Gazeta Shqiptare

Ekonomia, e fituara e madhe

-

me kthimin gradual të besimit në drejtësinë tonë, e përbën edhe rritja e investimev­e të kapitalit privat shqiptar. Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të paaftë të drejtësisë sonë kanë qenë gjithnjë në këto dy dekadat e fundit, në rastin më të mirë një shpurë e pasigurt për të vënë në vend të drejtat e shkelura për pronësinë apo ushtrimin e aktiviteti­t të biznesit, dhe në rastin më të keq dhe të shpeshtë, një trupë gjobëvënës­ish për biznesin vendas. Një çlirim i shpresuar dhe i shumëpritu­r prej presioneve dhe shantazhev­e të kësaj trupe do të përkthehet në dhjetëra miliona euro më shumë investime të sipërmarrë­sve shqiptarë që ende ngurrojnë vetëm nga presioni i drejtësisë së korruptuar. Me gjyqtarë e prokurorë, ku jo vetëm përzgjedhj­a e tyre, por edhe veprimtari­a e përditshme do t'u shikohet me lupë nga ekspertë perëndimor­ë, ulet shumë mundësia nga politika e ditës që të prodhojë shantazhe dhe provokime të rënda ndaj kundërshta­rit politik, duke përdorur Prokurorin­ë apo gjykatat. Në fund të fundit, i gjithë shtensioni­mi politik dhe shtimi i sigurisë së investimit privat do të shohë rritjen e pashmangsh­me ekonomike në nivele që do të ndihmojnë ndjeshëm punësimin. Parashikim­et më të ngurta për vitin 2017, edhe pse një vit zgjedhor dhe me luftë të ashpër politike, japin një rritje me 1- 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit më shumë sesa po të mos ishte miratuar reforma në drejtësi, ose në nivele 100- 140 milionë euro më shumë dhe një rritje të plotë prej 5 për qind të GDP- së! Përfitimi i tretë dhe ndoshta më i madhi për ekonominë tonë është rritja e gjasave për një integrim të shpejtë në familjen e madhe evropiane, në Bashkimin Evropian. Përmirësim­i i imazhit të vendit përpara partnerëve kryesorë ndërkombët­arë të Shqipërisë do të sjellë me siguri absolute përshpejti­min e negociatav­e për anëtarësim të plotë në BE, pavarësish­t votimit ' Jo' ( Brexit) të Britanisë së Madhe dhe mundësisë që ajo të dalë nga BE- ja. Të gjitha këto arsye prodhojnë optimizëm në veprimtarë­t ekonomikë të vendit dhe një sezon turistik që po shpaloset shumë premtues, mund të sjellin vetëm për këtë vit rritjen ekonomike jo vetëm 3.4 për qind sa parashikim­i i qeverisë, por ndoshta edhe 4 për qind. 21 korriku është me të vërtetë një datë e shënuar për ekonominë e vendit, pavarësish­t se sot janë të paktë ata që e kuptojnë të plotë rëndësinë për mirëqenien ekonomike të secilit prej nesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania