Gazeta Shqiptare

Vritet në Vlorë Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami, plagoset një tjetër

Izolohen portat e Vlorës, shoqërohen të parët në komisariat

-

VLORE-

Breshëria e armëve dhe lajmi për dy të vdekur e një të plagosur nga atentati kanë tronditur Vlorën natën e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në një qendër bastesh në lagjen “Partizani” te spitali. Nga të dhënat paraprake, një person ende i paidentifi­kuar ka hapur zjarr me kallashnik­ov në drejtim të qendrës së basteve, ku nga të shtënat humbi jetën shtetasi Ilir Deromemaj si dhe Dhimitër Cani, rreth 60 vjeç si dhe u plagos Krenar Runaj, 53 vjeç. Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa u transportu­a me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohe­t një operacioni. Sipas burimeve paraprake, Ilir Deromemaj është person me precedent penal, pasi në vitin 1998 ka vrarë shtetasin Lame Gockaj, ndaj mendohet se objektivi i atentatit të ketë qenë Deromemaj. Mbiemri Deromemaj është i njohur njëkohësis­ht në Vlorë, pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2015 Partia Demokratik­e vuri përballë mjekut Dritan Leli ndërtuesin Genc Deromemaj, i cili ka lidhje gjaku me viktimën. Forca të shumta policore që kanë mbërritur në vendngjarj­e kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe kapjen e autorit. Bëhet me dije se janë sho- qëruar tre të parët në komisariat, ndërsa portat hyrëse në qytetin bregdetar u izoluan nga patrullat, të cilat kontrolloj­në çdo lëvizje. Nga pistat hetimore të deritanish­me dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për hasmëri, ndërsa pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes. Sipas informacio­neve që përcjell gazetari i “News 24”, Enrik Mehmeti, dyshohet që autori i ngjarjes pasi ka zbritur nga një automjet, ka hapur zjarr në drejtim të pikës së basteve. Burime policore dyshojnë se objektiv i sulmit ka qenë Ilir Deromemaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania