Gazeta Shqiptare

Vllaznia- Lekajt: Shihemi në prokurori

Klubi kuqeblu ka reaguar ndaj Senad Lekajt, ndërsa mohon kategoriki­sht përfshirje­n në pazare Lojtari akuzoi drejtuesit për ryshfet

- Jeton Selimi

Vllaznia është e shqetësuar nga sul met e ndryshme që po i bëhen asaj në vazhdimësi në media. Rasti më i fundit është ai i futbollist­it Senad Lekaj, i cili lëshon akuza të rënda në drejtim të drejtuesve të mëparshëm të Vllaznisë në vite, por aludon edhe për drejtuesit e sotëm. Administra­tori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi deklaron se: "Ne nuk mund të marrim përsipër mbrojtjen e drejtuesve të mëparshëm të klubit, por do të ishte mirë që futbollist­i Senad Lekaj nëse ka fakte, t'i bëjë ato konkrete me emër dhe mbiemër sepse do të ndihmonte shumë klubin për këtë gjë por edhe opinionin sportiv. Sa i takon periudhës së fundit, kam qenë unë që i kam dhënë mundësinë futbollist­it në fjalë për t'u provuar te skuadra ndonëse kishte vite që e bënte këtë gjë dhe asnjëherë s'e kishte kaluar provën. Si rrjedhojë, nëse ai nuk e ka bindur stafin, nuk ka pse të aludojë gjëra të tilla. Ai që vendos për merkaton se kush duhet të qëndrojë dhe kush të largohet, por që merr njëkohësis­ht edhe përgjegjës­itë për të, është trajneri, të cilit asnjëherë nuk i është ndërhyrë në vendimet e marra. Nëse futbollist­i në fjalë ka diçka për ndonjë drejtues tjetër të klubit, siç dhe aludon, ta thotë me emër e mbiemër. Në rast të kundërt, nëse Senad Lekaj nuk mohon të ketë pasur ndonjë problem të tillë gjatë periudhës që unë drejtoj klubin dhe të bëjë përgënjesh­trimin e duhur, atëherë ditën e hënë do të përballet me mua në prokurori, sepse kurrsesi nuk mund të lejojmë askënd të përbaltë emrin tonë, por edhe atë të klubit Vllaznia". Ndërkohë, trajneri Armando Cungu përmes kësaj deklarate për shtyp, bën me dije se askush nuk mund të luajë me emrin e tij personal, por edhe të klubit që ai përfaqëson, me të tilla deklarata e shkrime krejtësish­t të pavërteta. "Se çfarë ka ndodhur më përpara, nuk marr përsipër t'i dal për Zot. Flas për periudhën që unë drejtoj këtë skuadër dhe nëse ka njeri që provon të kundërtën e ndershmëri­së sime, jam gati të ballafaqoh­em kudo me të. Jo vetëm kaq! Nëse dikush provon që një person në klub, i ka kërkuar ryshfet për të luajtur me Vllazninë, një rrugë të vetme ka: o iki unë, ose ai person në klub që i ka marrë qoftë edhe një kafe të vetme dikujt, nuk punon më aty. Unë nuk do të pranoja kurrë të punoja me njerëz të tillë. Për këtë duhet të jenë të bindur të gjithë. Askush nuk mund të luajë me emrin e Vl- laznisë, askush nuk mundet të luajë me emrin e Armando Cungut dhe për më tepër me ndershmëri­në e tij. Futbollist­ë të tillë që flasin kështu, pa dhënë asnjë provë, asnjë emër, por me një qëllim të vetëm: përbaltjen e emrave të ndryshëm, nuk vlejnë për asgjë. Te Vllaznia njeriu i vetëm që vendos për një futbollist nëse qëndron në skuadër apo jo, jam unë, dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Sa për histori të vjetra, ka pasur kohë prej 7 vitesh t'i deklaronte këto gjëra, sepse do t'i kishte bërë nder Vllaznisë, skuadrës që ai thotë se e ka pasur ëndërr të veshë fanellën e saj", - është shprehur Cungu. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia u bën thirrje të gjithëve që të jenë më korrektë në qëndrimin që mbajnë ndaj këtij emri dhe të mos mundohen të përbaltin pa asnjë të drejtë emrin e mirë të saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania