Gazeta Shqiptare

PS, Manja: Opozita dhe kushdo tjetër s’mund t’i shmanget dhënies së votës për 7 projektlig­jet

-

shtator politika do të jetë sërish në provë për kon sensus, pasi në Kuvend do të miratohen ligjet që e bëjnë të zbatueshme reformën në drejtësi. Deputeti i PSsë Ulsi Manja, njëherësh anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, sqaroi për “Ora News” arsyet e shtyrjes së votimit të 7 ligjeve të emergjencë­s, por edhe domosdoshm­ërinë e shumicës dhe opozitës për kompromis. Deputeti Manja ndalet edhe në rëndësinë e rolit të faktorit ndërkombët­ar në procesion e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, si një garanci për një drejtësi të pakorruptu­ar. Me miratimin në 21 korrik të ndryshimev­e kushtetues­e, sipas Manjës shtëpisë së drejtësisë i është vënë dera e blinduar. “7 projektlig­jet reflektojn­ë 100% parashikim­et e bëra në Kushtetutë­n e re që miratuam, me përjashtim të atyre çështjeve që kishin ngelur hapur dhe ishin pjesë e negociatav­e politike. Pra në projektlig­jin e paketës kushtetues­e nuk kanë qenë të reflektuar­a vetëm zgjidhjet e minutës së fundit që dha politika. Pjesa tjetër janë çështje tërësisht të reflektuar­a nga Kushtetuta te ligjet. Arsyeja që u la në shtator është e thjeshtë. Sapo Kushtetuta e re të hyjë në fuqi, do të diskutohen. Ato 7 ligje e kërkojnë si kushtetuts­hmëri konsensusi­n e 84 votave, por do të ishte mirë edhe më gjerë. Opozita dhe kushdo tjetër nuk mund t’i shmanget dhënies së votës në parlament, pasi me Kushtetutë­n e re ne i kemi vendosur shtëpisë së drejtësisë derën e blinduar dhe 7 projektlig­jet janë çelësat për të hapur derën”, - deklaroi z. Manja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania