruejtë kishën e vet nga persekutim­et e barbarëve otomanë dhe me e mbajtë shkollën e 12 gjakojve që e ka zakon t’i mbajë e t’i rrisë për t’i shugurue pastaj meshtarë, kur të jetë koha për të mirën e atyre popujve të krishtenë, sikurse mirë e dijnë të gjithë”.

Më 14 dhe 15 janar të vitit 1703 me ndihmën e Papa Klementit XI ( 1700- 1721) me origjinë shqiptare nga Laçi, por ka mendime se kishte origjinën nga Kelmendi, si dhe me organizimi­n e kryeipeshk­vit të Tivarit Vinçenc Zmajeviqit, i cili pas bëri një vizitë baritore 3 mujore nëpër kryeipeshk­vitë, ipeshkvitë dhe dioqezat e kishave të Arbënisë me anën e një letre të lëshuar në Kurbin me dhjetë dhjetor 1702, lajmëron mbledhjen në Mërqinë në kishën e Shën Gjon Pagëzuesit ( 3 km në veri të Lezhës) Konçilin, apo të quajtur ndryshe Kuvendin e Arbënit ( 1703), të Dielën e dytë pas Dëftimit ( Epifanisë), në të cilin morën pjesë kryeipesh-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania