Gazeta Shqiptare

Bardhi: Debati për ndërkombët­arët, lojë politike e Ramës, s’donim eksperimen­te me të huajt

“Drejtësia”, eksperti i PD: Pas kornizës ligjore të reformës, radha e paketës plotësuese të ligjeve “Urgjente miratimi i 7 ligjeve, kërkojnë negociata politike”

- Valentina Madani

Pas miratimit në Kuv end të kornizës lig jore të reformës për drejtësinë me konsensusi­n e të gjitha palëve, radha i vjen miratimit të paketës së ligjeve që e plotësojnë atë. Eksperti ligjor i Partisë Demokratik­e, Gazmend Bardhi beson se reforma në drejtësi reflekton rekomandim­et e Komisionit të Venecias, por ai gjykon se kërkohen sërish negociata politike për paketën plotësuese. Z. Bardhi shprehet se formula KLGJ dhe KLP është sipas ‘ Venecias’ dhe se nevojë urgjente është që të miratohen 7 ligje. “Edhe 7 ligjet mund të kërkojnë negocime politike. Pa ndihmën e SHBA dhe BE nuk do kishim reformë”, - tha ai. Eksperti i PD- së foli edhe për debatin me ndërkombët­arët, që sipas tij u propagandu­a dhe u stis nga kryeminist­ri Rama. I ftuar në rubrikën ‘ Opinion’, në ‘ News24’, Bardhi pohoi se në asnjë moment opozita nuk ishte kundër rolit të ndërkombët­arëve. “Të gjithë shqiptarët e dinë se do ishte e pamundur që nëse ti kontrollon strukturën që heton, kjo nuk mund të bëhet. Nuk do të jetë një proces i njëanshëm politik, por i balancuar. Unë jam i bindur se do ketë zgjedhje profesioni­stësh. Fillimisht drafti i shtatorit për ‘ vetingun’ do ishte 11 vite. Kërkesa jonë ka qenë që vetingu të ishte për 5 vite. Ne mendojmë se do ishte e mjaftueshm­e edhe 3 vjet. Nëse ka vullnet për ta bërë këtë proces, nuk mendoj se do ketë nevojë për shumë kohë, pasi mund të arrihet në mënyrë më të shkurtër. Nuk mund të presim ne që qytetarët të trokasin atje ku duan drejtësi, duan të marrin rezultat. Debati për ndërkombët­arët ka qenë i stisur nga kryeminist­ri kryesisht dhe ishte

më tepër propagandë. Kur një organ, apo një funksionar i caktuar merr përsipër të marrë një detyrë, duhet të ketë llogaridhë­nie. Nuk ka qenë më

shumë çështje e lidhur me sovranitet­in, por nuk mund të bëjmë eksperimen­te. Kemi kërkuar që të ketë llogaridhë­nie kushtetues­e”, - theksoi

z. Bardhi. Reforma në drejtësi në vendin tonë do të fillojë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ngritja e institucio­neve të posaçme për zbatimin e Ngritja e institucio­neve të posaçme për zbatimin e kësaj reforme do të nisë fill pas dekretimit të ndryshimev­e kushtetues­e nga presidenti Bujar Nishani. Në shtator pritet të nisë procesi për zgjedhjen e organeve të reja të gjyqësorit, por Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh të mbledhë CV për punonjësit e rinj. Kjo pasi procesi pritet të jetë gati në shtator, kur edhe do të kryhen hetimet e para.

kësaj reforme, do të nisë fill pas dekretimit të ndryshimev­e kushtetues­e nga presidenti Bujar Nishani. Në shtator pritet të nisë procesi për zgjedhjen e or- ganeve të reja të gjyqësorit, por Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhë CV për punonjësit e rinj. Kjo pasi procesi pritet të jetë gati në shtator, kur edhe do të kryhen hetimet e para. SHBA- të do të ofrojnë buxhetin për Byronë Kombëtare të Hetimit, godina e së cilës do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të Tiranës, ndërkohë që në brendësi të saj po vendosen pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar. Siç mësohet, në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH) nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, nuk duhet të ketë qenë asnjëherë agjent apo rezident i shërbimit sekret shqiptar, por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, dhe duhet të ketë moshë nga 3045 vjeç. Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH- së do të jenë specialist­ë IT- je dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarrit si dhe për metoda policimi. Procesi i zbatimit të reformës në drejtësi do të intensifik­ohet në shtator. Gjykatat aktuale do të qëndrojnë derisa të ndërtohen institucio­net e reja të drejtësisë. Kështu, të parat institucio­ne që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit, apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti- korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t. Tashmë është miratuar korniza ligjore e reformës. Duhet të miratohen rreth 40 ligje. Procesi i vetingut zgjat 5 vjet. PD- ja gjykon se edhe presioni i ndërkombët­arëve, nëse do jetë i drejtë, simetrik, i vazhduar, nuk do të jetë i dëmshëm për ta realizuar reformën ashtu siç duhet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania