Gazeta Shqiptare

Mjekët e Spitalit të Traumës: Dy fëmijë e një burrë, në gjendje kome

Bushi: Pesë të tjerë janë me fraktura, por jo në gjendje të rëndë “Njëri ka marrë dëmtime të mëdha në kokë”

-

Mjekë të Spitalit të Traumës në kryeqytet thanë dje se tre prej personave të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur në Gjirokastë­r ndodhen në gjendje kome. Ky fakt u bë me dije nga mjeku Dritan Çela. Sipas tij, dy prej tyre janë fëmijë, ndërsa personi i tretë është i seksit mashkull. Ndërsa drejtori i këtij spitali, Gjovalin Bushi, në një prononcim për mediat tha se në Spitalin e Traumës po transporto­heshin edhe disa prej të aksidentua­rve të tjerë, por që ndodheshin në gjendje më të mirë shëndetëso­re.

DEKLARATAT

Dritan Çela, mjek në Spitalin e Traumës, tha për mediat se menjëherë pas aksidentit, tre prej personave që ishin në gjendje më të rëndë u transportu­an me helikopter në Tiranë. “Fillimisht në spital mbërritën tre vetë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rëndë. I kemi ekzaminuar. Janë në reanimacio­n dhe dy janë fëmijë. Njëri prej tyre është i moshës rreth 5 vjeç, ndërsa tjetri i moshës rreth 11 vjeç. Ndërsa rasti tjetër është një burrë ende i paidentifi­kuar dhe është në gjendje të rëndë po në reanimacio­n”, tha Çela. Përsa u përket personave që u transportu­an pak minuta më vonë me një ambulancë, mjeku tha se nga informacio­net që ai kishte, të plagosurit e tjerë ish-

“Në gjendje të rëndë është një prej fëmijëve, pasi është goditur në kokë. Madje edhe burri, rreth 37- vjeç paraqitet rëndë”

in në gjendje më të mirë, pavarësish­t frakturave të ndryshme që kanë. Ndërkaq, ai shtoi më tej se, “tre personat që mbërritën në fillim në gjendje të rëndë janë të intubuar. Të plagosurit rëndë kanë dëmtime në organet e brendshme, ndërsa njëri prej të vegjëlve ka dëmtim edhe në shpretkë”, sqaroi ai më tej. Po ashtu, Çela tha se njëri prej fëmijëve që është në gjendje kome ka marrë goditje të mëdha në kokë. “Në gjendje të rëndë është një prej fëmijëve, pasi është goditur në kokë. Madje edhe burri, rreth 37vjeç paraqitet rëndë”, pohoi Policia

mjeku. Kurse Gjovalin Bushi, drejtori i Spitalit të Traumës, tha për mediat se gjendja e tre të plagosurve paraqitet kritike për jetën, pasi janë intubuar dhe kanë marrë fraktura. “Pesë

personat që po transporto­hen për në spital kanë fraktura, por nga të dhënat që kemi deri më tani, fatmirësis­ht të plagosurit nuk paraqiten në gjendje të rëndë”, sqaroi Bushi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania