Gazeta Shqiptare

Sajmir Vishaj: Tani trego emrat e gjykatësve të korruptuar!

Kreu i Dhomës së Avokatëve, mesazh për ambasadën amerikane

-

Pas

miratimit të re formës në drejtësi, duket se padurimi ka sjellë dhe kërkesa për veprime konkrete që nuk varen shumë nga miratimi i 7 ligjeve në funksion të zbatimit të reformës. Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj, i kërkon ambasadori­t amerikan në Tiranë, Donald Lu të publikojë emrat e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, të cilëve u është refuzuar pajisja me vizë për në SHBA. “Unë mendoj që duhet një amnisti për ata gjyqtarë apo prokurorë që minimalish­t s’kanë marrë viza në ambasadën e SHBA në Tiranë, që para se të kalojnë vetingun, të japin dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, qofshin këta të gjykatave apo prokuroriv­e të rretheve apo Krimet e Rënda. Ka ardhur koha që ambasada e SHBA- vë në Tiranë, siç e falënderua­m për reformën në drejtësi, të japë emrat e tyre”, shkruan avokat Sajmir Vishaj në një postim në “Facebook”. Miratimi me konsensus i ndryshimev­e kushtetues­e në seancën e së enjtes i hap udhë përzgjedhj­es nga politika të 31 zyrtarëve të lartë të drejtë- sisë. Përzgjedhj­a do të nisë me 21 anëtarët e komisionit të vetingut, që do të përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, Kolegji i Apelimit dhe dy komisioner­ë publikë. Kandidatët dorëzojnë aplikimin te presidenti, që ka 45 ditë për të nxjerrë listën e atyre që kualifikoh­en ose jo, në të kundërt kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit. Është më tej operacioni ndërkombët­ar i monitorimi­t, që vlerëson kandidatët dhe i kalon 3 lista Kuvendit. Në të gjelbrën kandidatët nuk plotë- sojë kriteret formale, në të bardhën janë kandidatët e kualifikua­r, në të zezën janë mbetësit. Listat filtrohen nga komisioni ad hoc me 6 anëtarë ë Kuvendit, tre nga opozita tre nga shumica. Më pas një komision tjetër me 12 anëtarë zgjedh në mënyrë elektronik­e 12 kandidatët për Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it dhe komisioner­ët publikë, ndërsa një komision i tretë zgjedh në të njëjtën mënyrë, 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania