Gazeta Shqiptare

Vrasja e dyfishtë në ‘ 97- ën, kërkohet 20 vite burg për autorin Gentian Doda

Prokuroria: I pandehuri dhe Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel Vëllai i objektivit kishte paralajmër­uar ngjarjen

- Xhensila Kodra

Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe kërkon dënimin me 20 vite burgim për shtetasin Gentian Doda, i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjes dhe Asllan Gjokës, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit 1997. Sipas hetimit të prokuroris­ë, ka rezultuar se autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktua­r verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidental­isht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëv­e se kush e kishte qëlluar, duke identifiku­ar Gentian Dodën. Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër- arrestit ndërkombët­ar të lëshuar nga autoritete­t shqiptare. Pas ekstradimi­t, i akuzuari kërkoi rivendosje­n në afat dhe rishikim të dënimit të

ZYRA PERMBARIMI­T GJYQESOR KORCE

dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Çështja ndaj tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetues­e, e cila vendosi që gjykimi të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit. “Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij me 20 vite burgim për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Prokuroria nuk e ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale të “Armëm- bajtjes pa leje”, për faktin se autoritete­t amerikane e lejuan ekstradimi­n e tij vetëm për veprën e vrasjes”, shkruhet në njoftimin e prokuroris­ë.

HETIMI

Nga hetimi i Prokuroris­ë së Matit ka rezultuar se më datë 27.10.1997 rreth orës 11: 30 minuta, viktima Gazmir Dedja ishte duke bërë shëtitje në qytetin e Burrelit së bashku me disa të njohur të tij. Në afërsi të gjimnazit të qytetit u takua me vëllain e tij, Halit Dedja dhe pasi biseduan, u ndanë pak metra larg njëri- tjetrit. Gjatë bisedës, shtetasi Halit Dedja i ka thënë të vëllait ( viktimës) Gazmir Dedja se një makinë e markës “Benz” me targa DR po vjen vërdalle dhe të kishte kujdes. Pak çaste më vonë, në vendin e quajtur “Tuneli” në qendër të qytetit të Burrelit, i pandehuri Gentian Doda së bashku me disa persona të tjerë në një distancë të afërt rreth 10 metra, i thërret viktimës dy here: “O Gaz, o Gaz” dhe viktima sapo kthehet nga drejtimi i zërit, qëllohet me automatik me breshëri nga i pandehuri Gentian Doda. Në këtë ngjarje është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen edhe një shtetas tjetër i quajtur Asllan Gjoka. I pandehuri Gentian Doda pas kryerjes së krimit është larguar në thellësi të tunelit dhe pasi ka hipur në makinë, është larguar në drejtim të stadiumit të qytetit të Burrelit. Mbasi është qëlluar, viktima Gazmir Dedja ka thirrur: “Më vranë o Halit”. Menjëherë në vendngjarj­e shkon vëllai i viktimës, Halit Dedja për t’i dhënë ndihmën e parë viktimës Gazmir Dedja, duke e dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Burrel. Mbasi shkoi në spital, viktima pas disa orësh dhe deri sa vdiq ( 2 ditë ka jetuar) ishte në gjendje të fliste për ngjarjen e ndodhur dhe atë ua ka treguar pjesëtarëv­e të familjes dhe njerëzve të afërm të tij. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje nga prokuroria dhe janë pyetur si persona që tregojnë rrethanat e hetimit, familjarët e viktimës Gazmir Dedja, si vëllai i tij Halit Dedja ( i vrarë pas disa viteve në Tiranë, konkretish­t në vitin 2010), babai Fehmi Dedja ( i vrarë pas ngjarjes), ish- bashkëshor­tja Hajrie Dedja dhe e ëma Xhevrie Dedja. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se edhe nga shpjegimet që kanë dhënë këta persona, ka rezultuar se viktima Gazmir Dedja ishte duke bërë shëtitje në qytetin e Burrelit së bashku me disa të njohur të tij dhe më pas është takuar me të vëllain. Gjithashtu, familjarët e Gazmir Dedja kanë treguar më tej të gjithë skenën e ngjarjes, ashtu siç ia kishte treguar familjari i tyre. Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se nga viti 1997 e në vazhdim, shkak i konfliktit me pasoja të rënda ka qenë përplasja e vazhdueshm­e ndërmjet dy familjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania