Gazeta Shqiptare

BRITMA PER NDIHME

-

dit.-” Akoma s’po dëgjon gjë?” vazhdoi profeti “A nuk dëgjon si vjen nga thellësitë zhaurima e ujrave dhe një gjëmë?”- Përsëri heshti Zarathustr­a dhe ngriti veshët: dhe atëhere dëgjoi një britmë të gjatë, të gjatë që një humnerë ja përcillte një humnere tjetër, sepse asgjë nuk i dilte për zot: aq mizorisht kumbonte britma.

“O ambasador kobëzi”, më në fund u shpreh Zarathustr­a “kjo është një thirrje për ndihmë, është britma e një burri që duket sikur vjen nga një det i ngrysur. Por mua ç’më duhet mjerimi njerëzor? Mëkati i fundit imi, që deri më sot më ka kursyer, a e di se si quhet?”

“Mëshira” u përgjigj profeti me gjithë zemër duke i ngritur krahët drejt qiellit- “o Zarathustr­a, unë kam ardhur të të tundoj me mëkatin tënd të fundit!”

Dhe sapo u shqiptuan këto fjalë britma rijehoi edhe një herë, edhe më e gjatë dhe mç e ankthshme se sa e para, dhe shumë më afër.” A e dëgjon? A e dëgjon, o Zarathustr­a?” bërtiti profeti “thirrja është për ty, ajo të grish ty: eja, eja, eja, koha erdhi, erdhi tashmë koha!”

Atëherë Zarathustr­a heshti, i hutuar dhe i tronditur; më në fund pyeti, si i zënë në faj:” Kush na qënka ai që më thërret nga poshtë?”

“Po ti e di mirë , stuhishëm ju përgjigj profeti, pse po na fshihesh? Njeriu superior po të thërret! “

“Njeriu superior?” bërtiti Zarathustr­a gjithë llahtar “Çfarë na dashka ky? E çfarë na dashka ky? Njeriu superior? Çfarë na dashka këtu lart?”- dhe u mbush me djersë.

Po profeti nuk ju përgjigj ankthit të Zarathustr­ës dhe i ngriti veshët duke dëgjuar humnerën. Por pasi ky mbeti i heshtur për një kohë të gjatë, ai e ktheu vështrimin dhe e pa para vetes Zarathustr­ën, që qëndronte duke u dridhur.

“O Zarathustr­a, filloi të flasë me një zë plot trishtim, mos më rri këtu para meje si ai që lumturia e bën të sillet vërdallë: do të të duhet të vallëzosh që të mos më biesh përtokë!

Po edhe sikur të deshe të vallëzoje para meje me të gjithë numrat e tu: askush s’duhet të më thotë “Ja, po vallëzon i fundmi i të kënaqurve!”

Më kot do të ishte shtyrë deri në këtë lartësi ai që do ta kërkonte këtu atë njeri: do të gjente veç guva, guva pas guvash, strofka e strofka dhe jo miniera lumturie, thesarë dhe shtresa të reja armbajtëse lumturie.

Lumturi- e si gjendet lumturia pranë këtyre të varrosurve të gjallë, pranë këtyre murgjve! Apo mos duhet ta kërkoj lumturinë e fundit ndër ishuj të bekuar në dete të harruar?

Po gjithçka është e barabartë, për asgjë s’ja vlen mundimi, s’ka duk kërkimi dhe as ishujt e bekuar nuk ekzistojnë më!”

Kështu psherëtint­e profeti, por në psherëtimë­n e tij të fundit Zarathustr­a u kthye prapë i kthjellët dhe i sigurt në vetvete, si ai që nga një shpellë e thellë në dritë ridel. “Jo! Jo! Jo! Tre herë jo! “briti zëlartë duke drejtuar mjekrën “këtë unë e di më mirë se ti! Akoma ekzistojnë ishuj të lumë, të bekuar! Për këtë mbylle gojën, o thes psherëtitë­s trishtimi!

Mos më shih vëngër për këtë, o re shiu mëngjezor! A nuk jam bërë tashmë qull me trishtimin tënd dhe si qen po hungëroj?

Tani po shkundem dhe po iki me vrap larg teje, që të mund të thahem dhe nuk duhet të habitesh për këtë! Nuk po na sillem si oborrtar? Po këtu jemi në oborrin tim.

Dhe përsa i përket njeriut tënd superior: para! Po fluturoj ta kërkoj në këta pyje: që andej vinte britma e tij. Ndoshta po e sulmon ndonjë bishë e egërsuar.

Ai ndodhet mbi territorin tim: prandaj nuk duhet të vuajë asnjë dëmtim! Vërtet, nga anët e mia ka shumë bisha të egërsuara”,

Me këto fjalë Zarathustr­a bëri të vihej në udhë. Atëherë profeti i tha “O Zarathustr­a, ti je një horr!

E kam kuptuar: ti do të më heqësh qafe! Preferon të endesh pyjeve dhe tu ngresh kurthe bishave të egra!

Po kjo a të bën fajde? Në mbrëmje prapë tek ty do të vij; do të ulem tek shpella jote, i duruar, rëndë- rëndë si një cung- duke të pritur!”

“Ashtu qoftë!” u gjegj duke u larguar Zarathustr­a “Ajo që është e imja në shpellë të përket edhe ty, o miku im!

Nëse gjen akoma mjaltë, lëpije të gjithën, o ari grindavec dhe ëmbëlso kështu shpirtin tënd! Në fakt sonte dua që të dy ne të jemi me humor të mirë.

- me humor të mirë dhe të gëzuar që mbaroi kjo ditë? Dhe ti do të vallëzosh si një ari që unë e bëj të vallëzojë, kur të këndoj këngët e mia.

Nuk e beson? Po tund kokën? Hajde, hajde, o ari plak! Se edhe unë- profet jam”.

Kështu foli Zarathustr­a * Përktheu Lluka Qafoku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania