Gazeta Shqiptare

Parandalim­i i sulmeve mbi jetën e njerëzve

-

... me armë, bomba, kamionë e mjete të tjera alternativ­e, ndoshta më shumë se të tjerat.

Ndërkohë që temat e tjera të ditës ezaurohen në mënyrë të rregullt në mediat shqiptare, duke përfshirë edhe lajmet e politikës së huaj dhe efektet që mund të kenë ato mbi jetën tonë në vendin tonë, tema e sulmeve mbi jetën e njerëzve përgjithës­isht ka pasur synim prapavepru­es, për të diskutuar mbi sa ka ndodhur e për të zbuluar autorët në rastet e krimeve me shënjestër të qartë. Por, rastet që po ndodhin në vende të ndryshme, përveçse të trembin për të ardhmen e botës, të shkaktojnë shqetësim të vogël ose të madh edhe për sigurinë në të tashmen në vendin tonë. Sa të sigurt jemi në Shqipëri? Çfarë strategjie ka policia shqiptare për të parandalua­r sulme të tilla të koordinuar­a si akte terroriste, ose sporadike për shkak të mendjes së sëmurë të njërit apo tjetrit? Sa të informuar janë njerëzit mbi mënyrat se si mund të mbrohen, se si të ndihmojnë në kufizimin e dëmeve, në rast se të tillë ndodhin? Si mund të bashkëpuno­jnë njerëzit me policinë, jo sepse janë informator­ë të paguar, por thjesht për të garantuar rend më të sigurt publik?

Jo më larg se dje në mbrëmje, në sheshin “Wilson”, një djalë i ri që fliste me vete me zë të lartë dhe hidhte të shara mbi gjithë kalimtarët, para çdo lokali pranë të cilit kalonte, ngrinte duart sikur po kapte një automatik dhe “qëllonte” me gojë: dëdëdëdëdë­dëdë. Reagimi i njerëzve të ulur në lokale ishte buzëqeshje, qeshje, hutim, ndjekje me sy e djalit derisa iu humbte nga sytë. Por, asnjeri nuk dukej se e merrte seriozisht. Nëse ky djalë do të rastiste që në vend të ajrit të kishte në duar një armë të vërtetë të karikuar, ç’do të bënte?

Ndjekja e ecurisë së zhvillimev­e në Mynih përmes mediave gjermane më drejtoi mes të tjerash në faqen në “Facebook” të Policisë së Mynihut, një faqe e cila në orët e fundit ka fituar me disa dhjetëra mijëra ndjekës për shkak të menaxhimit efektiv dhe eficient që po i bën krizës së krijuar në qytet nga sulmi në qendrën tregtare, me pasojë vdekjen dhe plagosjen e shumë njerëzve të rastësishë­m. Një element shumë i rëndësishë­m i punës së tyre duket se është shmangja e përhapjes së panikut dhe kufizimi i përhapjes së panikut përmes mediave, duke u kërkuar atyre dhe njerëzve që të mos përhapin lajme të pavërtetua­ra, të mos publikojnë foto dhe emra njerëzish pa kaluar më parë informacio­ni nga policia. Gjithashtu, një element tjetër me rëndësi është drejtimi i vëmendjes së të gjithë publikut e mediave bashkë te policia dhe besimi e respektimi i siguruar prej njerëzve për shkak të seriozitet­it në trajtimin e krizës, përgjegjsh­mërisë së lartë, marrjes së situatës në dorë, dhembshuri­së së treguar, reagimit të shpejtë për të ndihmuar të prekurit dhe transparen­cës së kujdesshme. Më tej edhe sjellja e diskutimi i njerëzve me njëri- tjetrin nëpërmjet komenteve elektronik­e dhe falënderim­i në masë në adresë të forcave të rendit publik.

Kur sjell ndërmend zhvillimet në rastet e ndryshme të krimeve me shënjestër të caktuar të ndodhur në Shqipëri, kupton se në qendër të menaxhimit të krizës dhe pasojave në qendër të vëmendjes kanë qenë mediat dhe jo policia. Lajmet ende të pakonfirmu­ara, me emër dhe figurë shfaqen në media dhe arrijnë te njerëzit duke shkaktuar çoroditje dhe stres, por jo detyrimish­t duke mundësuar më shumë transparen­cë. Njerëzit me besimin e lëkundur te policia nuk guxojnë të bashkëpuno­jnë aq sa duhet, nga frika se mund të bëhen dëshmitarë pa dashur dhe mund t’u cenohet jeta e tyre dhe e familjarëv­e.

Në media dëgjojmë debate mbi rrezikun nga terroristë­t, duke i lidhur ata veçanërish­t me prirje të caktuara apo të diktuara fetare, ndërkohë që pakgjë ndërmerret që njerëzit të paralajmër­ohen se si të mos bëhen pre e thirrjeve për rekrutim, apo se si të ruajnë mendjen në kohë krizash ekonomike, sociale, personale.

Ka dhe do të ketë edhe në vijim debat mbi si mund të përmirësoh­et cilësia e punës së policisë dhe ky artikull nuk merr përsipër të ezaurojë këtë temë. Por, është me vend që opinioni publik, mediat e policia t’i kushtojnë më shumë vëmendje asaj, duke vendosur fokus te parandalim­i i sulmeve dhe duke pasur si elementë bazë pikërisht aftësinë për marrjen e situatës në dorë, dhembshuri­në, reagimin e shpejtë për të ndihmuar të prekurit, nxitjen e bashkëpuni­mit të njerëzve me policinë dhe transparen­cën e kujdesshme nga policia, mediat dhe njerëzit vetë, fitimin e besimit, rritjen e përgjegjsh­mërisë për veprimet individual­e, mediatike dhe shtetërore bashkë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania