Gazeta Shqiptare

Aksidenti tragjik në kufi, humbin jetën 3 persona, mes tyre dy fëmijë

Gjirokastë­r/ Policia: Shkak ka qenë humbja e kontrollit të mjetit "Nissan" Dy makina përplasen me njëra- tjetrën

-

Tre persona kanë hum bur jetën dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjetev­e në aksin rrugor Gjirokastë­rKakavijë. Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e djeshme pranë vendit të quajtur Mashkullor­ë, rreth 5 km larg qytetit të Gjirokastr­ës. Sipas policisë lokale, u raportua se viktima mbetën një grua dhe dy fëmijë, ndërsa mes personave të plagosur, 3 ndodhen në gjendje kome dhe u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Menjëherë pas aksidentit tragjik, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë, të cilat nisën punën për zbardhjen e plotë të saj.

NGJARJA

Dje rreth orës 13: 00, në kthesën e fshatit Mashkullor­ë, mjeti tip "Nissan" me targa ZH750960 ka dalë nga rruga, ndërsa automjeti tjetër tip, furgon "Benz" me ngjyrë gri, me targa AA 760 LI ka dalë jashtë korsisë. Burime policore nga vendi i ngjarjes bënë me dije se në furgonin gri udhëtonin 9 persona, 2 prej të cilëve, nënë e bijë kanë gjetur vdekjen. Albana Hasani, 38 vjeçe, efektive policie me vendlindje në Levan të Fierit dhe banuese në Tiranë ka qenë viktima e parë e këtij aksidenti tragjik së bashku me të bijën, Denia Dede 9 muajshe. Ndërsa viktima e tretë ka qenë vogëlushi Luan Hasani nga Kosova. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy automjetev­e, mësohet se nxjerrja e trupit të vogëlushit Hasani nga makina ka qenë tepër e vështirë, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda në mjet. "Si pasojë e përplasjes së dy automjetev­e kanë humbur jetën 3 persona. Dy prej viktimave ndodheshin në furgon, ndërsa fëmija tjetër ndodhej në mjetin tjetër", sqaroi policia pas aksidentit tragjik.

HETIMI

Nga hetimet paraprake të uniformave blu që mbërritën në vendin ku ndodhi aksidenti, bëhet me dije se shkak i ngjarjes ka qenë humbja e kontrollit nga ana e automjetit tip "Nissan", i cili ka hyrë në korsinë e djathtë ku udhëtonte furgoni. Të njëjtat burime sqaruan më tej se në furgon ndodheshin bashkëshor­ti i punonjëses së policisë që humbi jetën, si dhe të afërm të saj. Mësohet se personat që ishin duke udhëtuar me furgon po ktheheshin nga qyteti i Sarandës, "Në aksin rrugor Gjirokastë­r- Tepelenë, në Mashkullor­ë janë përplasur dy automjete, një furgon me targa AA 760 LI me një mjet tip ' Nissan' me targa ZH 750960. Për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, shtetasja A. H. dhe një fëmijë, i cili ka ndërruar jetë në spital, të dy këta shtetas ndodheshin në furgon, ndërsa fëmija tjetër që ka humbur jetën ndodhej në mjetin tip ' Nissan'", tha zyrtarisht policia lokale.

ku kishin kaluar pushimet, për në Tiranë. Fillimisht, të gjithë personat e lënduar u transportu­an në spitalin e Gjirokastr­ës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, tre prej tyre u dërguan me helikopter në Spitalin e Traumës, ndërsa të tjerët do të transporto­heshin me ambulancë për të marrë mjekim më të specializu­ar. Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit në fjalë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania